Jobi 7:1-21

  • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-21)

    • Jeta është luftë (1, 2)

    • «Pse më ke vënë në shënjestër?» (20)

7  A nuk është luftë* jeta e njeriut* mbi dhé? A nuk janë ditët e tij si ditët e një mëditësi?+   Ashtu si një skllav, ai dëshiron fort hijen,ashtu si një mëditës, ai pret pagën e vet.+   Mua më kanë rënë për pjesë muaj të kotë,më kanë rënë për short net plot mjerim.+   Sapo shtrihem, them: ‘Oh, kur do të ngrihem?’+ Por nata mezi kalon, e përpëlitem derisa vjen agimi.*   Mishi më është mbuluar me vemje e me dhé;*+lëkura më ka zënë qelb e dregëza.+   Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i endësit,+dhe marrin fund pa pikë shprese.+   Mos harro që jeta ime shkon tutje si era,+që sytë e mi s’do të shohin më ditë të lumtura.*   Asnjë sy s’do të më shohë më;sytë e tu do të më kërkojnë, por unë s’do të jem.+   Ashtu si reja që davaritet tutje,ai që zbret në Varr,* nuk kthehet më.+ 10  Nuk do të kthehet më në shtëpinë e tije ka për t’u harruar në vendin e vet.+ 11  Prandaj s’kam për ta mbyllur gojën,në brengën e shpirtit do të flas,me shpirt të helmuar do të ankohem!+ 12  Mos jam det a përbindësh deti,që të më ruash me rojë? 13  Sa them: ‘Divani do të më ngushëllojë,shtrati do të ma lehtësojë vuajtjen’, 14  ti më tmerron me ëndrrae me vegimet* e tua më frikëson, 15  aq sa do të doja të mbytesha,*po, të vdisja, sesa të jetoja i katandisur kështu.*+ 16  Më është neveritur jeta!+ S’dua të jetoj më! Lërmë, se ditët e mia s’janë veçse avull!*+ 17  Ç’është vdekatari që të merakosesh për të,që ta mbash mendjen tek ai?+ 18  Pse e vëzhgon mëngjes për mëngjesdhe e vë në provë orë e çast?+ 19  Pse nuk i heq sytë prej meje,e nuk më lë as një çast sa të gëlltit pështymën?+ 20  Edhe nëse kam mëkatuar, ç’të keqe të kam bërë ty, o Vëzhgues i njeriut?!+ Pse më ke vënë në shënjestër? Mos të jam bërë barrë?! 21  Pse nuk ma fal shkeljen?* Pse nuk i mbyll sytë para fajit tim? Se shpejt do të prehem në pluhur,+e ti do të më kërkosh, por unë s’do të jem.»

Shënime në fund të faqes

Ose «angari».
Ose «e vdekatarit».
Ose «derisa vjen mugëtira e mëngjesit».
Ose «toptha dheu».
Fjalë për fjalë «s’do të shohin më të mira».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «të më ndalej fryma; të asfiksohesha».
Ose «të jetoja kockë e lëkurë».
Fjalë për fjalë «frymë».