Jeremia 15:1-21

  • Jehovai nuk do ta ndryshojë gjykimin (1-9)

  • Jeremia ankohet (10)

  • Jehovai përgjigjet (11-14)

  • Jeremia lutet (15-18)

    • Të përpish fjalët e Perëndisë sjell kënaqësi (16)

  • Jeremia merr forcë nga Jehovai (19-21)

15  Atëherë Jehovai më tha: «Edhe sikur Moisiu e Samueli të ishin para meje,+ ky popull nuk do të kishte kurrsesi pëlqimin tim. Flakini larg syve të mi! Le të ikin! 2  Nëse të thonë: ‘Ku të ikim?’, ti duhet t’u thuash: “Kështu thotë Jehovai: ‘Kushdo që është për plagën vdekjeprurëse, nga plaga vdekjeprurëse do të vdesë! Kushdo që është për shpatën, nga shpata do të vdesë!+ Kushdo që është për zinë e bukës, nga zia e bukës do të vdesë! Kushdo që është për robërinë, në robëri do të shkojë!+ 3  Unë kam caktuar kundër tyre katër lloje të këqijash:*+ shpatën për t’i vrarë, qentë për t’i tërhequr zvarrë, zogjtë e qiellit dhe egërsirat e tokës për t’i gllabëruar e për t’i rrënuar,+​—thotë Jehovai.—​ 4  Do t’i katandis aq keq, sa tërë mbretëritë e tokës do të llahtarisen kur t’i shohin,+ për shkak të asaj që Manaseu, mbreti i Judës, biri i Hezekisë, bëri në Jerusalem.+  5  Kujt do t’i dhimbsesh, o Jerusalem? Kush do të ta qajë hallin? Kush do të ndalet për të të pyetur si je?  6  Ti vetë më ke braktisur,​—thotë Jehovai.+ Më kthen vazhdimisht shpinën.*+ Prandaj unë do ta ngre dorën kundër teje dhe do të të shkatërroj.+ U lodha duke ndier dhembshuri* për ty.  7  Te portat e vendit, me sfurk do t’i hedh në erë. Do t’i lë pa fëmijë.+ Do ta shkatërroj popullin tim,meqë nuk pranon të kthehet nga udha e tij.+  8  Para syve të mi, vejushat do të bëhen më të shumta se kokrrizat e rërës së detit. Në mesditë do të sjell kundër tyre shkatërruesin, kundër nënës e kundër të riut. Do të shkaktoj papritur trazirë dhe tmerr.  9  Gruaja që lindi shtatë bij, është tretur,po gulçon.* Dielli i saj perëndoi kur ishte akoma ditë,duke i sjellë turp e poshtërim.* Ata pak që do të mbeten,do t’ia jap shpatës së armiqve,​—thotë Jehovai.’”»+ 10  «I mjeri unë, o nënë! Ti ke lindur një njeri si unë,+një njeri me të cilin bën sherr e grindet i gjithë vendi. As i kam dhënë e as i kam marrë hua njeriu,por të tërë më mallkojnë.» 11  Jehovai tha: «Pa dyshim do të të ndihmoj.* Pa dyshim do të ndërhyj për ty tek armikukur të jesh në hall dhe në vuajtje. 12  A mund ta copëtojë dikush hekurin,hekurin që vjen nga veriu dhe bakrin? 13  Të mirat dhe thesaret tuaja do t’i jap si plaçkë,+pa asnjë çmim, për shkak të tërë mëkateve që keni kryer nëpër gjithë territoret tuaja. 14  Do t’ua jap armiqvepër t’i çuar në një vend që nuk e keni njohur,+sepse zemërimi më është ndezur si zjarrdhe po shpërthen kundër jush.»+ 15  Ti e di mirë vuajtjen time, o Jehova. Më kujto dhe drejtoje vëmendjen nga unëe hakmerru kundër përndjekësve të mi.+ Mos lejo që të vdes* vetëm pse ti tregohesh i duruar me ta.* Veç për ty po e duroj këtë poshtërim.+ 16  Kur më erdhën fjalët e tua, i përpiva.+ O Jehova, o Perëndi i ushtrive,fjala jote u bë ngazëllimi dhe gëzimi i zemrës sime,sepse mbaj emrin tënd. 17  Nuk shoqërohem me tallësit, nuk gëzoj me ta,+ngaqë jam nën autoritetin tënd,* ulem vetëm,sepse ti më ke mbushur me indinjatë.*+ 18  Pse dhembja ime është kronike dhe plaga e pashërueshme? S’pranon që të shërohet. A do të bëhesh për mua si një burim uji që të gënjen,tek i cili nuk ke siguri?! 19  Prandaj kështu thotë Jehovai: «Nëse kthehesh tek unë,do të kesh prapë miratimin tim e do të më shërbesh.* E nëse e dallon atë që është e çmuar nga ajo që s’ka pikë vlere,ti do të bëhesh goja ime.* Atyre do t’u duhet të kthehen te ti,por ti nuk do të kthehesh tek ata. 20  Unë po të bëj si një mur bakri të fortifikuar për këtë popull.+ Ata pa dyshim do të luftojnë kundër teje,por nuk do të të mposhtin,+sepse unë jam me ty për të të shpëtuar e për të të çliruar,​—thotë Jehovai. 21  Do të të shpëtoj nga dora e të ligjvedhe do të të shpengoj* nga dora e mizorëve.»

Shënimet

^ Një mundësi tjetër «katër lloje gjykimesh».
^ Ose «keqardhje».
^ Një mundësi tjetër «Ecën vazhdimisht mbrapsht».
^ Ose «shpirti i saj po gulçon».
^ Një mundësi tjetër «i ka ardhur turp dhe është skuqur».
^ Ose «do të të shërbej për mirë».
^ Fjalë për fjalë «Mos më merr».
^ Ose «ngaqë ti nuk zemërohesh shpejt me ta».
^ Ose «me një mesazh dënimi».
^ Ose «Ngaqë dora jote është mbi mua».
^ Fjalë për fjalë «do të qëndrosh para meje».
^ Ose «do të bëhesh zëdhënësi im».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».