Jobi 8:1-22

  • Fjalimi i parë i Beldadit (1-22)

    • Lë të kuptohet se bijtë e Jobit kanë mëkatuar (4)

    • ‘Po të ishe i kulluar, Perëndia do të të mbronte’ (6)

    • Lë të kuptohet se Jobi është i lig (13)

8  Pastaj e mori fjalën Beldadi,+ shuahiti:+  2  «Deri kur do të flasësh kështu?+ Fjalët e gojës sate janë veçse një erë e fortë!  3  Mos vallë jep gjykime të shtrembëra Perëndia? Mos vallë e shtrembëron drejtësinë i Plotfuqishmi?  4  Nëse bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij,ai i ka lënë të korrin pasojat* e rebelimit të tyre.  5  Por, po t’i kthesh sytë nga Perëndia+e t’i përgjërohesh të Plotfuqishmit për miratim,  6  po të ishe vërtet i kulluar e i drejtë,+ai do të të bëhej krah* e do të të rikthente në vendin që të takon,  7  dhe pavarësisht fillimit tënd të papërfillshëm,e ardhmja jote do të ishte madhështore.+  8  Pyeti, të lutem, brezat e shkuar,vërua veshin gjërave që mësuan të parët e tyre.+  9  Se ne dje erdhëm në jetë e nuk dimë asgjë,ngaqë ditët tona në tokë janë si hije. 10  A nuk do të të mësonin ata? A nuk do të t’i tregonin gjërat që dinë?* 11  A hedh shtat papirusi jashtë kënetës? A rritet, vallë, kallami pa ujë? 12  Do të thahej më shpejt se çdo bimë tjetër,ndonëse ende i gjelbër dhe i pakëputur. 13  Kështu përfundojnë* të gjithë ata që e harrojnë Perëndinë,sepse shpresat e të ligut* do të shuhen. 14  Siguria e të ligut është e kotë,besimi i tij është i brishtë si një rrjetë* merimange. 15  Ai mbështetet te kjo rrjetë,* por ajo prishet;përpiqet të kapet pas saj, por ajo nuk mban. 16  Ai është si një bimë e njomë që rritet nën rrezet e diellit,dhe filizat e tij mbushin gjithë kopshtin.+ 17  Në një grumbull gurësh i pleksen rrënjëte mes guralecëve kërkon shtëpi. 18  Por nëse e shkulin nga vendi i tij,vetë vendi do ta mohojë: ‘S’të kam parë kurrë!’+ 19  Po, kështu do të zhduket,*+e të tjera bimë do të mbijnë në vend të tij. 20  Perëndia s’ka për t’i hedhur poshtë ata që mbajnë integritetin*dhe as s’ka për t’i mbështetur* të ligjtë. 21  Ai do të të kthejë sërish buzëqeshjen,e prej gojës sate do të dalin veç britma hareje. 22  Turpi do t’i mbulojë ata që të urrejnëdhe tenda e të ligjve nuk do të jetë më.»

Shënimet

^ Ose «ka lejuar të ndëshkoheshin».
^ Ose «do të bënte diçka për ty; do të të kushtonte vëmendje».
^ Ose «a nuk do të të thoshin fjalë që vijnë nga zemra?»
^ Fjalë për fjalë «Kështu janë shtigjet».
^ Ose «e apostatit».
^ Fjalë për fjalë «një shtëpi».
^ Fjalë për fjalë «shtëpi».
^ Ose «ky është fundi i udhës së tij».
^ Ose «të paqortueshmit». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «për t’i kapur për dore».