Jobi 5:1-27

  • Vazhdon fjalimi i parë i Elifazit (1-27)

    • ‘Perëndia i zë në lak të mençurit me dinakërinë e tyre’ (13)

    • ‘Jobi s’duhet ta hedhë poshtë disiplinën e Perëndisë’ (17)

5  Thërrit, pra! A të përgjigjet kush? Cilit prej engjëjve* do t’i drejtohesh?   Mllefi do ta vrasë të marrin,dhe zilia do ta zhdukë naivin.   E pashë të marrin të lëshonte rrënjë,por krejt papritur banesën ia mallkuan.   Bijtë e tij nuk janë aspak të sigurt,i shtypin me këmbë te porta e qytetit+ e s’ka kush t’i shpëtojë.   Atë që korr ai, e ha i urituri,e madje edhe atë që rritet mes gjembave ia merr,e gjithë zotërimet e veta e të fëmijëve të tij i grabitin.   Megjithatë e keqja nuk del nga toka,e telashet nuk mbijnë nga dheu.   Ashtu si shkëndijat ngjiten lart e pastaj shuhen,edhe njeriu vjen në jetë për të vuajtur.   Por, po të isha në vendin tënd, do t’i drejtohesha Perëndisë,Atij do t’ia parashtroja çështjen time;   Atij që bën gjëra madhështore e të pahetueshme,gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar; 10  Atij që i jep shiun tokës dhe e ujit mbarë vendin; 11  Atij që i lartëson të përuluritqë i ngre lart zemërlëshuarit e u sjell shpëtim; 12  Atij që ua prish planet dinakëve,që vepra e duarve të tyre të dështojë; 13  Atij që i zë në lak të mençurit me dinakërinë e tyre,+me qëllim që planet e mendjemprehtëve të prishen. 14  Edhe ditën këta i pushton errësira,në mes të ditës kërkojnë qorrazi si të ishte natë. 15  Atij që të shpëton nga gjuha e tyre si shpatë,*që çliron të varfrit nga dora e të fuqishmëve, 16  që i përvuajturi të ketë shpresë,kurse të padrejtit t’i mbyllet goja. 17  Lum ai që Perëndia e korrigjon!Mos e hidh poshtë disiplinën* e të Plotfuqishmit, 18  sepse ai vërtet të sjell dhembje, por edhe ta lidh plagën;të bën copë, por edhe të shëron me dorën e vet. 19  Nga gjashtë vuajtje do të të çlirojë,madje as vuajtja e shtatë s’do të të prekë. 20  Gjatë zisë së bukës do të të shpengojë* nga vdekja,dhe gjatë luftës, nga fuqia e shpatës. 21  Do të jesh i mbrojtur nga kamxhiku i gjuhës+e nuk do të kesh frikë kur të vijë shkatërrimi. 22  Do të qeshësh me shkatërrimin dhe urinë,egërsirat e tokës s’do t’i kesh frikë. 23  Gurët e arës s’do të të dëmtojnë,*mes kafshëve të egra do të rrosh në paqe. 24  Brenda tendës sate do të ndihesh i sigurt,*kur të vështrosh kullotat e tua, s’do të të mungojë asgjë. 25  Do të të lindin shumë fëmijë;pasardhësit e tu do të jenë të shumtë si bimët e tokës. 26  Do të jesh plot fuqi kur të shkosh në varr,si duajt e grurit që korren në stinën e tyre. 27  Ja, këto i kemi vërtetuar, dhe kështu është. Mendo mirë për këto dhe pranoji!»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «të shenjtëve».
Ose «nga fjalët e tyre therëse».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «do të bëjnë një besëlidhje (marrëveshje) me ty».
Fjalë për fjalë «në paqe».