Jeremia 2:1-37

  • Izraeli braktis Jehovain për perënditë e tjera (1-37)

    • Izraeli krahasohet me një hardhi të egër (21)

    • Rrobat e njollosura me gjak (34)

2  Jehovai më drejtoi këtë fjalë: 2  «Shko dhe shpalli Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai: ‘E kujtoj mirë përkushtimin* tënd gjatë rinisë sate,+dashurinë që më tregoje kur ishe e fejuar,+se si më ndiqje në shkretëtirë,në një vend të pambjellë.’+  3  Izraeli ishte i shenjtë për Jehovain,+fryti i parë i të korrave të tij. ‘Cilido që përpiqej ta gllabëronte, bëhej me fajdhe e priste e zeza,​—thotë Jehovai.’”»+  4  Dëgjoni fjalën e Jehovait, o shtëpi e Jakobit,e të gjitha ju, o familje të shtëpisë së Izraelit!  5  Kështu thotë Jehovai: «Ç’faj gjetën tek unë paraardhësit tuaj,+që u larguan aq shumë prej mejedhe shkuan pas idhujve të kotë+ e u bënë edhe vetë të kotë?+  6  Ata nuk thanë: ‘Të kërkojmë me ngulm Jehovain,*atë që na nxori nga vendi i Egjiptit,+që na priu në shkretëtirë,në një vend të shkretë+ e me gropa,në një vend të zhuritur+ e që dergjet në terr,në një vend ku nuk shkel këmbë njeriu,në një vend ku s’banon kush.’  7  Pastaj ju çova në një vend me pemishte,që të shijonit frytet dhe të mirat e tij.+ Por, pasi hytë në vendin tim, ju e ndotët;e bëtë trashëgiminë time diçka të neveritshme.+  8  Priftërinjtë nuk thanë: ‘Të kërkojmë me ngulm Jehovain.’*+ Ata që merreshin me ligjin, nuk më njohën,kurse barinjtë u rebeluan kundër meje.+ Profetët profetizuan në emër të Baalit+e rendën pas atyre që nuk mund të sillnin dobi.  9  Prandaj unë do t’ju padit përsëri,+​—thotë Jehovai. Do të ngre padi edhe kundër bijve të bijve tuaj. 10  Kaloni në viset bregdetare* të kititëve+ dhe shihni. Po, dërgoni njerëz në Kedar+ dhe mendohuni mirë. Shihni nëse ka ndodhur një gjë si kjo. 11  Cili komb i ka këmbyer perënditë e veta me të tjera që në të vërtetë nuk janë perëndi?! E megjithatë populli im e ka këmbyer lavdinë time me diçka që s’vlen për gjë.+ 12  Shtanguni prej kësaj, o qiej;dridhuni nga tmerri,​—thotë Jehovai. 13  Se populli im ka bërë dy gjëra të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit të jetës,*+dhe ka gërmuar* për vete sterna,*sterna të prishura që s’mund të mbajnë ujë. 14  Mos është Izraeli një shërbëtor a skllav i lindur në shtëpi? Pse e kanë plaçkitur atëherë? 15  Kundër tij ulërijnë+ luanët e rinj;*ata ia kanë dhënë ulërimës. Ata e bënë vendin e tij objekt llahtarie. Qyteteve u kanë vënë zjarrin, që atje të mos banojë askush. 16  Njerëzit e Nofit*+ e të Tafnesit+ do të të rrënojnë!* 17  A nuk ia bëre vetes këtë gjë,duke braktisur Jehovain, Perëndinë tënd,+ndërkohë që të printe udhës? 18  Pse dëshiron të shkosh në Egjipt+për të pirë ujërat e Shihorit?* Pse dëshiron të shkosh në Asiri+për të pirë ujërat e Lumit?* 19  Ligësia jote duhet të të ndreqëdhe pabesitë e tua duhet të të korrigjojnë. Dije dhe kuptoje sa gjë e keqee sa e hidhur është+ të braktisësh Jehovain, Perëndinë tënd;ti nuk më ke nderuar thellësisht,*+​—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive. 20  Kohë më parë unë ta theva zgjedhën,+t’i këputa vargonjtë,megjithatë ti the: ‘S’do të të shërbej.’ Në fakt mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur+u shtrive sa gjatë gjerë dhe e shite veten si prostitutë.+ 21  Unë të kisha mbjellë si rrush të kuq të zgjedhur,+ i tëri farë e mirë. Si ka mundësi që u shndërrove në bisqe të prishura të një hardhie të egër para meje?+ 22  Edhe sikur të laheshe me sodë* dhe të përdorje shumë finjë,*faji yt do të mbetej si njollë para meje,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 23  Si mund të thuash: ‘Nuk jam ndotur,nuk kam ndjekur Baalët.’ Pa shih udhën tënde në luginë. Shiko ç’ke bërë. Ti je si një deve e re dhe e shpejtë,që vrapon kot më kot sa andej këtej. 24  Je si një gomaricë e egër e mësuar me shkretëtirën. Kur është në afsh e nuhat erën. Kush mund ta mbajë në periudhën e çiftimit? Të gjithë ata që e kërkojnë, nuk do të rraskapiten,sepse do ta gjejnë në periudhën* e saj. 25  Mos lër që të të zbathen këmbëtdhe të të thahet fyti. Por ti the: ‘Është e kotë!+ Unë kam rënë në dashuri me të huaj*+dhe do të ndjek ata.’+ 26  Ashtu siç turpërohet hajduti kur e kapin,po kështu është turpëruar shtëpia e Izraelit,ata, mbretërit, princat,priftërinjtë e profetët e tyre.+ 27  Ata i thonë një peme: ‘Ti je ati im’,+dhe një guri: ‘Ti më linde.’ Kurse mua më kthejnë shpinën.*+ Por kur të jenë në ditë të keqe, do të luten: ‘Hajde, na shpëto!’+ 28  Ku janë perënditë që bëre?+ Të vijnë e të të shpëtojnë, nëse munden, kur të jesh në ditë të keqe;sepse perënditë e tua janë aq të shumta sa qytetet e tua, o Judë!+ 29  Pse vazhdoni të ngrini akuza kundër meje? Pse jeni rebeluar të gjithë kundër meje?+​—thotë Jehovai. 30  Më kot i kam goditur bijtë tuaj.+ Ata nuk kanë pranuar të disiplinoheshin.*+ Vetë shpata juaj i gllabëroi profetët tuaj,+si një luan grabitqar. 31  O brez, merreni parasysh fjalën e Jehovait! Mos jam bërë për Izraelin si një shkretëtirëose një vend me terr mbytës? Pse populli im thotë: ‘Do të sorollatemi ku të duame nuk do të kthehemi më te ti.’+ 32  A mund t’i harrojë një virgjëreshë stolitë e sajapo një nuse rripat e kraharorit?* E megjithatë, populli im më ka harruar prej kohësh.+ 33  Sa me mjeshtëri, o grua, e ke përgatitur udhën për të kërkuar dashurinë! Ti je stërvitur në udhët e ligësisë.+ 34  Edhe rrobat e tua janë njollosur me gjakun e pafajshëm të njerëzve të varfër.+ Ndonëse nuk i pashë të plaçkitnin shtëpinë tënde,në të gjitha rrobat e tua ka njolla gjaku.+ 35  Por ti thua: ‘Jam e pafajshme. Me siguri ai nuk është më i zemëruar me mua.’ Tani unë do të sjell gjykimin kundër teje,ngaqë thua: ‘Nuk kam mëkatuar.’ 36  Pse e shpërfill kaq lehtë udhën tënde të paqëndrueshme? Edhe për Egjiptin do të të vijë turp,+siç të erdhi turp për Asirinë.+ 37  Për këtë arsye do të dalësh me duart në kokë,+sepse Jehovai i ka hedhur poshtë ata që ishin siguria jote;ata nuk do të të ndihmojnë.»

Shënimet

^ Ose «dashurinë besnike».
^ Fjalë për fjalë «Ku është Jehovai?»
^ Fjalë për fjalë «Ku është Jehovai?»
^ Ose «ishujt».
^ Fjalë për fjalë «ujit të gjallë».
^ Ose «ka hapur», ka shumë të ngjarë në shkëmb.
^ Domethënë, depo të nëndheshme për të mbledhur ujë.
^ Ose «luanët e rinj me krifë».
^ Ose «e Memfisit».
^ Fjalë për fjalë «do të të hanë majën e kokës».
^ Domethënë, lumi Eufrat.
^ Domethënë, degë e lumit Nil.
^ Fjalë për fjalë «nuk më je frikësuar». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «sapun».
^ Ose «alkal».
^ Fjalë për fjalë «muajin».
^ Ose «perëndi të huaja».
^ Ose «më kthejnë kurrizin, e jo fytyrën».
^ Ose «jelekun e nusërisë?»