Jobi 29:1-25

  • Jobi kujton ditët e lumtura para sprovave (1-25)

    • I respektuar në portën e qytetit (7-10)

    • Sjellja e tij e drejtë në të kaluarën (11-17)

    • Të gjithë ia vinin veshin këshillës së tij (21-23)

29  Jobi vazhdoi me këto fjalë:*  2  «Ah, sikur t’u kthehesha muajve që shkuan,ditëve kur Perëndia më mbronte,  3  kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time,kur çaja errësirën nën dritën e tij,+  4  kur isha në pranverën e jetës,kur gëzoja miqësi me Perëndinë në tendën time,+  5  kur i Plotfuqishmi ishte ende me mua,kur isha i rrethuar nga fëmijët* e mi,  6  kur i laja këmbët në gjalpë,kur vaji rridhte rrëke nga shkëmbinjtë.+  7  Kur dilja te porta e qytetit+dhe zija vendin tim te sheshi,+  8  djemtë më shihnin e më hapnin rrugën,*edhe pleqtë çoheshin e rrinin në këmbë.+  9  Princat i ndalnin fjalët,gjysmë fjale s’nxirrnin nga goja.* 10  Burrat e shquar nuk bënin zë,se gjuha u ngjitej pas qiellzës. 11  Kushdo që më dëgjonte, fliste mirë për mua,dhe kush më shihte, më lëvdonte, 12  sepse e çliroja të varfrin që thërriste për ndihmë,+jetimin* e këdo që s’kishte kush ta ndihmonte.+ 13  Ai që ishte në fill të vdekjes, më bekonte,+zemrën e vejushës e mbushja me gëzim.+ 14  Si mantel e kisha veshur drejtësinë;rroba* e çallma ime ishte gjykimi i drejtë. 15  U bëra sy për të verbrindhe këmbë për të çalin. 16  I bëhesha baba të varfrit;+hetoja çështjen ligjore të atij që s’e njihja.+ 17  Ua thyeja nofullat keqbërësve+e nga dhëmbët ua rrëmbeja prenë. 18  Thosha: ‘Në folenë* time do të vdes+dhe ditët e mia do të jenë të panumërta si kokrrizat e rërës. 19  Rrënjët e mia do të shtrihen drejt ujitdhe vesa do të prehet gjithë natën në degët e mia. 20  Shkëlqimi im nuk do të venitet kurrë,dhe harku në dorën time do të gjuajë përherë.’ 21  Të gjithë mezi pritnin të më dëgjonin,pritnin në heshtje këshillën time.+ 22  Pas fjalës sime, nuk shtonin asgjë;fjala ime ishte e ëmbël* për veshët e tyre. 23  Prisnin për mua sikur të pritnin për shiun;ishin të etur për fjalën time si për shiun e pranverës.+ 24  S’u besonin syve kur shihnin fytyrën time të qeshur;drita e fytyrës sime i qetësonte.* 25  U jepja drejtim si kreu i tyredhe jetoja si mbreti mes ushtrisë së vet,+si ngushëlluesi i atyre që mbajnë zi.+

Shënimet

^ Ose «me këtë shprehje proverbiale».
^ Ose «shërbëtorët».
^ Fjalë për fjalë «e më fshiheshin».
^ Fjalë për fjalë «vinin dorën te goja».
^ Ose «fëmijën pa baba».
^ Ose «veshja pa mëngë».
^ Ose «Në shtëpinë».
^ Fjalë për fjalë «pikonte».
^ Një mundësi tjetër «ata nuk e shuanin dritën e fytyrës sime».