Isaia 44:1-28

  • Bekime për popullin e zgjedhur të Perëndisë (1-5)

  • Nuk ka Perëndi tjetër veç Jehovait (6-8)

  • Kotësia e idhujve të bërë nga njeriu (9-20)

  • Jehovai, Riblerësi i Izraelit (21-23)

  • Rindërtimi me anë të Kirit (24-28)

44  Tani, dëgjo, o Jakob, shërbëtori im,o Izrael, që të kam zgjedhur.+  2  Kështu thotë Jehovai,Bërësi yt, Ai që të formoi,+i cili të ka ndihmuar që në bark të nënës:* “Mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,+dhe ti Jeshurun,*+ që të kam zgjedhur,  3  sepse unë do t’ia shuaj etjen të eturit*+dhe mbi vendin e thatë do të vërshojnë përrenjtë. Do të derdh frymën time mbi pasardhësit* e tu+dhe bekimin tim mbi ta.  4  Ata do të blerojnë si bari i gjelbër,+si plepat buzë përrenjve të ujit.  5  Njëri do të thotë: ‘I përkas Jehovait.’+ Tjetri do të quhet me emrin e Jakobite një tjetër do të shkruajë mbi dorë: ‘I përkas Jehovait’,e do të quhet me emrin e Izraelit.”  6  Kështu thotë Jehovai,Mbreti i Izraelit+ dhe Riblerësi i tij,+ Jehovai i ushtrive: ‘Unë jam i pari dhe i fundit.+ Veç meje nuk ka tjetër Perëndi.+  7  Kush është si unë?!+ Le ta shpallë, ta thotë e të ma tregojë me prova.+ Le të tregojnë gjërat që do të vijnë së shpejti,e ato që do të ndodhin në të ardhmen,siç kam bërë unë që kur formova popullin e lashtë.  8  Mos u tmerroni,mos u paralizoni nga frika.+ A nuk jua kam treguar secilit prej jush që më parë? A nuk jua kam shpallur? Ju jeni dëshmitarët e mi.+ A ka tjetër Perëndi veç meje? Jo, nuk ka tjetër Shkëmb;+ unë nuk njoh asnjë.’»  9  Të gjithë ata që bëjnë shëmbëlltyra të gdhendura nuk vlejnë asgjëdhe objektet e tyre të shtrenjta nuk sjellin asnjë të mirë.+ Si dëshmitarë të tyre, ato* nuk shohin e nuk dinë asgjë,+prandaj bërësit e tyre do të turpërohen.+ 10  Kush bën një perëndi ose derdh një shëmbëlltyrë prej metali*që nuk sjell asnjë të mirë?!+ 11  Ja, të gjithë shokët e tij do të turpërohen.+ Mjeshtrit s’janë veçse njerëz. Të mblidhen së bashku e të zënë pozicion. Të gjithë bashkë do të tmerrohen e do të turpërohen. 12  Farkëtari e punon hekurin mbi prush me mjetin e punës.* I jep formë me çekandhe e punon me krahun e vet të fuqishëm.+ Pastaj e merr uria dhe fuqitë i shteren;nuk pi ujë dhe lodhet. 13  Ai që gdhend drurin, shtrin litarin për ta matur dhe e vizaton modelin me shkumës të kuq. E punon me daltë dhe e shënon me kompas. I jep formën e një njeriu+dhe tipare të bukura njerëzore,për ta vënë në një shtëpi.*+ 14  Ai që merret me prerjen e cedrave,zgjedh një lloj peme, një lis,dhe e lë të rritet e të bëhet e fortë mes drurëve të pyllit.+ Ai mbjell një dafinë, të cilën e rritin shirat. 15  Pastaj njeriu e përdor pemën si dru zjarri. Me një pjesë të saj ngrohet;bën zjarr me të dhe pjek bukë. Gjithashtu sajon me të një perëndi dhe e adhuron;bën me të një shëmbëlltyrë të gdhendur e përkulet me fytyrë përtokë para saj.+ 16  Gjysmën e djeg në zjarr;mbi të pjek mishin, që e ha dhe ngopet. Veç kësaj, ngrohet dhe thotë: «Oh, sa po më ngroh ky zjarr!» 17  Kurse me pjesën tjetër sajon një perëndi, një shëmbëlltyrë të gdhendur. Ai përkulet para saj dhe e adhuron. I lutet e i thotë: «Më shpëto, se ti je perëndia im!»+ 18  Ata nuk dinë e nuk kuptojnë asgjë,+sepse janë të verbër e nuk shohin,zemra e tyre nuk ka gjykim të thellë. 19  Askush nuk i thërret mendjes.* Askush nuk ka njohuri e nuk kupton që të thotë: «Gjysmën e dogja në zjarrdhe mbi prushin e saj poqa bukën e mishin dhe hëngra. Por tani, a duhet të bëj me atë që mbetet një gjë të pështirë?+ A duhet të adhuroj një copë* druri?» 20  Ai ushqehet me hi. Zemra e mashtruar e ka çuar në rrugë të gabuar. Ai nuk e shpëton dot veten dhe as nuk thotë: «A nuk është gënjeshtër kjo që mbaj në dorë?»* 21  «Kujtoji këto gjëra, o Jakob, dhe ti, o Izrael,sepse je shërbëtori im. Unë të formova dhe ti je shërbëtori im.+ O Izrael, unë nuk do të të harroj.+ 22  Unë do t’i zhduk shkeljet* e tua si të ishin fshehur pas një reje+dhe mëkatet e tua si të ishin fshehur pas një reje të dendur. Kthehu tek unë, se do të të riblej.+ 23  Bërtitni me gëzim, o qiej,sepse Jehovai ka vepruar! Brohoritni fitimtare, o thellësi të tokës! Lëshoni britma të gëzuara, o male,+ju, o pyje, me tërë drurët tuaj,sepse Jehovai e ka riblerë Jakobindhe e shfaq shkëlqimin e tij në Izrael.»+ 24  Kështu thotë Jehovai, Riblerësi yt,+i cili të formoi që në bark të nënës: «Unë jam Jehovai, ai që bëri gjithçka. Vetë unë i shpalosa qiejt+dhe e shtriva tokën.+ Kush ishte me mua?! 25  Unë bëj që të dalin të kota shenjat e profetëve të rremë.* Unë jam Ai që i bën fallxhorët të veprojnë si të marrë;+Ai që i huton të mençuritdhe e kthen njohurinë e tyre në marrëzi;+ 26  Ai që bën të dalin të vërteta fjalët e shërbëtorit të tijdhe të përmbushen plotësisht parashikimet e lajmëtarëve të tij,+Ai që thotë për Jerusalemin: ‘Do të banohet’,+dhe për qytetet e Judës: ‘Do të rindërtohen,+rrënojat do t’i ngre prapë.’+ 27  Unë jam Ai që u thotë ujërave të thella: ‘Avullohuni. Do t’i thaj të gjithë lumenjtë e tu.’+ 28  Ai që thotë për Kirin:+ ‘Është bariu imdhe do të kryejë plotësisht vullnetin tim.’+ Ai që thotë për Jerusalemin: ‘Do të rindërtohet’,dhe për tempullin: ‘Do të hidhen themelet e tua.’»+

Shënimet

^ Ose «që nga lindja».
^ Do të thotë «i drejtë», një titull nderi për Izraelin.
^ Ose «tokës së etur».
^ Fjalë për fjalë «farën».
^ Domethënë, shëmbëlltyrat.
^ Ose «shtatore të derdhur».
^ Ose «me gdhendës».
^ Ose «faltore».
^ Ose «nuk mendon thellë në zemër të vet».
^ Ose «një copë të thatë».
^ Fjalë për fjalë «në dorën e djathtë?»
^ Ose «e atyre që thonë fjalë boshe».