Jeremia 50:1-46
50 Fjala që tha Jehovai për Babiloninë,+ vendin e kaldeasve, nëpërmjet profetit Jeremia:
2 «Tregojeni mes kombeve dhe shpalleni.
Ngrini një sinjal,* shpalleni e mos fshihni asgjë.
Thoni: ‘Babilonia është pushtuar.+
Beli është turpëruar.+
Merodaku është tmerruar.
Shëmbëlltyrat e saj janë turpëruar.
Idhujt e saj të pështirë* janë tmerruar.’
3 Se kundër saj ka ardhur një komb nga veriu,+që ia katandis vendin në objekt llahtarie.
Në të s’ka mbetur këmbë njeriu;njerëz e kafshë ia kanë mbathur, larg kanë ikur.
4 Në ato ditë dhe në atë kohë,—thotë Jehovai,—populli i Izraelit do të bashkohet me popullin e Judës.+ Ata do të ecin duke qarë+ dhe do të kërkojnë Jehovain, Perëndinë e tyre.+
5 Do të pyesin për rrugën që të çon në Sion, drejt të cilit kanë kthyer fytyrat,+ e do të thonë: ‘Ejani, le të lidhim me Jehovain një besëlidhje të përhershme që nuk do të harrohet.’+
6 Populli im është bërë si një kope me dele të humbura.+ Vetë barinjtë e tyre i bënë të shkojnë andej-këtej.+ I udhëhoqën larg nëpër male, duke u endur sa në mal në kodër. E kanë harruar vendbanimin e tyre.
7 Ata që i gjetën, i përpinë,+ dhe armiqtë thanë: ‘Ne nuk jemi fajtorë, sepse kanë mëkatuar kundër Jehovait, vatrës së drejtësisë, po, kundër Jehovait, shpresës së paraardhësve të tyre.’
8 Mbathjani nga Babilonia,dilni nga vendi i kaldeasve,+e bëhuni si dashi që prin kopenë.
9 Se unë do të ngre e do të sjell kundër Babilonisënjë grup kombesh të mëdha nga vendi i veriut,+dhe ato do të rreshtohen në formacion luftimi kundër saj,e do ta pushtojnë.
Shigjetat e tyre janë si ato të një luftëtari,që i lënë prindërit pa fëmijë;+ato godasin në shenjë.
10 Kaldea do të bëhet plaçkë.+
Tërë ata që do të marrin plaçkën e saj, do të ngopen,+—thotë Jehovai.
11 Se ju gëzuat+ e ngazëlluatkur zhvatët trashëgiminë time.+
Kërcyet si mëshqerra në bar të njomëdhe hingëllitë si hamshorë.
12 Nëna juaj është turpëruar,+ajo që ju lindi, është zhgënjyer.
Ja, është më pak e rëndësishmja nga kombet,një vend pa ujë dhe një shkretëtirë.+
13 Për shkak të indinjatës së Jehovait, ajo nuk do të banohet më;+do të shkretohet fund e krye.+
Kushdo që do të kalojë nëpër Babiloni, do t’ia ngulë sytë i llahtarisure do të tallet* për të gjitha plagët e saj.+
14 Rreshtohuni në formacion luftimi kundër Babilonisë nga çdo anë,të gjithë ju që tendosni harkun.
Qëlloni mbi të dhe mos kurseni asnjë shigjetë,+sepse ka mëkatuar kundër Jehovait.+
15 Lëshoni një britmë lufte kundër saj nga çdo anë.
Ajo është dorëzuar.
Shtyllat e saj kanë rënë, muret i janë shembur,+sepse kjo është hakmarrja e Jehovait.+
Merrni hak ndaj saj.
Veproni me të siç ka vepruar ajo me të tjerët.+
16 Shfarosni nga Babilonia mbjellësindhe atë që përdor draprin në kohën e korrjes.+
Për shkak të shpatës mizore, secili do të kthehet te populli i vet,secili do të ikë në vendin e vet.+
17 Izraelitët janë si dele të shpërndara.+ Luanët i kanë shpërndarë.+ Në fillim i gllabëroi mbreti i Asirisë,+ pastaj ua breu kockat Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë.+
18 Prandaj, kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do ta ndëshkoj mbretin e Babilonisë dhe vendin e tij, ashtu siç ndëshkova mbretin e Asirisë.+
19 Do ta kthej Izraelin në kullotën e vet,+ dhe ai do të kullotë në Karmel e në Bashan.+ Ai do të ngopet në malet e Efraimit+ e të Galadit.’+
20 Kështu thotë Jehovai: ‘Në ato ditë dhe në atë kohë,do të kërkojnë fajin e Izraelit,por nuk do ta gjejnë.
As mëkatet e Judës nuk do t’i gjejnë,sepse do t’i fal ata që kam lënë gjallë.+
21 Dilni kundër vendit të Merataimit dhe kundër banorëve të Pekodit.+
Masakrojini dhe shfarosini krejt,*—thotë Jehovai.
Bëni tamam si ju urdhërova.
22 Në vend dëgjohet zhurma e luftës;një katastrofë e madhe.
23 Oh, si ka rënë dhe është thyer çekani i gjithë tokës!+
Oh, si është bërë Babilonia një objekt llahtarie mes kombeve!+
24 O Babiloni, unë të ngrita një lakdhe ti re në të pa e marrë vesh fare.
Të gjetën dhe të kapën,+sepse iu kundërvure Jehovait.
25 Jehovai ka hapur depon e vetdhe po nxjerr armët e indinjatës së tij,+sepse Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,ka punë me vendin e kaldeasve.
26 Hajdeni kundër saj nga vendet e largëta.+
Hapjani hambarët+ e bëjani plaçkën pirg, siç bëhet drithi.
Shkatërrojeni krejt.*+ Të mos mbetet këmbë njeriu.
27 Masakrojani gjithë demat e rinj;+çojini në thertore.
Mjerë ata, sepse u erdhi dita,koha që të lahen hesapet!
28 Dëgjohet zëri i atyre që po ikine po ia mbathin nga Babilonia,për të shpallur në Sion hakmarrjen e Jehovait, Perëndisë tonë,hakmarrjen për tempullin e tij.+
29 Thërritni harkëtarët kundër Babilonisë,të gjithë ata që tendosin harkun.+
Fushoni rreth e qark saj; të mos shpëtojë asnjë.
Kthejani sipas asaj që ka bërë,+bëjini atë që u ka bërë ajo të tjerëve,+sepse ka vepruar me arrogancë kundër Jehovait,po, kundër të Shenjtit të Izraelit.+
30 Prandaj të rinjtë e saj do të bien në sheshe,+dhe ushtarët e saj do të marrin fund,*—thotë Jehovai.
31 Ja, unë jam kundër teje,+ o sfiduese,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.
Se dita jote do të vijë, po, koha kur të të kërkoj llogari.
32 Ti, o sfiduese, do të pengohesh dhe do të biesh.
Askush nuk do të të ngrejë.+
Unë do t’u vë zjarrin qyteteve të tua,që do të përpijë gjithçka përreth teje.’
33 Kështu thotë Jehovai i ushtrive:
‘Popullin e Izraelit dhe të Judës i kanë shtypur.
Tërë ata që i marrin rob, i kanë mbërthyer+
dhe nuk i lënë të ikin.+
34 Megjithatë Riblerësi i tyre është i fortë,+emri i tij është Jehovai i ushtrive.+
Ai do ta mbrojë patjetër çështjen e tyre ligjore,+që t’i japë prehje vendit+e t’i bëjë të dridhen banorët e Babilonisë.’+
35 Kështu thotë Jehovai: ‘Do të vijë një shpatë kundër kaldeasve,kundër banorëve të Babilonisë, kundër princave e kundër të mençurve të saj.+
36 Do të vijë një shpatë kundër atyre që thonë fjalë boshe,* e ata do të veprojnë pa mend.
Do të vijë një shpatë kundër luftëtarëve, e ata do të tmerrohen.+
37 Do të vijë një shpatë kundër kuajve të tyre, kundër karrocave të luftësdhe kundër tërë popujve të ndryshëm që janë në mes të saj,e ata do të bëhen si gratë.+
Do të vijë një shpatë kundër thesareve të saj, e ato do të plaçkiten.+
38 Do të vijë një shkretim mbi ujërat e saj, e ato do të thahen,+sepse është një vend me shëmbëlltyra të skalitura,+dhe, për shkak të vegimeve* të tyre të lemerishme, ata veprojnë si të çmendur.
39 Prandaj kafshët e shkretëtirës do të banojnë me kafshët që ulërijnë,dhe strucët do të banojnë në të.+
Ajo nuk do të banohet më kurrë,as do të popullohet më brez pas brezi.+
40 Ashtu si Perëndia shkatërroi Sodomën, Gomorrën+ dhe qytetet e saj fqinje,+—thotë Jehovai,—kështu do të ndodhë edhe me Babiloninë. Në të nuk do të banojë asnjeri, e askush nuk do të vendoset me banim atje.+
41 Ja, një popull po vjen nga veriu,dhe një komb i madh e mbretër të mëdhenj+ do të ngrihennga vendet më të largëta të tokës.+
42 Ata janë pajisur me hark e shtizë.+
Janë mizorë dhe nuk kanë aspak mëshirë.+
Zhurma e tyre, teksa kalërojnë kuajt,është si deti që gjëmon.+
Janë rreshtuar në formacion luftimi kundër teje si një njeri i vetëm, o bijë e Babilonisë.+
43 Mbreti i Babilonisë ka dëgjuar lajmin për ta+dhe e ka lëshuar zemra.*+
E ka pushtuar ankthi,e kanë pushtuar dhembjet si të gruas që lind.
44 Ja, dikush do të vijë si një luan nga shkurrnajat e dendura përgjatë Jordanit kundër kullotave të sigurta, por në çast do t’i bëj që t’ia mbathin që aty. Do të caktoj aty të zgjedhurin tim,+ sepse kush është si unë, dhe kush mund të më sfidojë? Cili bari mund të qëndrojë para meje?+
45 Prandaj dëgjoni vendimin* e Jehovait kundër Babilonisë+ dhe atë që ka ndër mend të bëjë kundër vendit të kaldeasve:
me siguri të vegjlit e kopesë do t’ia tërheqin zvarrë,dhe për shkak të tyre, kullotat e sigurta ai do t’i bëjë të shkreta.+
46 Nga zhurma e pushtimit të Babilonisë, toka do të dridhetdhe mes kombeve do të dëgjohet një klithmë.’+
Shënimet
^ Ose «shtyllë sinjalizuese».
^ Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
^ Fjalë për fjalë «do të fishkëllejë».
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezari», një variant tjetër i këtij emri.
^ Ose «dhe caktojini për shfarosje». Shih Fjalorthin.
^ Ose «Caktojeni për shkatërrim». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «do t’i bëj të heshtin».
^ Ose «profetëve të rremë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «e kanë lëshuar duart».
^ Ose «vullnetin; qëllimin».