Jobi 16:1-22

  • Përgjigjja e Jobit (1-22)

    • ‘Ju ma bëni zemrën plagë!’ (2)

    • Pohon se Perëndia e ka bërë shënjestrën e tij (12)

16  Jobi iu përgjigj:  2  «Sa e sa herë kam dëgjuar fjalë të tilla! E në vend që të më ngushëlloni, po ma bëni zemrën plagë!+  3  Si s’paskan fund fjalët boshe?* Ç’të* shtyn të më përgjigjesh kështu?  4  Edhe unë fare mirë mund të flisja si ju,e po të ishit ju në vendin tim,edhe unë mund të sillja argumente bindëse kundër jushe ta tundja kokën gjithë përbuzje.+  5  Në vend të kësaj, do t’ju jepja forcë me fjalët e gojës sime,dhe me ngushëllimin e buzëve të mia do t’jua lehtësoja dhembjen.+  6  Nëse flas, dhembja nuk më lehtësohet,+e nëse e mbyll gojën, dhembja nuk më pakësohet.  7  Mirëpo tani Perëndia m’i ka prerë fuqitë;+gjithë shtëpinë time* e ka rrënuar.  8  Më ka mbërthyer edhe mua, e gjendja ime dëshmon për këtë;edhe trupi im kockë e lëkurë ngrihet e jep prova kundër meje.  9  Gjithë zemërim, ai më ka dërrmuar;kundër meje ushqen mëri dhe kërcëllin dhëmbët;+sytë e tij më shpojnë tejpërtej sikur ta kisha armik.+ 10  Njerëzit hapin gojën për të më gllabëruar,+më godasin me shuplaka faqeve gjithë përçmimdhe kundër meje mblidhen turma-turma.+ 11  Në dorë të çunakëve më lë Perëndia,në duart e të ligjve më vërvit.+ 12  Isha rehat, por ai më bëri copë-copë;+më kapi nga zverku e më dërrmoi,pastaj më bëri shënjestrën e vet. 13  Harkëtarët e tij më rrethojnë ngado;+ai m’i shpon veshkat+ pa pikë dhembshurie;tëmthin ma derdh përtokë. 14  Më hap të çarë pas të çare;si një luftëtar më vërsulet. 15  Kam qepur copë thesi* për të mbuluar lëkurën;+dinjitetin* tim e kam groposur në pluhur.+ 16  Fytyra më është skuqur nga të qarat+e sytë më kanë vënë rrathë të zinj,* 17  edhe pse duart e mia s’e njohin dhunëndhe lutja ime është e sinqertë. 18  O tokë, mos e mbulo gjakun tim!+ Mos u ndaltë klithma ime! 19  Megjithatë, dëshmitari im është në qiej;ai që dëshmon për mua është atje lart. 20  Shokët e mi më tallin+teksa derdh lot* para Perëndisë.+ 21  Dikush tjetër le të gjykojë mes meje dhe Perëndisë,siç do të gjykonte mes një njeriu dhe shokut të tij.+ 22  Mbeten edhe pak vjet,e unë do të marr shtegun nga i cili s’ka më kthim.+

Shënimet

Ose «fjalët e thëna në erë?»
I drejtohet Elifazit.
Ose «gjithë sa ishin rreth meje».
Ose «forcën». Fjalë për fjalë «bririn».
Ose «mbi qepalla më rëndon hija e vdekjes».
Një mundësi tjetër «rri zgjuar e shoh».