Jobi 34:1-37

  • Elihu mbron drejtësinë dhe udhët e Perëndisë (1-37)

    • Jobi tha se Perëndia ia ka mohuar drejtësinë (5)

    • Perëndia i vërtetë nuk vepron kurrë me ligësi (10)

    • Jobi nuk i di gjërat (35)

34  Kështu Elihu vazhdoi të thoshte:   «Dëgjoni fjalët e mia, o të mençur;ma vini veshin, ju që keni kaq shumë njohuri,   sepse veshi i peshon fjalëtashtu si gjuha* shijon ushqimin.   Ta peshojmë vetë çfarë është e drejtë;të vendosim mes nesh çfarë është e mirë.   Se Jobi tha: ‘Unë kam të drejtë,+por Perëndia më ka mohuar drejtësinë.+   A të gënjej e të them se nuk meritoj të gjykohem me drejtësi? Plaga ime është e pashërueshme, ndonëse s’kam bërë asnjë mëkat.’+   Kush është si Jobi,që e pi përqeshjen si ujë?   Ai rri me ata që bëjnë veç keqdhe në shoqërinë e të ligjve.+   Se tha: ‘Njeriu s’fiton gjëduke u përpjekur të kënaqë Perëndinë.’+ 10  Prandaj, o njerëz me arsye,* më dëgjoni! Është e pamendueshme që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi,+që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!+ 11  Se ai e shpërblen njeriun sipas veprave të veta+dhe sjell mbi të pasojat e udhëve që ndjek. 12  Pa dyshim, Perëndia nuk vepron me ligësi,+i Plotfuqishmi nuk e shtrembëron drejtësinë.+ 13  Kush i dha atij autoritet mbi tokënose kush e caktoi mbi mbarë botën?* 14  Po të kthehej kundër tyre,po t’ua merrte përsëri frymën* e frymëmarrjen,+ 15  çdo njeri* do të merrte funde njerëzimi do të kthehej në pluhur.+ 16  Prandaj, nëse kupton, kushtoji vëmendje kësaj;dëgjoji me kujdes fjalët e mia. 17  A duhet të qeverisë dikush që e urren drejtësinë?A do ta dënoje një të fuqishëm që është i drejtë? 18  Mos do t’i thoshe një mbreti: ‘S’ke pikë vlere!’ Mos vallë u thuhet fisnikëve: ‘Jeni të ligj!’+ 19  Është Dikush që nuk mban anën e princave,që nuk nderon të pasurit më shumë se të varfrit,*+sepse të gjithë janë vepër e duarve të tij.+ 20  Njerëzit mund të vdesin befas,+ në mes të natës;+i zënë dridhmat nga tmerri e pastaj shuhen;edhe të fuqishmëve iu vjen fundi, por jo nga dora e njeriut.+ 21  Vërtet, Perëndia i mban sytë tek udhët e njeriut+dhe sheh çdo hap që hedh. 22  S’ka errësirë e terr të dendurku të fshihen ata që merren me të këqija.+ 23  Se Perëndia nuk i cakton një kohë njeriutkur të dalë para Tij për t’u gjykuar. 24  Ai i thyen të fuqishmit pa pasur nevojë t’i hetojë,dhe në vend të tyre ngre të tjerë,+ 25  sepse ai i njeh veprat e tyre;+në një natë i rrëzon nga froni, e ata shtypen krejt.+ 26  Për gjithë ligësinë e tyrei godet para syve të të gjithëve,+ 27  sepse i kanë kthyer shpinën e nuk e ndjekin më,+dhe për udhët e tij nuk duan t’ia dinë.+ 28  Për faj të tyre, të varfrit i thërrasin atij për ndihmë,dhe ai e dëgjon klithmën e të pambrojturve.+ 29  Kush mund ta dënojë Perëndinë nëse rri në heshtje? E po ta fshehë fytyrën, kush mund ta shohë? Në ia fshehtë fytyrën një kombi a një njeriu, rezultati është i njëjtë: 30  i ligu* nuk do të sundojë+dhe as do t’i ngrejë gracka popullit. 31  A ka ndonjë që t’i thotë Perëndisë: ‘Jam ndëshkuar, edhe pse s’kam bërë asnjë shkelje.+ 32  Më ndihmo të kuptoj atë që nuk arrij të shoh;nëse kam bërë ndonjë gabim, s’do ta bëj më.’ 33  Mos do të të shpërblejë ai sipas kushteve të tua,përderisa ti hedh poshtë gjykimin e tij? Ty të takon të vendosësh, jo mua. Prandaj më thuaj atë që di. 34  Njerëzit me arsye* do të më thonë,po, çdo i mençur që dëgjon, do të më thotë: 35  ‘Jobi flet pa i ditur gjërat,+në fjalët e tij mungon gjykimi i thellë.’ 36  Le të sprovohet Jobi* deri në fund,sepse përgjigjet njësoj si të ligjtë. 37  Mëkatit të tij i shton edhe rebelimin;+gjithë përçmim duartroket para neshe thotë fjalë pafund kundër Perëndisë së vërtetë!»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «qiellza».
Fjalë për fjalë «me zemër».
Ose «tokën e banuar?»
Ose «forcën e jetës».
Fjalë për fjalë «mish».
Ose «fisnikët më shumë se të përvuajturit».
Ose «apostati».
Fjalë për fjalë «me zemër».
Një mundësi tjetër «Ati im, le të sprovohet Jobi».