Jeremia 30:1-24
-
Premtime për rivendosje dhe shërim (1-24)
30 Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi Jeremisë:
2 «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Shkruaji në një libër gjithë fjalët që po të them,
3 sepse ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do t’i mbledh robërit e popullit tim, të Izraelit e të Judës,+—thotë Jehovai,—dhe do t’i kthej në vendin që u dhashë paraardhësve të tyre, e ata do ta shtien në dorë përsëri.’»+
4 Këto janë fjalët që Jehovai i tha Izraelit e Judës.
5 Kështu thotë Jehovai:
«Kemi dëgjuar zhurmë drithëruese.
Ka tmerr, dhe jo paqe.
6 Pyesni, ju lutem, nëse një mashkull mund të lindë fëmijë.
Atëherë pse shoh çdo burrë të fortë me duart në mes,*si një grua që po lind?+
Pse janë zverdhur tërë fytyrat?
7 Obobo! Ajo ditë është e tmerrshme.*+
Nuk ka tjetër si ajo.
Është kohë ankthi për Jakobin,por unë do ta shpëtoj.
8 Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—do t’ua thyej zgjedhën që kanë në qafë e do t’ua këput më dysh litarët, dhe të huajt nuk do t’i shfrytëzojnë më si skllevërit e tyre.*
9 Ata do t’i shërbejnë Jehovait, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit që do të vë për ta.+
10 Por ti mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,—thotë Jehovai.
Mos u tmerro, o Izrael,+sepse unë do të të shpëtoj nga vendi i largëtdhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë.+
Jakobi do të kthehet dhe do të jetë i qetë e pa shqetësime.
Askush nuk do ta trembë.+
11 Se unë jam me ty për të të shpëtuar,—thotë Jehovai.
Unë do t’i shfaros të gjitha kombet ku të kam shpërndarë,+kurse ty nuk do të shfaros.+
Do të të disiplinoj* në masën e duhur,nuk do të të lë aspak pa ndëshkuar.»+
12 Kështu thotë Jehovai:
«Nuk ka shërim për shembjen tënde.+
Plaga jote është e pashërueshme.
13 Nuk ka asnjë që ta mbrojë çështjen tënde;asgjë që të shërojë ulcerën tënde.
S’ka shërim për ty!
14 Të gjithë dashnorët e tu të zjarrtë të kanë harruar+dhe nuk të kërkojnë më.
Të kam goditur siç godet një armik,+të kam ndëshkuar siç ndëshkon një i pamëshirshëm,për shkak të fajit tënd të pamasë dhe të mëkateve të tua të shumta.+
15 Pse ankohesh për rrënimin tënd?
Dhembja jote është e pashërueshme!
Prej fajit tënd të pamasë dhe mëkateve të tua të shumta+po t’i bëj këto gjëra.
16 Me siguri ata që të gllabëronin, do të gllabërohen;+edhe armiqtë e tu do të shkojnë të gjithë në robëri.+
Tërë ata që të zhvatnin, do të zhvaten,dhe të gjithë ata që të plaçkitnin, do t’ua dorëzoj plaçkitësve.»+
17 Jehovai thotë: «Por do të ta kthej shëndetin e do të t’i shëroj plagët,+ndonëse ata të quanin ‘të dëbuar’ duke thënë:
‘Sioni, që nuk e kërkon askush.’»+
18 Kështu thotë Jehovai:
«Do t’i mbledh robërit e tendave të Jakobit+e do të më vijë keq për tabernakujt e tij.
Qyteti do të ndërtohet prapë në kodrën e vet,+kulla e fortifikuar do të jetë në vendin e duhur.
19 Nga atje do të vërshojnë falënderimet dhe të qeshurat.+
Unë do t’i shtoj, e ata nuk do të jenë pak;+do t’i bëj të shumtë,*e nuk do të jenë të papërfillshëm.+
20 Bijtë e Jakobit do të bëhen si në të kaluarën,dhe asambleja e njerëzve të tij do të rrijë gjithmonë para meje.+
Unë do t’i ndëshkoj të gjithë shtypësit e tij.+
21 Nga ai do të vijë i madhërishmi, nga ai do të dalë mbreti i vet.
Unë do ta lejoj që të afrohet, dhe ai do të më afrohet.
E kush tjetër do të guxonte* të më afrohej?!—thotë Jehovai.
22 Ju do të jeni populli im,+ e unë do të jem Perëndia juaj.»+
23 Ja, stuhia e Jehovait do të shpërthejë me tërbim.+
Si një shtjellë do të sillet mbi kokën e të ligjve.
24 Zemërimi i zjarrtë i Jehovait nuk do të fashitet,derisa të përmbushen dhe të plotësohen qëllimet e zemrës së tij.+
Në ditët e fundit do ta kuptoni qartë këtë.+
Shënimet
^ Ose «ijë».
^ Fjalë për fjalë «e madhe».
^ Ose «nuk do të të shfrytëzojnë më si skllavin e tyre».
^ Ose «Do të të ndreq».
^ Një mundësi tjetër «të nderuar».
^ Fjalë për fjalë «do ta jepte zemrën peng që».