Jobi 18:1-21

  • Fjalimi i dytë i Beldadit (1-21)

    • Përshkruan shortin e mëkatarëve (5-20)

    • Lë të kuptohet se Jobi nuk e njeh Perëndinë (21)

18  Beldadi,+ shuahiti, ia ktheu:   «Kur do t’u jepni* fund fjalëve? Vëreni në punë mendjen, e pastaj flasim.   Pse qenkemi si kafshë në sytë tuaj?+Pse na shihni si të marrë?*   Edhe nëse ti e ha veten nga zemërimi,mos do të mbetet e shkretë toka për hatrin tënd,mos do të shkojnë gjëkundi shkëmbinjtë?   Po, drita e të ligut do të shuhetdhe flaka e zjarrit në vatër nuk do të shndritë më.+   Me siguri drita në tendë do t’i errësohet,dhe llamba që ka sipër kokës do t’i shuhet.   Hapat e vrullshëm do t’i ngadalësohen,e nga planet e veta do të shembet përdhe,+   sepse me këmbët e veta do të shkojë drejt rrjetës,e në të do të ngatërrohet keq.   Një grackë do ta zërë nga thembrae në lak ka për të rënë.+ 10  Një litar është fshehur në tokë për të,një grackë është ngritur në shtegun e tij. 11  Tmerret e rrethojnë nga çdo anë,+këmba-këmbës i janë qepur dhe e ndjekin. 12  Fuqitë i priten krejt,e nga rrënimi+ do t’i merren këmbët.* 13  Sëmundja më vdekjeprurëse* ia bren lëkurëndhe gjymtyrët ia tret pak nga pak. 14  Do ta marrin me forcë nga tenda ku gëzonte siguri+e do ta çojnë drejt mbretit të tmerreve.* 15  Në tendën e tij do të banojnë të huajt;*mbi shtëpinë e tij do të hedhin squfur.+ 16  Poshtë do t’i kalben rrënjëte sipër do t’i thahen degët. 17  Kujtimi do t’i shuhet nga faqja e dheut,nëpër rrugë s’do t’i zihet më në gojë emri.* 18  Do ta flakin nga drita në errësirë,nga faqja e dheut do ta dëbojnë. 19  Mes popullit të tij s’do të lërë as pasardhës e as trashëgimtarë;në vendin ku banon* s’do të ketë të mbijetuar. 20  Kur t’i vijë dita, popujt në Perëndim do të shtangen,dhe popujt në Lindje do t’i zërë tmerri. 21  Ja pra, kështu e pësojnë tendat e keqbërësvedhe vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë.»

Shënime në fund të faqes

Mund t’i referohet Jobit dhe atyre që janë si ai ose që u vjen keq për të.
Një mundësi tjetër «të papastër».
Ose «do të çalojë».
Fjalë për fjalë «I parëlinduri i vdekjes».
Ose «drejt një vdekjeje të tmerrshme».
Fjalë për fjalë «një gjë që s’është e tija».
Fjalë për fjalë «s’do të ketë emër».
Ose «ku banon përkohësisht».