Jobi 9:1-35

  • Përgjigjja e Jobit (1-35)

    • Njeriu nuk debaton dot me Perëndinë (2-4)

    • ‘Perëndia bën gjëra të pahetueshme’ (10)

    • Njeriu nuk ballafaqohet dot me Perëndinë (32)

9  Atëherë Jobi iu përgjigj: 2  «E di mirë se ashtu është. Por si mund të ketë të drejtë njeriu* përpara Perëndisë?+  3  E në dashtë dikush të debatojë me Të,*+nuk do t’i përgjigjet dot as një pyetjeje në një mijë.  4  Ai është i mençur* dhe plot fuqi.+ E kush mund t’i bëjë ballë pa pësuar gjë?!+  5  Ai i zhvendos* malet pa e marrë vesh kush;me furinë e tij i përmbys.  6  E shkund tokën e ajo luan vendit;gjithë shtyllat e saj tronditen.+  7  E urdhëron diellin të mos shkëlqejë;ua bllokon* dritën yjeve.+  8  I vetëm i shpalos qiejt si pëlhurë;+dallgët krenare të detit i shkel me këmbë.+  9  Ai ka bërë yjësinë Ash,* yjësinë Kesil,*yjësinë Kimah*+ dhe yjësitë e qiellit të jugut;* 10  gjëra madhështore e të pahetueshme ka bërë,+gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar.+ 11  Ai më kalon pranë, por unë s’arrij ta shoh,ecën përbri meje, por unë s’e dalloj dot. 12  Kush mund ta pengojë nëse shtien në dorë diçka? Kush guxon t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’+ 13  Perëndia s’ka për ta përmbajtur zemërimin,+e madje edhe ndihmësit e Rahabës*+ do të përkulen para tij. 14  Aq më tepër duhet të matem unë kur i përgjigjem;duhet t’i zgjedh më mirë fjalët që të flas me të. 15  Por, edhe sikur të kisha të drejtë, s’do të guxoja t’i përgjigjesha;+ vetëm do t’i përgjërohesha për mëshirë gjykatësit tim.* 16  Po ta thërrisja, a do të më përgjigjej? S’ma ha mendja se do të më dëgjonte, 17  ai që me një stuhi më dërrmondhe pa shkak plagët m’i shumon.+ 18  Ai nuk më lë as të marr frymëe më sjell veç hidhërim. 19  Nëse bëhet fjalë për fuqi, ai është më i fuqishmi.+ Nëse bëhet fjalë për drejtësi, ai thotë: «Kush mund të më kërkojë llogari?» 20  Edhe po të kisha të drejtë, vetë goja ime do të më dënonte;edhe po të mbaja integritetin,* ai do të më shpallte fajtor.* 21  Edhe po të mbaja integritetin,* s’do t’i zija besë vetes.S’e duroj dot* këtë jetë! 22  Fundja, ç’ndryshim ka? Ja pse them:‘Ai e shkatërron të pafajshmin* njësoj si të ligun.’ 23  Nëse papritmas një përmbytje do të sillte vdekjen,ai do të tallej me dëshpërimin e të pafajshmit. 24  Tokën e ka lënë në dorë të të ligjve;+gjykatësve të saj ua ka zënë sytë.* Kush tjetër mund ta bëjë këtë, përveç tij? 25  Ditët e mia rendin më shpejt se vrapuesi,+vrapojnë pa parë asnjë të mirë. 26  Rrëshqasin si varkat prej kallami,si shqiponja që sulet mbi prenë e vet. 27  Edhe po të them: ‘Do ta harroj brengën,do të ndërroj çehre e do të çelem’, 28  përsëri të gjitha dhembjet e mia më futin frikën,+dhe unë e di se ai nuk do të më quante të pafajshëm, 29  përkundrazi do të dilja fajtor. Prandaj, pse të lodhem kot?!+ 30  Edhe po të lahesha me ujë boree t’i pastroja duart me finjë,*+ 31  ai do të më zhyste në një gropë me baltë,aq sa edhe rrobat e mia do të më kishin neveri. 32  Se ai nuk është njeri si unëqë t’i përgjigjem e të ballafaqohem me të në gjyq.+ 33  S’ka njeri që të vendosë* mes nesh,që të shërbejë si gjykatësi ynë.* 34  Po të mos më godiste më*e të mos më ngjallte më tmerr,+ 35  atëherë do t’i flisja pa frikë,se zakonisht nuk druhem kur flas me të.

Shënimet

^ Ose «vdekatari».
^ Ose «ta hedhë në gjyq Atë».
^ Fjalë për fjalë «i mençur në zemër».
^ Ose «i heq».
^ Fjalë për fjalë «vulos».
^ Ka mundësi yjësia e Arushës së Madhe (Ursa Major).
^ Ka mundësi yjësia e Orionit.
^ Ka mundësi yjet e Plejadave në yjësinë e Taurusit.
^ Fjalë për fjalë «dhomat e brendshme të jugut».
^ Ka mundësi një përbindësh i madh deti.
^ Një mundësi tjetër «kundërshtarit tim në gjyq».
^ Ose «po të isha i pafaj». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «dredharak».
^ Ose «po të isha i pafaj».
^ Ose «S’e dua; E urrej».
^ Ose «atë që mban integritetin».
^ Fjalë për fjalë «fytyrën».
^ Ose «potasë; sapun».
^ Ose «S’ka ndërmjetës».
^ Fjalë për fjalë «ta vërë dorën mbi ne të dy».
^ Fjalë për fjalë «Po ta largonte nga unë shkopin e tij».