Jobi 14:1-22

  • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-22)

    • Njeriu është jetëshkurtër dhe i mbytur me halle (1)

    • «Edhe për një pemë ka shpresë» (7)

    • «Ah, sikur të më fshihje në Varr!» (13)

    • «Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?» (14)

    • Perëndia do të ketë mall për veprën e duarve të tij (15)

14  Njeriu i lindur nga një gruaështë jetëshkurtër+ dhe i mbytur me halle.+   Çel si një lule e pastaj vyshket,*+ikën me të shpejtë si një hije e zhduket.+   Po, te ky njeri i ke ngulur sytë,që ai* të përballet me ty në gjyq.+   Kush mund të lindë i pastër nga një i papastër?+ Askush!   Ditët e njeriut janë të numëruaradhe numrin e muajve të tij, e ke ti në dorë;ke vënë një kufi që ai të mos e kalojë.+   Hiqi sytë nga ai, që të gjejë pak çlodhjee ta mbyllë ditën ashtu si një mëditës.+   Edhe për një pemë ka shpresë;nëse pritet, ajo mbin sërish,dhe prej saj vazhdojnë të dalin filiza.   Edhe sikur t’i vjetrohen rrënjët në dhée trungu t’i thahet në tokë,   me të ndier erën e ujit, ajo mbin;nxjerr degë si të ishte bimë e re. 10  Por njeriu vdes dhe dergjet i pafuqishëm;kur njeriu jep frymë,* ku shkon?+ 11  Ashtu si firojnë ujërat e detit dhe lumi thahet e shteron, 12  edhe njeriu shtrihet e nuk ngrihet më.+ Për sa kohë të jetë qielli, ai nuk do të çohete nga gjumi nuk do të zgjohet.+ 13  Ah, sikur të më fshihje në Varr!*+Të më fshihje, derisa të të kalonte zemërimi!Të vije një afat e të më kujtoje!+ 14  Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?+ Do të pres gjithë ditët e skllavërisë* sime,derisa të më vijë lehtësimi.+ 15  Ti do të më thërrasësh, e unë do të të përgjigjem.+ Do të kesh mall për veprën e duarve të tua. 16  Por tani ti m’i numëron hapat një nga një,kërkon të gjesh veç mëkatin tim. 17  Shkeljen* time e mbyll në një torbë,e në të fajin tim e vulos me rrëshirë. 18  Ashtu si mali shembet e thërrmohet,dhe shkëmbi lëviz nga vendi, 19  ashtu si uji gërryen gurindhe vërshon duke marrë para dheun,edhe ti ia shuan shpresat vdekatarit. 20  Ti e vë përfund derisa të vdesë,+e shfytyron dhe e flak tutje. 21  Në i nderofshin bijtë e tij, ai s’ka për ta marrë vesh;në i poshtërofshin, ai s’ka për ta kuptuar.+ 22  Provon dhembje vetëm kur është gjallëdhe vajton vetëm kur është ende në jetë.»

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «e këputet».
Fjalë për fjalë «unë».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Domethënë, do të pres në varr.