Jeremia 17:1-27

  • Mëkati i Judës është i rrënjosur (1-4)

  • Bekimet që vijnë kur besojmë te Jehovai (5-8)

  • Zemra e pabesë (9-11)

  • Jehovai, shpresa e Izraelit (12, 13)

  • Lutja e Jeremisë (14-18)

  • Sabati të mbahet i shenjtë (19-27)

17  Mëkati i Judës është shkruar me penë* hekuri;me një majë diamanti është skalitur në pllakën e zemrës së tyre e në brirët e altarëve të tyre,   ndërkohë që bijtë e tyre kujtojnë altarët dhe shtyllat e shenjta*+ pranë një peme të harlisur, në kodrat e larta,+   nëpër male, në zona të hapura. Të mirat dhe gjithë thesaret e tua do t’i jap si plaçkë,+po, vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit në mbarë territoret e tua.+   Trashëgiminë që të dhashë, do ta humbasësh për fajin tënd.+ Prandaj do të bëj që t’u shërbesh armiqve të tu në një vend që nuk e njeh,+sepse e ke ndezur zemërimin tim si zjarr.*+ Ai do të rrijë ndezur përgjithmonë.   Kështu thotë Jehovai: ‘I mallkuar është ai* që ka besim te njeriu,+që mbështetet te fuqia* e njeriut,+dhe zemra e të cilit largohet nga Jehovai.   Ai do të bëhet si një pemë e vetmuar në shkretëtirë. Kur të vijë e mira, nuk do ta shohë,por do të banojë në vende të thata në shkretëtirë,në një tokë të kripur ku s’mund të jetojë askush.   I bekuar është ai* që ka besim te Jehovai,që e sheh Jehovain si sigurinë e vet.+   Ai do të bëhet si një pemë e mbjellë pranë ujërave,që i lëshon rrënjët pranë rrjedhës së ujit. Kur të vijë të nxehtët, nuk do ta ndiejë, përkundrazi gjethnajën do ta ketë gjithmonë të dendur.+ Në vitin e thatësirës, nuk do ta zërë ankthie do të japë vazhdimisht fryt.   Zemra është më e pabesë* se çdo gjë tjetër. Ajo është e rrezikshme.*+ E kush mund ta njohë? 10  Unë, Jehovai, hetoj zemrën+dhe shqyrtoj skutat më të thella të mendjes*për t’i dhënë secilit sipas udhëve të veta,sipas fryteve të veprave të tij.+ 11  Si thëllëza që mbledh vezë që nuk janë të sajat,kështu është ai që vë pasuri në mënyrë të pandershme.*+ Kur të jetë në mes të jetës, do t’i humbasë,dhe në fund do të dalë i pamend.’ 12  Vendi i shenjtërores sonë është një fron i lavdishëm,i lartësuar që nga fillimi.+ 13  O Jehova, shpresa e Izraelit! Të gjithë ata që të braktisin, do të turpërohen. Ata që bëjnë apostazi ndaj teje,* do të shkruhen në dhé,*+sepse kanë braktisur Jehovain, burimin e ujit të jetës.*+ 14  Shëromë, o Jehova, e do të shërohem! Shpëtomë, e do të shpëtoj,+sepse ti je ai që lëvdoj! 15  Ja, ka nga ata që më thonë: «Ku është fjala e Jehovait?+ Të plotësohet atëherë!» 16  Por unë vazhdova të të ndjek e të jem një bari. As nuk e dëshiroja ditën e shkatërrimit. Ti i di të gjitha fjalët e buzëve të mia;gjithçka e kam thënë përpara teje. 17  Mos u bëj shkak tmerri për mua. Ti je streha ime në ditën e shkatërrimit. 18  U turpërofshin ata që më përndjekin,+ dhe jo unë! I pushtoftë ata tmerri, dhe jo mua! Sille ndaj tyre atë ditë të zezë,+dërrmoji e shkatërroji plotësisht!* 19  Kështu më tha Jehovai: «Shko e rri te porta e bijve të popullit, nga e cila hyjnë e dalin mbretërit e Judës, si edhe te të gjitha portat e Jerusalemit.+ 20  Thuaju atyre: “Dëgjoni fjalën e Jehovait, o mbretër të Judës, mbarë ti, o Judë, dhe të gjithë ju, banorë të Jerusalemit, që hyni nga këto porta! 21  Kështu thotë Jehovai: ‘Ruani veten, dhe as mos mbani, as mos futni asnjë ngarkesë në portat e Jerusalemit gjatë ditës së Sabatit.+ 22  Mos nxirrni asnjë ngarkesë jashtë shtëpive dhe mos bëni asnjë punë në ditën e Sabatit.+ Shenjtërojeni ditën e Sabatit, siç i urdhërova paraardhësit tuaj.+ 23  Por ata nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë. Me kokëfortësi* nuk pranuan të bindeshin apo ta pranonin disiplinën.+ 24  Megjithatë, nëse ju më bindeni pikë për pikë,​—thotë Jehovai,—​e nuk futni asnjë ngarkesë në portat e këtij qyteti ditën e Sabatit dhe e shenjtëroni atë ditë duke mos bërë asnjë punë,+ 25  atëherë nga portat e këtij qyteti do të hyjnë edhe mbretër e princa që do të ulen në fronin e Davidit;+ do të hyjnë të hipur në karroca e kuaj​—ata, burrat e Judës dhe banorët e Jerusalemit+—​e ky qytet do të banohet përgjithmonë. 26  E do të vijnë njerëz nga qytetet e Judës, nga vendet rreth e qark Jerusalemit, nga vendi i Beniaminit,+ nga ultësira,+ nga rajoni malor dhe nga Negebi.* Ata do të sjellin në shtëpinë e Jehovait blatime të plota të djegura,+ flijime,+ blatime në drithë,+ temjan të bardhë dhe blatime falënderimi.+ 27  Por, në qoftë se nuk më bindeni e nuk shenjtëroni ditën e Sabatit, mbani ngarkesa e i futni ato në portat e Jerusalemit ditën e Sabatit, atëherë unë do t’u vë zjarrin portave të tij. Ai do të përpijë kullat e fortifikuara të Jerusalemit+ dhe nuk do të shuhet.’”»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «kunj». Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «sepse për shkak të zemërimit tim, je ndezur si zjarr».
Ose «ai burrë i fuqishëm».
Ose «e ka shpresën te krahu».
Ose «ai burrë i fuqishëm».
Ose «mashtruese».
Një mundësi tjetër «e pashërueshme».
Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».
Ose «por jo me drejtësi».
Fjalë për fjalë «ndaj meje», me sa duket i referohet Jehovait.
Domethënë, do të shkatërrohen.
Fjalë për fjalë «ujit të gjallë».
Ose «shkatërroji dyfish».
Fjalë për fjalë «E ngurtësuan qafën».
Ose «nga jugu».