Isaia 25:1-12

  • Bekime të bollshme për popullin e Perëndisë (1-12)

    • Gostia e Jehovait me verë të shkëlqyer (6)

    • S’do të ketë më vdekje (8)

25  O Jehova, ti je Perëndia im! Unë të lartësoj dhe e lëvdoj emrin tënd,sepse me besnikëri+ dhe besueshmërike bërë gjëra të mrekullueshme,+të cilat i ke pasur qëllim* që në kohët e hershme.+  2  Ti ke kthyer një qytet në grumbull gurësh,një qytet të fortifikuar në grumbull rrënojash. Kulla e të huajve s’është më qytet;s’do të rindërtohet më kurrë.  3  Ja pse një popull i fortë do të të lëvdojë,qyteti i kombeve tiranike do të të frikësohet.+  4  Se ti je bërë kala për të përvuajturin,kala për të varfrin plot halle,+ strehë për t’u mbrojtur nga shtrëngata,hije për t’u mbrojtur nga nxehtësia.+ Kur tiranët shfryjnë si shtrëngata që përplaset pas murit,  5  si të nxehtët në një tokë të zhuritur,ti e fashit zhurmën e të huajve. Ashtu si një re fashit të nxehtët,kështu shuhet edhe kënga e tiranëve.  6  Në këtë mal,+ Jehovai i ushtrive do të shtrojë për të gjithë popujtnjë gosti me ushqime të zgjedhura,+një gosti me verë të shkëlqyer,*me ushqime të zgjedhura, plot palcë,me verë, po, me verë të filtruar.  7  Në këtë mal, ai do ta zhdukë* velin që mbështjell të gjithë popujtdhe mbulesën* që është hedhur mbi të gjitha kombet.  8  Ai do ta përpijë* vdekjen një herë e mirë.+ Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë.+ Do të heqë anembanë tokës poshtërimin që i është bërë popullit të tij,sepse këtë e tha vetë Jehovai.  9  Atë ditë do të thonë: «Ja, ky është Perëndia ynë!+ Tek ai kemi shpresuar,+e ai do të na shpëtojë!+ Ky është Jehovai! Tek ai kemi shpresuar! Të gëzojmë e të ngazëllojmë për shpëtimin që vjen prej tij!»+ 10  Se dora e Jehovait do ta mbrojë* këtë mal,+kurse Moabin do ta shkelin me këmbë,+ashtu si shkelet kashta në një gropë plehu. 11  Ai do ta rrahë me duart e tij,ashtu si rreh ujin një notar kur noton,dhe me lëvizjet e shkathëta të duarve+do t’ia ulë fodullëkun. 12  Qytetin e fortifikuar me muret e larta mbrojtëse,ai do ta rrëzojë;do ta bëjë të prekë tokën, po, pluhurin.

Shënimet

^ Ose «ke dhënë këshilla».
^ Ose «verë që është lënë të kullojë».
^ Ose «qefinin».
^ Fjalë për fjalë «do të përpijë».
^ Ose «do ta zhdukë».
^ Fjalë për fjalë «do të prehet mbi».