Jobi 42:1-17

  • Jobi i përgjigjet Jehovait (1-6)

  • Tre shokët e Jobit konsiderohen fajtorë (7-9)

  • Jehovai ia kthen përsëri begatinë Jobit (10-17)

    • Djemtë dhe vajzat e Jobit (13-15)

42  Atëherë Jobi iu përgjigj Jehovait:  2  «Tani e di se ti je në gjendje të bësh gjithçkadhe s’ka asgjë të paarritshme për ty.+  3  Ti the: ‘Kush je ti që t’i vësh në dyshim vendimet e mia kur s’ke njohuri?’+ Vërtet, unë fola, por pa kuptuar;fola për gjëra tepër të mrekullueshme e që nuk i njoh.+  4  Ti the: ‘Të lutem, më dëgjo dhe unë do të flas;unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.’+  5  Veç kisha dëgjuar të flitej për ty,por tani të shoh me sytë e mi.  6  Ndaj i tërheq ato që thashë,+pendohem dhe ulem në pluhur e në hi.»+ 7  Pasi Jehovai mbaroi me Jobin, Jehovai iu drejtua Elifazit, temanitit: «Më vlon zemërimi kundër teje dhe kundër dy shokëve të tu,+ se nuk thatë të vërtetën për mua,+ siç bëri Jobi, shërbëtori im. 8  Tani merrni shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te Jobi, shërbëtori im, dhe paraqitni një flijim të djegur për veten. Pastaj Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju.+ Unë do ta pranoj patjetër kërkesën e tij* që të mos veproj me ju sipas marrëzisë suaj, sepse nuk thatë të vërtetën për mua, siç bëri Jobi, shërbëtori im.» 9  Kështu temaniti Elifaz, shuahiti Beldad dhe namatiti Zofar ikën e bënë siç u tha Jehovai; dhe Jehovai e pranoi lutjen e Jobit. 10  Pasi Jobi u lut për shokët,+ Jehovai u dha fund vuajtjeve të tij+ dhe ia ktheu përsëri begatinë.* Jehovai i dha dyfishin e asaj që kishte pasur më parë.+ 11  Atëherë tërë vëllezërit dhe motrat, si edhe miqtë e dikurshëm,+ shkuan ta takonin dhe hëngrën së bashku në shtëpinë e tij. Ata ia qanë hallin dhe e ngushëlluan për gjithë të këqijat që Jehovai kishte lejuar t’i binin; secili i dha një dhuratë në pará dhe një unazë ari. 12  Kështu Jehovai i bekoi vitet e mëvonshme të jetës së Jobit më shumë se të mëparshmet,+ dhe ai pati 14.000 kokë dhen, 6.000 deve, 2.000 qe* dhe 1.000 gomarica.+ 13  Pati edhe shtatë djem e tri vajza të tjera.+ 14  Të parën e quajti Jemima, të dytën Kezia dhe të tretën Keren-Hapuk. 15  Në mbarë vendin, s’kishte vajza më të bukura se bijat e Jobit; i ati u dha trashëgimi bashkë me vëllezërit e tyre. 16  Pas kësaj, Jobi jetoi edhe 140 vjet dhe i pa fëmijët e nipërit e tij për katër breza. 17  Në fund Jobi vdiq, pas një jete të gjatë e të lumtur.*

Shënimet

Fjalë për fjalë «Unë do t’ia ngre patjetër fytyrën».
Fjalë për fjalë «Jehovai e ktheu mbrapsht robërinë e Jobit».
Fjalë për fjalë «1000 pendë qe».
Fjalë për fjalë «i moshuar dhe i ngopur me ditë».