Jobi 24:1-25

  • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-25)

    • ‘Pse nuk ka caktuar një kohë Perëndia?’ (1)

    • Thotë se Perëndia e lejon ligësinë (12)

    • Mëkatarëve iu pëlqen errësira (13-17)

24  Pse nuk ka caktuar një kohë i Plotfuqishmi?+ Pse ata që e njohin, nuk e shohin ditën e tij?*  2  Ka nga ata që i shtyjnë shenjat e kufijve,+që vjedhin kope për t’i çuar në kullotat e veta.  3  Ata ia marrin gomarin jetimit,*ia marrin demin vejushës si garanci* për një hua.+  4  I shtyjnë e i përzënë të varfrit jashtë rruge;të pambrojturve të tokës u duhet të fshihen prej tyre.+  5  Të varfrit kërkojnë ushqim si gomarët e egër+ në shkretëtirë;në vende të shkreta kërkojnë ushqim për fëmijët.  6  Detyrohen të mbledhin në arën e tjetrit,*të mbledhin atë që mbetet në vreshtin e të ligut.  7  E kalojnë natën të zhveshur, pa asnjë rrobë,+e s’kanë me se të mbulohen në të ftohtë.  8  Bëhen qull nga shirat e maleve,pas shkëmbit ngjishen që të gjejnë strehë.  9  Të ligjtë e rrëmbejnë jetimin që në gji të nënës;+ua marrin rrobën të varfërve si garanci për një hua,+ 10  e kështu i detyrojnë të enden të zhveshur, pa asnjë rrobë,të uritur, teksa mbartin duaj drithi. 11  Ata rropaten mes mureve të brezareve në zheg të ditës,*shtypin rrushin në shtypëse, e prapë ikin të etur.+ 12  Ata që janë në fill të vdekjes, rënkojnë në qytet,të plagosurit për vdekje thërrasin për ndihmë,+por Perëndia nuk shqetësohet për këtë.* 13  Të ligjtë ngrenë krye kundër dritës;+nuk i njohin udhët e saj, nuk i ndjekin shtigjet e saj. 14  Vrasësi çohet me të zbardhur ditadhe i merr jetën të pambrojturit e të varfrit,+kurse natën bëhet hajdut. 15  Kurorëshkelësi pret muzgun+e thotë me vete: ‘S’ka për të më parë njeri’,+ dhe e mbulon fytyrën me një vel. 16  Hajduti futet vjedhurazi* natën nëpër shtëpi,kurse ditën rri mbyllur e dritën s’e njeh.+ 17  Si terri është mëngjesi për të;ai i njeh fare mirë tmerret e territ. 18  Por ujërat do t’i marrin me vete të ligjtë;prona e tyre do të jetë e mallkuar+e ata nuk do të kthehen në vreshtin e vet. 19  Ashtu si thatësira dhe të nxehtët përpijnë dëborën e shkrirë,edhe Varri* përpin ata që mëkatojnë.+ 20  Nëna e vet* do ta harrojë të ligun;krimbat do të gostiten me trupin e tij; ai s’do të kujtohet më,+dhe padrejtësia do të rrëzohet si një pemë. 21  Gruaja shterpë bie pre e tij;vejushën e gjorë ai e keqtrajton. 22  Me fuqinë e tij, Perëndia* do t’i heqë qafe të fuqishmit;ndonëse mund të ngrihen lart, nuk do ta kenë të sigurt jetën. 23  Perëndia* i lë të ndihen të sigurt e të qetë,+e megjithatë s’ua ndan sytë udhëve të tyre.*+ 24  Të ligjtë lartësohen për pak kohë, por pastaj s’janë më;+ katandisen si mos më keq+ e vdesin si kushdo tjetër,si kallinjtë e grurit mblidhen e këputen. 25  E kush do të më nxjerrë gënjeshtar tani?Kush do t’i përgënjeshtrojë fjalët e mia?»

Shënimet

^ Domethënë, ditën e tij të gjykimit.
^ Ose «fëmijës pa baba».
^ Ose «si peng».
^ Një mundësi tjetër «të mbledhin tagji në arë».
^ Një mundësi tjetër «Ata nxjerrin vaj në shtypëse mes mureve të brezareve».
^ Një mundësi tjetër «nuk ia ngarkon fajin askujt».
^ Fjalë për fjalë «çan murin».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «Barku që e lindi».
^ Fjalë për fjalë «Ai».
^ Fjalë për fjalë «Ai».
^ Ose «gjërave që bëjnë».