Isaia 59:1-21

  • Mëkatet e largojnë Izraelin nga Perëndia (1-8)

  • Rrëfimi i mëkateve (9-15a)

  • Jehovai ndërhyn për të penduarit (15b-21)

59  Dora e Jehovait nuk është aq e shkurtër sa të mos shpëtojë dot,+dhe veshi i tij nuk është aq i pandjeshëm* sa të mos dëgjojë dot.+  2  Përkundrazi, fajet tuaja ju kanë ndarë nga Perëndia juaj,+prej mëkateve tuaja, ai i ka larguar sytë nga ju,*e ai nuk pranon t’ju dëgjojë,+  3  sepse duart i keni përlyer me gjak+dhe gishtërinjtë me faj. Buzët tuaja thonë gënjeshtra,+ dhe gjuha juaj pëshpërit padrejtësi.  4  Asnjë nuk e ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë+dhe asnjë nuk flet në gjyq me vërtetësi. Përkundrazi, besojnë përralla*+ dhe thonë fjalë të kota. Ngjizin telashe dhe pjellin të këqija.+  5  Ata çelin vezë gjarpri helmuesdhe endin rrjetë merimange.+ Kush i ha vezët e tyre vdes,e nga veza e shtypur del një nepërkë.  6  Rrjeta e merimangës që endin, nuk do t’u vlejë për veshje,as do të mbulohen me atë që kanë bërë.+ Veprat e tyre janë të këqijae duart i kanë të shkathëta për akte dhune.+  7  Këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes;ata nxitojnë të derdhin gjak të pafajshëm.+ Mendimet i kanë të këqija;në rrugët e tyre ka rrënim e shkatërrim.+  8  Udhën e paqes nuk e kanë njohur,në shtigjet e tyre nuk ka drejtësi.+ Udhët e veta i shtrembërojnë;kush shkel nëpër to, nuk do të ketë paqe.+  9  Prandaj drejtësia është larg neshdhe e drejta nuk arrin deri te ne. Presim dritë, por ja, errësirë;presim shkëlqim, por vazhdojmë të ecim në terr.+ 10  Kërkojmë murin me të prekur si të verbrit,kërkojmë si ata që janë pa sy.+ Pengohemi në mesditë sikur të ishte muzgu i mbrëmjes;jemi si të vdekur mes të fortëve. 11  Që të gjithë hungërijmë si arinjdhe gugatim vajtueshëm si pëllumba. Shpresojmë për drejtësi, por drejtësi s’ka;shpresojmë për shpëtim, por ai është shumë larg nesh, 12  sepse rebelimet tona janë të shumta para teje;+çdo mëkat yni dëshmon kundër nesh.+ Mbajmë mbi vete rebelimet tona,dhe fajet i dimë mirë.+ 13  Po, kemi kryer shkelje* dhe kemi mohuar Jehovain;Perëndisë tonë i kemi kthyer shpinën. Kemi folur për shtypje e rebelim;+kemi sajuar* gënjeshtra e kemi pëshpëritur në zemër fjalë të pavërteta.+ 14  Drejtësinë e detyrojmë të sprapset,+e ajo që është e drejtë qëndron larg;+sepse e vërteta* pengohet në shesh,e drejta nuk hyn dot. 15  E vërteta* është zhdukur,+e kushdo që i largohet së keqes, plaçkitet. Jehovai e pa këtë dhe nuk i pëlqeu,*sepse nuk kishte drejtësi.+ 16  Ai pa se nuk kishte asnjë që të ndihmonte,u befasua që asnjë nuk ndërhynte. Prandaj e solli shpëtimin* me krahun e vet,drejtësia e tij e nxiti të vepronte.* 17  Kështu e veshi drejtësinë si thurak*e vuri në kokë helmetën e shpëtimit.*+ Veshi rrobat e hakmarrjes,+zelli e mbështolli si një pelerinë. 18  Ai do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre:+ kundërshtarët me tërbim, armiqtë me shpagim.+ Ishujve do t’ua kthejë siç e meritojnë. 19  Nga perëndimi i diellit do ta nderojnë thellësisht emrin e Jehovait*dhe nga lindja e diellit lavdinë e tij,sepse Jehovai do të vijë si një lumë i rrëmbyeshëm,të cilin e shtyn fryma e tij. 20  «Riblerësi+ do të vijë+ në Siondhe te pasardhësit e Jakobit që heqin dorë nga shkeljet,+​—thotë Jehovai. 21  Kjo është besëlidhja ime me ta,+​—thotë Jehovai. ‘Fryma ime është mbi ty dhe fjalët që të kam vënë në gojë nuk do të hiqen nga goja jote, nga goja e fëmijëve të tu* dhe nga goja e nipërve të tu,* tani e përgjithmonë’,​—thotë Jehovai.

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «i rënduar».
^ Fjalë për fjalë «e ka fshehur fytyrën».
^ Ose «kotësira».
^ Ose «kemi ngjizur».
^ Ose «ndershmëria».
^ Ose «Ndershmëria».
^ Fjalë për fjalë «dhe ishte diçka e keqe në sytë e tij».
^ Ose «e solli fitoren».
^ Ose «e mbështeti».
^ Ose «përkrenaren e fitores».
^ Ose «parzmore të thurur».
^ Fjalë për fjalë «do t’i frikësohen emrit të Jehovait».
^ Fjalë për fjalë «e farës sate». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «e farës së farës sate».