Jobi 10:1-22

  • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-22)

    • ‘Pse më kundërvihet Perëndia?’ (2)

    • Perëndia në krahasim me Jobin vdekatar (4-12)

    • ‘A mund të gjej pak lehtësim?’ (20)

10  Më është neveritur* jeta!+ Do të ankohem, do të shfrej atë që ndiej; me shpirt të helmuar do të flas.   Perëndisë do t’i them: ‘Mos më shpall fajtor. Më thuaj, pse më kundërvihesh?   Ç’përfitim ke që të më shtypësh,të përbuzësh veprën e duarve të tua,+ndërkohë që miraton intrigat e të ligjve?   Vallë, ke sy njeriu?Vallë, sheh siç sheh vdekatari?   Mos janë ditët e tua sa ditët e vdekatarëve,ose vitet e tua sa ato të njeriut,+   që orvatesh të gjesh fajin timdhe kërkon pa pushim mëkatin tim?+   Ti e di që nuk jam fajtor,+e prapë nga dora jote s’ka kush më shpëton.+   Duart e tua më kanë bërë e më kanë dhënë formë,+e tani kërkon të më shkatërrosh krejt?   Mos harro, të lutem, se ti më bëre nga argjila,+e tani kërkon të më kthesh prapë në pluhur?+ 10  A nuk më derdhe si qumështi,dhe a nuk më ngjize si djathi? 11  Më veshe me mish e lëkurë,më thure me kocka e tejza.+ 12  Më fale jetë e dashuri besnike;gjithë kujdes ma ruajte jetën.*+ 13  Mirëpo në zemër fshihje të tjera gjëra;e di se këto gjëra më vijnë nga ti. 14  Po të mëkatoja, ti s’do të rrije pa më parë,+e nga faji im s’do të më shfajësoje. 15  Në qofsha fajtor, mjerë unë! Por, edhe në qofsha i pafajshëm, s’ngre dot kokë,+se çnderimi e vuajtjet më kanë mbytur.+ 16  E po të ngrija kokë, ti do të më viheshe pas si një luan,+dhe prapë do të dilje më i fuqishëm se unë. 17  Ti do të sillje të tjerë dëshmitarë kundër meje,e do të inatoseshe edhe më shumë me mua,ndërkohë që halle pa fund do të ma zinin frymën. 18  Pse më nxore nga barku i nënës, pra?+ Ah, sikur të kisha vdekur para se të më shihte njeri! 19  Do të ishte si të mos kisha ekzistuar kurrë;nga barku i nënës drejt e në varr do të më kishin çuar.’ 20  A nuk janë të pakta ditët e mia?+ Më lër të qetë e hiqi sytë nga unë, që të gjej pak lehtësim,*+ 21  para se të shkoj—për të mos u kthyer më+në vendin e errësirës së thellë,*+ 22  në vendin ku mbretëron zymtësia,në vendin e territ e të rrëmujës,ku edhe drita është sterrë e zezë.»

Shënime në fund të faqes

Ose «Shpirtit tim i është neveritur».
Ose «frymën». Shih Fjalorthin.
Ose «që të çelem pak».
Ose «e errësirës dhe të hijes së vdekjes».