Isaia 2:1-22

  • Lartësohet mali i Jehovait (1-5)

    • Shpatat shndërrohen në plore (4)

  • Fodullët do të poshtërohen në ditën e Jehovait (6-22)

2  Ja çfarë pa Isaia, biri i Amozit, për Judën dhe Jerusalemin:+  2  Në ditët e fundit,*mali i shtëpisë së Jehovaitdo të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve+dhe do të ngrihet më lart se kodrat. Drejt tij do të vërshojnë të gjitha kombet.+  3  Shumë popuj do të vijnë e do të thonë: «Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovait,në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit.+ Ai do të na mësojë udhët e tij,dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»+ Se nga Sioni do të dalë ligji*dhe nga Jerusalemi fjala e Jehovait.+  4  Ai do të gjykojë mes kombevedhe do t’i ndreqë gjërat* për shumë popuj. Ata do t’i shndërrojnë* shpatat në plore*dhe heshtat në kiza për krasitje.+ Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit,as do të mësojnë më të luftojnë.+  5  O shtëpi e Jakobit,eja, le të ecim në dritën e Jehovait!+  6  Ai e braktisi popullin e tij, shtëpinë e Jakobit,+sepse ndjekin zakonet që vijnë nga Lindja;merren me magji+ si filistinët,dhe fëmijët e të huajve janë të shumtë mes tyre.  7  Vendi i tyre është plot me argjend e ar,thesaret s’kanë fund. Vendi është mbushur me kuaj,karrocat e tyre s’kanë mbarim.+  8  Vendi i tyre është plot me perëndi të kota,+dhe njerëzit përkulen para veprës së duarve të tyre,para asaj që bënë gishtat e tyre.  9  Po, përkulen, dhe e ulin veten,ndaj ti s’mund t’i falësh. 10  Hyr në shkëmb dhe fshihu në dhé,për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovaitdhe shkëlqimit të tij madhështor.+ 11  Sytë fodullë do të ulendhe arroganca e njeriut do të përkulet.* Vetëm Jehovai do të lartësohet atë ditë, 12  sepse ajo ditë i përket Jehovait të ushtrive.+ Ajo po vjen mbi çdo njeri kryelartë e fodull,mbi këdo, mbi ata të shtresës së lartë e të ulët;+ 13  mbi tërë cedrat e Libanit, të lartë e madhështorë,e mbi tërë lisat e Bashanit; 14  mbi tërë malet e lartae tërë kodrat e lartuara; 15  mbi çdo kullë të lartë dhe mbi çdo mur të fortifikuar; 16  mbi tërë anijet e Tarshishit+e mbi tërë varkat e bukura. 17  Fodullëku i njeriut do të poshtërohet,dhe arroganca e tij do të përkulet. Vetëm Jehovai do të lartësohet atë ditë. 18  Perënditë e kota do të zhduken krejt.+ 19  Njerëzit do të hyjnë nëpër shpellat e shkëmbinjvedhe nëpër guvat e tokës,+për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovaitdhe shkëlqimit të tij madhështor,+kur ai të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet e të tmerrohet. 20  Atë ditë, njerëzit do t’i marrin perënditë e kota prej argjendi e ari,që kishin bërë për t’u përkulur para tyre,e do t’ua hedhin minjve* dhe lakuriqëve të natës,+ 21  dhe do të hyjnë nëpër guvat e shkëmbinjvedhe nëpër të çarat e shkrepave,për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovaitdhe shkëlqimit të tij madhështor,kur ai të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet e të tmerrohet. 22  Për të mirën tuaj, mos i besoni më njeriut,sepse është po aq i brishtë sa fryma në flegrat e tij. E pse të merret parasysh?!

Shënimet

^ Ose «Në pjesën e fundit të ditëve».
^ Ose «udhëzimi».
^ Ose «do t’i vërë gjërat në vijë».
^ Fjalë për fjalë «farkëtojnë».
^ Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
^ Ose «do të poshtërohet».
^ Ose «minjve hundëgjatë». Gjitarë të vegjël të pangopur.