Jobi 27:1-23

  • Jobi është i vendosur të mbajë integritetin (1-23)

    • «Nga integriteti im nuk do të heq dorë» (5)

    • I ligu nuk ka shpresë (8)

    • «Pse janë kaq boshe gjithë fjalët tuaja?» (12)

    • I ligu ngelet pa gjë (13-23)

27  Jobi vazhdoi me këto fjalë:*  2  «Siç është e vërtetë që Perëndia rron, ai që ma ka mohuar drejtësinë,+e siç është e vërtetë që i Plotfuqishmi rron, ai që ma ka hidhëruar shpirtin,+  3  derisa të kem frymë brenda mejee derisa në flegrat e mia të jetë fryma e Perëndisë,+  4  nga buzët e mia s’do të dalë asnjë padrejtësi,as gjuha ime nuk do të nxjerrë mashtrime!  5  Por juve as që e çoj ndër mend t’ju shpall të drejtë! Nga integriteti* im nuk do të heq dorë* derisa të vdes!+  6  Pas drejtësisë sime do të mbahem forte prej saj kurrë nuk do të heq dorë;+sa të jem gjallë,* zemra ime s’ka për të më dënuar.*  7  Armiku im u ndëshkoftë si i ligu,dhe ai që më sulmon, si i padrejti!  8  Ç’shpresë i mbetet të ligut* kur shkatërrohet,+kur Perëndia i jep fund jetës së tij?  9  A do t’ia dëgjojë Perëndia klithmatkur të gjendet ngushtë e ta mbytin hallet?+ 10  Mos vallë do të gjejë kënaqësi tek i Plotfuqishmi? Mos do t’i lutet ndonjëherë Perëndisë? 11  Unë do t’ju mësoj për fuqinë e Perëndisë;*udhët e të Plotfuqishmit nuk do t’jua fsheh. 12  E nëse të gjithë paskeni parë vegime,*pse janë kaq boshe gjithë fjalët tuaja? 13  Ja pjesa që i takon të ligut nga Perëndia,+trashëgimia që merr tirani nga i Plotfuqishmi: 14  në pastë shumë djem, do të bien të vdekur nga shpata,+pasardhësit e vet nuk do të ngopen me bukë; 15  djemve që i mbeten, do t’ua marrë jetën ndonjë sëmundje,e vejushat e tyre nuk kanë për t’i qarë; 16  edhe në grumbulloftë argjend si të ishte pluhure plot rroba të bukura si të ishin argjilë, 17  edhe sikur t’i mbledhë të gjitha këto,do të jetë i drejti që do t’i veshë, e jo ai,+të pafajshmit do ta ndajnë mes tyre tërë argjendin e tij; 18  ai ndërton një shtëpi po aq të brishtë sa shtëpiza e molës,si një barakë në arë+ që ka ngritur roja; 19  ai bie në shtrat i pasur, por pasuria e vet fluturon,*e kur i hap sytë, s’i ka mbetur më asgjë; 20  tmerret e përpijnë si një përmbytje,natën një shtrëngatë e hedh tutje;+ 21  era e lindjes do ta marrë, e ai do të zhduket,larg vendit të tij ka për ta vërvitur;+ 22  pa pikë dhembshurie do t’i vërsulet,+teksa ai mundohet gjithë dëshpërim t’ia mbathë larg duarve të saj;+ 23  Gjithë përçmim ajo do të duartrokasë për të,e nga vendi i vet do t’i fishkëllejë për ta tallur.*+

Shënimet

^ Ose «me këtë shprehje proverbiale».
^ Ose «Do ta mbaj integritetin tim.»
^ Ose «për asnjë nga ditët e mia».
^ Ose «s’ka për të më qortuar».
^ Ose «apostatit».
^ Një mundësi tjetër «me anë të dorës së Perëndisë».
^ Fjalë për fjalë «por nuk korr asgjë».
^ Një mundësi tjetër «Njerëzit do të duartrokasin gjithë përçmim për të, e nga vendi i tyre do t’i fishkëllejnë për ta tallur».