Isaia 14:1-32

  • Izraeli do të banojë në vendin e vet (1, 2)

  • Tallje kundër mbretit të Babilonisë (3-23)

    • Ai që shkëlqente, do të bjerë nga qielli (12)

  • Dora e Jehovait do të dërrmojë asirianin (24-27)

  • Shpallje kundër Filistisë (28-32)

14  Jehovai do t’i tregojë mëshirë Jakobit+ dhe do ta zgjedhë përsëri Izraelin.+ Ai do t’i vendosë* në tokën e tyre,+ dhe të ardhurit do të bashkohen me ta e do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.+ 2  Popujt do t’i marrin ata* e do t’i kthejnë në vendin e vet, dhe shtëpia e Izraelit do t’i bëjë këta popuj shërbëtorë e shërbëtore+ në tokën e Jehovait; do të robërojnë ata që i mbanin robër dhe do të mbajnë të nënshtruar ata që i shtrëngonin të punonin.* 3  Ditën kur Jehovai të të japë prehje nga dhembja, nga vuajtjet dhe nga skllavëria e rëndë në të cilën të nënshtruan,+ 4  ti do të thuash këtë proverb kundër mbretit të Babilonisë:* «Oh, çfarë fundi i erdhi atij që i shtrëngonte të tjerët të punonin!* Oh, çfarë fundi i erdhi shtypjes!+  5  Jehovai e theu thuprën e të ligjve,bastunin e sundimtarëve,+  6  ata që i goditnin pareshtur e me furi popujt,+ata që i nënshtronin kombet gjithë zemërim duke i përndjekur pa mëshirë.+  7  Mbarë toka ka gjetur prehje dhe s’ka më shqetësim. Njerëzit lëshojnë britma gëzimi.+  8  Edhe dëllinjat dhe cedrat e Libanitjanë gëzuar për atë që të ndodhi ty,e thonë: ‘Që kur ke rënë ti,asnjë druvar nuk vjen më te ne.’  9  Edhe Varri* poshtë është vënë në lëvizjeqë të të takojë kur të hysh. Për ty i zgjon ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje,tërë udhëheqësit shtypës* të tokës. Gjithë mbretërit e kombeve i ngre nga fronet. 10  Të tërë ata marrin fjalën dhe të thonë: ‘Edhe ti qenke bërë i dobët si ne?! Qenke bërë si ne?! 11  Në Varr* u vërvitën krenariadhe tingujt e instrumenteve të tua me tela.+ Vemjet u bënë shtrati yt,dhe krimbat u bënë mbulesa jote.’ 12  Si re nga qielli,o bir i agimit, ti që shkëlqeje! Si u hodhe përtokë,ti që mposhtje kombet!+ 13  Ti thoshe me vete:* ‘Do të ngjitem në qiej.+ Do ta ngre fronin tim mbi yjet e Perëndisë+dhe do të ulem në malin e takimit,*në viset më të thella të veriut.+ 14  Unë do të ngjitem mbi retë e larta;do të bëhem i ngjashëm me Më të Lartin.’ 15  Përkundrazi, do të vërvitesh në Varr,*në pjesët më të thella të gropës. 16  Ata që do të të shikojnë, do të t’i ngulin sytë,do të të vështrojnë me kujdes dhe do të thonë: ‘Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhejdhe mbretëritë të tronditeshin,+ 17  që e shkretoi botëndhe shkatërroi qytetet e saj,+që nuk i linte të ktheheshin në shtëpi të burgosurit e vet?!’+ 18  Të gjithë mbretërit e tjerë të kombeve,po, që të gjithë, prehen në lavdi,secili në varrin* e tij. 19  Kurse ty, si një filiz* të pështirë,të kanë flakur tutje pa varr,si një kufomë të shkelur,të mbështjellë me të vrarët nga shpata,që i hedhin në një gropë e i mbulojnë me gurë. 20  Ty s’do të të varrosin me mbretërit,sepse shkatërrove vendin tënddhe vrave popullin tënd. Pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më kurrë. 21  Bëni gati një trung që bijtë e tij të ekzekutohen,për fajin e paraardhësve të tyre,dhe të mos ngrihen e të shtien në dorë tokëne ta mbushin me qytete.» 22  «Unë do të ngrihem kundër tyre,+​—thotë Jehovai i ushtrive. Do t’ia shuaj emrin Babilonisë, si dhe ata që i kanë mbetur, pasardhësit dhe brezat e ardhshëm,+​—thotë Jehovai. 23  Do ta kthej në fole ferrëgjatësh* dhe në moçalishte. Do ta fshij me fshesën e shfarosjes»,+​—thotë Jehovai i ushtrive. 24  Jehovai i ushtrive është betuar: «Siç kam ndër mend, ashtu do të ndodhë,dhe siç kam vendosur, ashtu do të bëhet. 25  Do ta dërrmoj asirianin në vendin timdhe do ta shtyp në malet e mia.+ Zgjedha e tij do të hiqet nga populli imdhe ngarkesa e tij do të hiqet nga kurrizi i tyre.»+ 26  Kjo është vendosur* kundër gjithë tokës,dhe kjo është dora që është ngritur kundër* tërë kombeve. 27  Përderisa Jehovai i ushtrive e ka marrë vendimin,kush mund ta anulojë?+ Përderisa e ka ngritur dorën,kush mund t’ia kthejë mbrapsht?+ 28  Vitin kur vdiq mbreti Akaz,+ u bë kjo shpallje: 29  «Mos gëzoftë asnjë prej banorëve të tu, o Filisti,vetëm ngaqë u thye shkopi i atij që të godiste. Se nga pasardhësi* i gjarprit+ do të dalë një gjarpër helmues,+e pasardhësi i tij do të jetë një gjarpër helmues që hidhet si shigjetë.* 30  Ndërkohë që të parëlindurit e të munduarve do të kenë ushqimdhe të varfrit do të shtrihen të sigurt,unë do të bëj që populli yt* të vdesë nga zia e bukës,e çfarë mbetet prej teje, do të vritet.+ 31  Ulëri, o portë! Thërrit për ndihmë, o qytet! Ty do të të lëshojë zemra, o Filisti! Se nga veriu po afrohet një re tymidhe askush nuk ngelet prapa në radhët e armikut.» 32  E ç’përgjigje do t’u jepet lajmëtarëve të kombit? Që Jehovai ka hedhur themelet e Sionit,+dhe të munduarit e popullit të tij do të gjejnë strehë atje.

Shënimet

^ Ose «do t’u japë prehje».
^ Domethënë, izraelitët.
^ Ose «mbikëqyrësit e rreptë».
^ Ose «do të tallesh me mbretin e Babilonisë».
^ Ose «i erdhi mbikëqyrësit të rreptë!»
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «cjeptë».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «në malin e mbledhjes».
^ Fjalë për fjalë «thoshe në zemër».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «shtëpinë».
^ Ose «degë».
^ Një brejtës i madh që ka në kurriz gjemba të gjatë.
^ Fjalë për fjalë «këshilla që është këshilluar».
^ Ose «që është gati të godasë».
^ Fjalë për fjalë «rrënja».
^ Fjalë për fjalë «gjarpër djegës që sulmon».
^ Fjalë për fjalë «rrënja jote».