Jobi 12:1-25

  • Përgjigjja e Jobit (1-25)

    • «Nuk qëndroj më poshtë se ju» (3)

    • «Jam bërë gazi i botës» (4)

    • ‘Perëndia është i mençur’ (13)

    • Perëndia është më i lartë se gjykatësit e mbretërit (17, 18)

12  Atëherë Jobi iu përgjigj:  2  «Posi, veç ju i dini të gjitha,dhe mençuria do të marrë fund me ju!  3  Edhe unë kuptoj,* e nuk qëndroj më poshtë se ju. E kush nuk i di këto gjëra?  4  Jam bërë qesharak për shokët e mi,+unë që i thërras Perëndisë për përgjigje.+ Po, një njeri i drejtë e i paqortueshëm është bërë gazi i botës.  5  Kush është rehat, i shpërfill hallete mendon se u bien vetëm atyre që u merren këmbët.*  6  Në tendat e grabitësve mbretëron paqja;+ata që provokojnë Perëndinë, janë të sigurt,+po, ata që e mbajnë në dorë perëndinë e tyre.  7  Por, pyet pak kafshët, e do të të mësojnë;pyet zogjtë e qiellit, e do të të tregojnë.  8  Kushtoji vëmendje* tokës, dhe do të të mësojë;edhe peshqit e detit do të ta tregojnë të vërtetën.  9  Cili nga tërë këta nuk e dise dora e Jehovait ka bërë gjithçka? 10  Po, ai ka në dorë jetën e çdo qenieje të gjallë*dhe frymën* e çdo njeriu.+ 11  A nuk i peshon veshi fjalët,siç shijon gjuha* ushqimin?+ 12  A nuk kanë mençuri të moshuarit,+dhe a nuk vjen me moshën aftësia për të kuptuar?* 13  Tek ai gjendet mençuria dhe fuqia;+atij i përket çdo qëllim dhe aftësia për të kuptuar.+ 14  Atë që shemb ai, askush s’e rindërton dot;+atë që mbyll ai, askush s’e hap dot. 15  Kur i frenon ujërat, çdo gjë thahet;+kur i lëshon ato, toka përmbytet.+ 16  Tek ai gjendet forca dhe mençuria praktike;+në dorë të tij është ai që ecën në rrugë të shtrembërdhe ai që çon në rrugë të shtrembër; 17  këshilltarët i bën të ecin këmbëzbathur,*dhe gjykatësit i bën të marrë.+ 18  Liron vargonjtë që vënë mbretërit,+dhe atyre u lidh në mes rripin e skllavërisë. 19  Priftërinjtë i bën të ecin këmbëzbathur,+dhe ata që kanë zënë rrënjë në pozitat e tyre, i rrëzon.+ 20  Këshilltarëve të besuar ua mbyll gojëndhe të moshuarve* ua heq gjykimin. 21  Mbi fisnikët zbraz përçmim+dhe të fuqishmit i rrëzon.* 22  Zbulon gjëra të thella të fshehura në errësirë+dhe terrin e nxjerr në dritë. 23  Kombet i bën të fuqishme që pastaj t’i shkatërrojë,u zgjeron kufijtë që pastaj t’i çojë në mërgim. 24  Krerëve të popullit ua heq arsyen*dhe i bën të enden në vende të shkreta pa shtigje.+ 25  Ata kërkojnë qorrazi në errësirë,+ atje ku s’ka dritë;ai i bën të enden si të dehur.+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «kam zemër».
^ Ose «që rrëshqasin».
^ Një mundësi tjetër «Foli».
^ Ose «shpirtin e çdo të gjalli».
^ Ose «forcën e jetës». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «qiellza».
^ Ose «kuptueshmëria?»
^ Ose «i zhvesh nga çdo gjë».
^ Ose «pleqve».
^ Fjalë për fjalë «të fuqishmëve ua liron brezin».
^ Ose «aftësinë për të kuptuar». Fjalë për fjalë «zemrën».