Jobi 28:1-28

  • Jobi bën dallimin mes pasurive të tokës dhe mençurisë (1-28)

    • Përpjekjet e njeriut për të gërmuar thellë në tokë (1-11)

    • Mençuria vlen shumë më tepër se margaritarët (18)

    • Të kesh nderim të thellë për Jehovain, do të thotë mençuri e vërtetë (28)

28  Ka një vend ku nxirret argjendidhe një vend ku rafinohet ari;+  2  hekuri merret nga tokadhe bakri nxirret nga shkëmbi.+  3  Njeriu mposht errësirën e në mes të saj, në terr,rrëmon cep më cep për minerale.*  4  Hap një pus miniere larg vendeve të banuara,në vende të harruara ku nuk shkel këmbë njeriu,e disa prej tyre zbresin atje të lidhur me litar.  5  Sipër, toka prodhon ushqim,kurse poshtë, rrënohet sikur ta digjte zjarri.*  6  Gurët atje kanë safir e dheu përmban ar.  7  Këtë shteg s’e ka njohur asnjë zog grabitqardhe as syri i hutës së zezë bishtgërshërë s’e ka parë.  8  Bishat e frikshme nuk kanë shkelur në atë shteg,luani i ri nuk ka dalë për gjah atje.  9  Njeriu vë dorë kundër shkëmbinjve prej strallidhe i përmbys malet nga themelet. 10  Brenda shkëmbinjve hap kanale uji+e syrit të tij nuk i shpëton asgjë e çmuar. 11  Në burimet e lumenjve, ai ngre prita,dhe gjërat e fshehura i nxjerr në dritë. 12  Po mençuria, ku mund të gjendet?+Ku është burimi i aftësisë për të kuptuar?+ 13  Asnjeri s’ia di vlerën+dhe ajo s’mund të gjendet në vendin e të gjallëve. 14  Ujërat e thella thonë: ‘Nuk është brenda nesh!’ Edhe deti thotë: ‘Nuk është tek unë!’+ 15  Nuk mund të blihet me ar të kulluar,as mund të këmbehet me argjend.+ 16  S’mund të blihet as me arin e Ofirit,+as me gurë të rrallë oniksi e safiri. 17  Ari dhe qelqi s’mund të krahasohen me të,as mund të këmbehet me ndonjë enë prej ari të kulluar.*+ 18  Koralet dhe kristali s’ia vlen as të zihen në gojë,+sepse mençuria vlen shumë më tepër se plot margaritarë. 19  Topazi+ i Kushit s’mund të krahasohet me të,as me ar të kulluar s’mund të blihet. 20  Por nga vjen mençuria? Ku është burimi i aftësisë për të kuptuar?+ 21  Ajo u është fshehur syve të çdo krijese,+u është fshehur zogjve të qiellit. 22  Shkatërrimi dhe vdekja thonë:‘Veshët tanë vetëm kanë dëgjuar të flitet për të.’ 23  Veç Perëndia e di si mund të gjendet,vetëm ai e di ku banon ajo,+ 24  sepse ai sheh deri në skajet e tokësdhe vështron çdo gjë nën qiej.+ 25  Kur përcaktoi forcën* e erës+dhe u vendosi një kufi ujërave,+ 26  kur vuri rregullat për shiun+dhe bëri një rrugë për renë e stuhishme që gjëmon,+ 27  në atë kohë ai e pa mençurinë dhe na e shpjegoi;e themeloi dhe vërtetoi vlerën e saj. 28  Atëherë i tha njeriut: ‘Ja, të kesh nderim të thellë për Jehovain,* do të thotë të kesh mençuri,+dhe t’i largohesh së keqes, do të thotë të kesh aftësi për të kuptuar.’»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «gurë».
Me sa duket u referohet veprimtarive në një minierë.
Ose «të rafinuar».
Fjalë për fjalë «peshën».
Fjalë për fjalë «t’i frikësohesh Jehovait». Shih Fjalorthin,