Jobi 41:1-34

  • Perëndia përshkruan leviathanin e jashtëzakonshëm (1-34)

41  A e kap dot leviathanin*+ me grep?A ia lidh dot gjuhën me litar?  2  I kalon dot një litar* përmes hundës? Ia shpon dot nofullën me grremç?*  3  Mos vallë do të të përgjërohet për mëshirë? Mos vallë do të të flasë me butësi?  4  Mos do të lidhë besën me ty,që ta kesh skllavin tënd për gjithë jetën?  5  A do të luaje me të si me një zog? A do ta lidhje që të loznin vogëlushet e tua?  6  Mos do të bënin pazar peshkatarët që ta këmbenin? Mos do ta ndanin mes tregtarëve?  7  A do t’ia mbushje lëkurën me fuzhnja*+ose kokën me heshta peshkimi?  8  Provo njëherë, vëre dorën mbi të:kurrë s’ke për ta harruar përleshjen!Jo, dy herë s’ke për ta provuar!  9  Çdo shpresë për ta nënshtruar është e kotë;vetëm pamja e tij do të të tmerronte.* 10  Askush s’guxon ta prekë me dorë. Po mua, atëherë, kush më bën dot ballë?!+ 11  Kush më ka dhënë ndonjë gjë i pari, që u dashka t’ia shpërblej?+ Gjithçka nën qiej është imja.+ 12  S’do të rri pa folur për gjymtyrët e tij,për fuqinë dhe trupin e tij të krijuar në mënyrë të mrekullueshme. 13  Kush mund t’ia zhveshë armaturën? Kush mund të hyjë brenda nofullave të tij? 14  Kush është përpjekur t’ia hapë gojën?* Gjithë ata dhëmbë të shtien tmerrin. 15  Në shpinë i ka luspat radhë-radhë,*të shtrënguara mirë me njëra-tjetrën. 16  Njëra me tjetrën aq fort puthiten,sa edhe ajri s’kalon dot mes tyre. 17  Janë të ngjitura me njëra-tjetrën,të kapura aq fort bashkë, sa s’mund të ndahen. 18  Teshtimat e tij lëshojnë shkëndija drite,dhe sytë e tij janë si rreze agimi. 19  Nga goja i dalin vetëtima,shkëndija zjarri xixëllojnë. 20  Nga vrimat e hundës i del tym,siç del nga furra ku digjet xunkth. 21  Fryma e tij ndez thëngjijtë,flakë zjarri i shpërthejnë nga goja. 22  Në qafë ka forcë të madhe;para tij të gjithë ia mbathin nga tmerri. 23  Palat e mishit i ka të ngjeshura me njëra-tjetrën;janë të palëvizshme e të forta si metal i derdhur. 24  Zemrën e ka të fortë si guri,po, të fortë si guri i poshtëm i mullirit. 25  Kur ai ngrihet, edhe trimat tremben;kur rreh vrullshëm ujin, ata hutohen krejt. 26  Asnjë shpatë nuk e vë dot poshtë,as heshta, shtiza a maja e shigjetës.+ 27  Për të hekuri është si lëmishte,e bakri si një copë druri e kalbur. 28  Para shigjetës nuk ia mbath me të katra;gurët e hobesë janë si kashtë për të. 29  Topuzi i duket si fije kashte,dhe me vringëllimën e shtizës qesh. 30  Barkun e ka si me copa qeramike të mprehta;ai rrëshqet mbi baltë si të ishte trinë shirëse.*+ 31  Bën që thellësitë të vlojnë si uji në kazan;e trazon detin si të ishte një enë ku bëhet pomadë. 32  Lë pas vetes një gjurmë të shndritshme, aq sa ujërat e thella duken sikur kanë flokë të bardhë. 33  Mbi dhé nuk ka krijesë të ngjashme me të,e krijuar që të mos e njohë frikën. 34  Çdo kafshë madhështore e sheh në dritë të syrit;është mbret i tërë egërsirave të fuqishme.»

Shënimet

^ Ka mundësi krokodili.
^ Fjalë për fjalë «xunkth».
^ Fjalë për fjalë «gjemb?»
^ Mjet peshkimi si heshtë që përdorej për të gjuajtur peshq të mëdhenj.
^ Ose «do të të plandoste përdhe».
^ Fjalë për fjalë «dyert e fytyrës?»
^ Një mundësi tjetër «Radhët me luspa janë krenaria e tij».
^ Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».