Isaia 16:1-14

  • Vazhdon shpallja kundër Moabit (1-14)

16  Dërgoni një dash nga Sela,përmes shkretëtirës,te sundimtari i vendit, në malin e qytetit të Sionit.  2  Banorët e Moabit, në vaun* e Arnonit,+do të jenë si një zog i dëbuar nga foleja.+  3  «Jep një këshillë, zbatoje vendimin. Në mes të ditës bëje hijen tënde të dendur si nata. Fshihi të shpërndarët dhe mos i tradhto ata që ia mbathin.  4  Të shpërndarët e mi, le të banojnë te ti, o Moab! Bëhu për ta një strehë për t’u fshehur nga shkatërruesi.+ Shtypësi do të zhduket,shkatërrimi do të marrë fund,dhe ata që i shkelnin të tjerët me këmbë, do të fshihen nga faqja e dheut.  5  Atëherë një fron do të bëhet i patundur, i themeluar mbi dashurinë besnike. Ai që do të ulet në të, në tendën e Davidit, do të jetë besnik.+ Ai do të gjykojë me paanshmëri dhe do ta zbatojë pa vonesë drejtësinë.»+  6  Kemi dëgjuar për krenarinë e tepruar të Moabit,+për fodullëkun, krenarinë dhe furinë e tij;+megjithatë fjalët e tij boshe s’do të dalin të vërteta.  7  Prandaj kushdo në Moab do të ulërijë,po, të gjithë do të ulërijnë.+ Të dërrmuarit do të rënkojnë për kuleçtë e stafidheve të Kir-Haresetit.+  8  Se brezaret me vreshta janë tharë në Heshbon,+edhe hardhia e Sibmahut;+sundimtarët e kombeve i kanë shkelur degët e saj në të kuqe të ndezur;*ato kishin arritur deri në Jazer+dhe ishin përhapur nëpër shkretëtirë. Degëzat e saj ishin harlisur dhe kishin arritur deri në det.  9  Prandaj do të qaj për hardhinë e Sibmahut, siç qaj për Jazerin. Do të të laj me lot, o Heshbon dhe Elealeh,+sepse britma juaj për frutat e verës dhe për të korrat ka marrë fund.* 10  Në pemishte s’ka më gëzim dhe hare,nëpër vreshta nuk ka asnjë këngë gëzimi, asnjë brohoritje.+ Në shtypëset e rrushit nuk po nxirret më verë,sepse kam bërë që të pushojë çdo brohoritje.+ 11  Ja pse thellë brenda meje dridhem për Moabin,+si telat e harpës,dhe zemra më qan për Kir-Haresetin.+ 12  Moabi sfilitet në vendet e larta dhe shkon për t’u lutur në shenjtëroren e tij, por nuk arrin asgjë.+ 13  Kjo është fjala që tha më parë Jehovai për Moabin. 14  Ndërsa tani Jehovai thotë: «Brenda tre vjetësh, sipas viteve të një mëditësi,* lavdia e Moabit do të çnderohet. Do të ketë trazira të shumta të çdo lloji, dhe ata që do të mbeten, do të jenë të pafuqishëm e të paktë në numër.»+

Shënimet

^ Ose «degët plot me rrush të kuq».
^ Një mundësi tjetër «sepse mbi frutat tuaja të verës dhe mbi të korrat tuaja ka ushtuar një britmë lufte».
^ Ose «të llogaritura me kujdes, siç bën një punëtor me pagesë»; pra, tamam brenda tre vjetësh.