Jobi 40:1-24

  • Jehovai bën pyetje të tjera (1-24)

    • Jobi e pranon se nuk ka çfarë të thotë (3-5)

    • «Mos do ta vësh në diskutim drejtësinë time?» (8)

    • Perëndia përshkruan forcën e behemothit (15-24)

40  Jehovai i tha akoma Jobit:  2  «A duhet të debatojë me të Plotfuqishmin një njeri që kapet pas kleçkave?+ Le të përgjigjet ai që kërkon të korrigjojë Perëndinë.»+  3  Atëherë Jobi iu përgjigj Jehovait:  4  «Unë jam fare i papërfillshëm.+ E ç’të të përgjigjem?! Po e mbyll gojën.*+  5  Një herë fola, madje dy herë,por nuk do të përgjigjem më, s’do të them më asnjë fjalë.»  6  Atëherë Jehovai i foli Jobit nga stuhia:+  7  «Tani, të lutem, mblidhe veten e bëhu burrë;unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.+  8  Mos do ta vësh në diskutim* drejtësinë time? Do të më fajësosh mua që të dalësh vetë i drejtë?+  9  A është krahu yt aq i fortë sa krahu i Perëndisë së vërtetë?+A mund të gjëmojë zëri yt si zëri i tij?+ 10  Stolisu, pra, me nderim e madhështi;vishu me lavdi e shkëlqim. 11  Zbraze zemërimin tënd të furishëm;shikoji të gjithë fodullët dhe përuli. 12  Po, shikoji të gjithë fodullët dhe poshtëroji;shtypi të ligjtë aty në vend. 13  Fshihi të gjithë bashkë në dhé,kyçi të gjithë në një skutë të errët. 14  Atëherë edhe unë do ta pranoja*se dora jote e djathtë mund të të shpëtojë. 15  Ja, behemothin* e kam bërë unë, sikurse edhe ty; ai ha bar njësoj si demi. 16  Shih ç’forcë ka te këmbët,*ç’fuqi ka te muskujt e barkut! 17  Bishtin e ka të fortë si cedër,dejet e kofshëve i gërshetohen me njëri-tjetrin. 18  Kockat i ka si tuba bakri,gjymtyrët i ka të forta si shufra hekuri të farkëtuar. 19  Mes veprave të Perëndisë, ai renditet i pari.*Vetëm Bërësi i vet mund t’i afrohet me shpatë. 20  Malet prodhojnë ushqim për të,e në to lodrojnë tërë kafshët e egra. 21  Nën xinxife* shtrihet të pushojë,nën hijen e kallamishteve të kënetës. 22  Me hijen e tyre xinxifet e mbulojnë,plepat e luginës* e rrethojnë. 23  Edhe kur lumi trazohet, atë nuk e zë frika,edhe kur Jordani+ fryhet e i sulet në fytyrë, ai rri i qetë. 24  A mund ta mbërthejë dikusha t’ia shpojë hundën me grremç* kur ai ia ka ngulur sytë?

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «vë dorën te goja».
^ Ose «do ta zhvlerësosh».
^ Ose «do të të lavdëroja».
^ Ka mundësi hipopotami.
^ Ose «ijët».
^ Fjalë për fjalë «ai është fillimi».
^ Ose «hide».
^ Ose «e vadit». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «lak».