Isaia 57:1-21

  • I drejti dhe besniku vdesin (1, 2)

  • Demaskohet tradhtia e Izraelit ndaj Perëndisë (3-13)

  • Ngushëllim për të brengosurin (14-21)

    • Të ligjtë janë si deti i trazuar (20)

    • Nuk ka paqe për të ligjtë (21)

57  I drejti vdes, por askush s’do t’ia dijë. Besnikët zhduken*+ e askush nuk e kuptonqë i drejti zhduket për shkak të së keqes.*  2  Ai prehet në paqe;të gjithë ata që ecin sipas drejtësisë, prehen në shtrat.*  3  «Kurse ju, afrohuni këtu,o bij të magjistares,fëmijë të kurorëshkelëses dhe të prostitutës!  4  Kë vini në lojë? Me kë talleni* dhe kujt ia nxirrni gjuhën? A nuk jeni ju fëmijë të shkeljes,*fëmijë të mashtrimit?+  5  A nuk jeni ju që ju ndizet pasioni mes pemëve të mëdha,+nën çdo pemë të harlisur,+e që i vritni fëmijët nëpër lugina,*+nën të çarat e shkrepave?  6  Ti ke zgjedhur gurët e lëmuar të luginës.*+ Po, këta ke për të marrë. Edhe mbi ta ti derdh blatime në pije dhe u bën dhurata.+ A duhet të kënaqem* me këto gjëra?  7  Ti e përgatite shtratin tënd mbi një mal të lartë, shumë të lartë,+dhe u ngjite atje për të bërë flijime.+  8  Idhullin* që bëre, e vure pas derës dhe pas shtalkës.* Më braktise dhe u zhveshe;u ngjite lart dhe e zgjerove shtratin tënd. Bëre besëlidhje me ta. Të pëlqeu të flije me ta+ dhe admirove organin mashkullor.*  9  Shkove te Meleku* me vajdhe plot me parfume. I nise larg të dërguarit e tu,e kështu zbrite në Varr.* 10  U rraskapite duke ndjekur rrugët e tua të shumta,por nuk the: ‘Është e kotë!’ I ripërtërive fuqitë e tua. Ja pse nuk dorëzohesh.* 11  Kujt i trembeshe? Nga kush kishe frikë që nise të gënjeje?+ Për mua nuk u kujtove.+ Për asgjë nuk deshe t’ia dije.+ A nuk kam qëndruar në heshtje dhe i tërhequr?*+ Prandaj nuk tregove nderim të thellë* ndaj meje. 12  Unë do të shpall ‘drejtësinë’ tënde+ dhe veprat e tua,+që nuk do të të sjellin dobi.+ 13  Kur të thërrasësh për ndihmë,koleksioni yt i idhujve nuk do të të shpëtojë.+ Atë do ta marrë me vete era;vetëm po t’i frysh pak, do të fluturojë tutje. Kurse ata që strehohen tek unë,do të trashëgojnë vendin,do të zotërojnë malin tim të shenjtë.+ 14  Do të thuhet: ‘Shtrojeni, shtrojeni rrugën. Përgatiteni rrugën!+ Hiqni çdo pengesë nga rruga e popullit tim.’» 15  Se kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmiqë ekziston* përgjithmonë+ dhe që e ka emrin të shenjtë:+ «Unë banoj në lartësi e në vend të shenjtë+por jam edhe me të dërrmuarin e të brengosurin,*që t’u jap forcë të brengosurvedhe t’ua ngre zemrën peshë të dërrmuarve.+ 16  Sepse nuk do t’u kundërvihem përgjithmonëdhe as do të mbetem i zemëruar përjetë,+përndryshe njeriut* do t’i priteshin fuqitë për shkakun tim,+madje edhe çdo krijese të gjallë që kam bërë. 17  Unë u indinjova me mëkatin e tij,*ngaqë lakmonte gjithnjë fitime të pandershme,+prandaj e godita, i largova sytë prej tij dhe u indinjova. Por ai, si një tradhtar,*+ vazhdoi të ndiqte zemrën e vet. 18  Unë i kam parë udhët që ka ndjekur,gjithsesi do ta shëroj+ e do t’i prij,+që ta ngushëlloj* sërish atë+e këdo që mban zi bashkë me të.+ 19  Unë e krijoj frytin e buzëve. Paqe të vazhdueshme do t’i japatij që është larg dhe atij që është afër,+e do t’i shëroj,​—thotë Jehovai. 20  Por të ligjtë janë si deti i trazuar që s’mund të qetësohet,ujërat e të cilit nxjerrin leshterikë dhe llucë. 21  Nuk ka paqe për të ligjtë,+​—thotë Perëndia im.

Shënimet

^ Një mundësi tjetër «që të shpëtojë nga e keqja».
^ Domethënë, vdesin.
^ Domethënë, në varr.
^ Ose «Ndaj kujt e hapni gojën».
^ Ose «vade». Shih Fjalorthin.
^ Ose «A duhet të ngushëllohem».
^ Ose «të vadit». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Përmendoren».
^ Domethënë, kornizës së derës.
^ Mund t’i referohet adhurimit të idhujve.
^ Një mundësi tjetër «mbreti».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «nuk lodhesh».
^ Fjalë për fjalë «nuk tregove frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «që të mos nxirrja në dritë veprat e tua?»
^ Ose «të përulurin». Fjalë për fjalë «të përvuajturin në frymë».
^ Ose «qëndron».
^ Fjalë për fjalë «frymës së njeriut». Shih Fjalorthin, «Fryma».
^ Me sa duket i referohet popullit të Izraelit.
^ Ose «renegat».
^ Ose «ta dëmshpërblej duke e ngushëlluar».