Jobi 39:1-30

  • Krijimi i kafshëve tregon padijen e njeriut (1-30)

    • Dhitë e malit dhe drenushat (1-4)

    • Gomari i egër (5-8)

    • Demi i egër (9-12)

    • Struci (13-18)

    • Kali (19-25)

    • Fajkoi dhe shqiponja (26-30)

39  E di ti kohën kur lindin dhitë e malit?+ I ke parë drenushat kur sjellin të vegjlit në jetë?+  2  I numëron dot muajt e tyre të barrës? E di kohën kur lindin?  3  Ato kërrusen kur sjellin në jetë të vegjlit,e kështu dhembjet e lindjes marrin fund.  4  Të vegjlit e tyre bëhen të fortë e rriten në fushë,pastaj largohen e nuk kthehen më.  5  Kush e la të lirë gomarin e shkretëtirës?+ Kush ia zgjidhi litarin gomarit të egër?  6  Unë i dhashë për shtëpi rrafshinën e shkretëdhe për banesë tokën e kripur.  7  Ai e përbuz rrëmujën e qytetit;të bërtiturat e një pronari as që i dëgjon,  8  endet kodrave që të gjejë kullotëdhe çdo gjë të gjelbër kërkon.  9  Mos, vallë, i pëlqen demit të egër të të shërbejë?+ Mos, vallë, do ta kalonte natën në stallën* tënde? 10  A do ta lidhje demin e egër që të hapte brazda? A do të vinte i bindur pas teje për të lëruar* luginën? 11  A do t’i besoje forcës së tij të madhee ta lije në dorë të tij punën tënde të rëndë? 12  A do t’i zije besë se do të sillte te ti të korrat*dhe se do të mblidhte drithin në lëmë?* 13  Krahët e strucit rrahin me gëzim,por, a mund të krahasohen pendët e puplat e tij me të lejlekut?+ 14  Struci i shtron vezët përtokëdhe i vë të ngrohen në dhé, 15  por harron që ndonjë këmbë mund t’i shkelëa ndonjë kafshë e egër mund t’i shtypë. 16  Sillet ashpër me të vegjlit, si të mos ishin të vetët;+s’ka frikë se mos i shkon mundi kot. 17  Se Perëndia nuk i ka dhënë* mençuridhe as i ka dhuruar aftësi për të kuptuar. 18  Por kur ngrihet dhe rreh krahët,përqesh kalin e kalorësin. 19  A ia jep ti fuqinë kalit?+ A ia vesh ti qafën me jele që valëviten? 20  A e bën dot të kërcejë si karkalec? Turfullima e tij krenare të ngjall frikë.+ 21  Në luginë rreh tokën me thundra e hov me të gjitha forcat,+dhe vërsulet drejt betejës.*+ 22  Qesh me frikën e s’e tremb asgjë;+ai nuk sprapset për shkak të shpatës. 23  Kukura* e shigjetave i përplaset në trup,e nën dritën e diellit heshta e shtiza vezullojnë. 24  Fërgëllin tërë padurim e sulet përpara,*s’e zë vendi* sapo dëgjon tingullin e bririt. 25  Me të dëgjuar bririn, thotë: ‘Ah, sa mirë!’ E nuhat betejën që nga larg,thirrjen e komandantëve dhe britmat e luftës.+ 26  Mos e mësove ti fajkoin të fluturojë? Mos e mësove të hapë krahët drejt jugut? 27  Mos, vallë, e urdhëron ti shqiponjën të fluturojë lart+dhe ta ngrejë folenë në kreshta të larta?+ 28  Ajo e kalon natën shkëmbinjve;banon në fortesën e vet mbi shkrep.* 29  Nga atje lart kërkon ushqim,+se sytë e saj shohin shumë larg. 30  Zogjtë e saj thithin gjak,dhe ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo.»+

Shënimet

^ Ose «grazhdin».
^ Ose «për të thërrmuar plisat».
^ Fjalë për fjalë «farat».
^ Ose «ia hoqi nga mendja».
^ Fjalë për fjalë «u del përpara armëve».
^ Ose «Këllëfi».
^ Fjalë për fjalë «përpin dheun (tokën)».
^ Një mundësi tjetër «s’e beson».
^ Ose «nëpër thepat e shkrepave».