Jeremia 46:1-28
46 Jehovai i drejtoi profetit Jeremia këtë fjalë për kombet.+
2 Kundër Egjiptit:+ për ushtrinë e faraonit Neko,+ mbretit të Egjiptit, i cili ishte përgjatë lumit Eufrat dhe u mund në Karkemish nga Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, në vitin e katërt të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës.
3 «Bëni gati shqytet* dhe mburojat e mëdha!
Përpara në betejë!
4 Mbrehni kuajt dhe hipuni, o kalorës.
Zini vend dhe vini helmetat* në kokë.
Mprehni heshtat dhe vishni thurakët.*
5 Pse i shoh ata të tmerruar?
Ata po tërhiqen, dhe luftëtarët janë shpartalluar.
Ia kanë mbathur nga frika dhe kokën pas s’e kanë kthyer.
Ka tmerr rreth e qark,—thotë Jehovai.
6 I shpejti s’mund t’ia mbathë, dhe luftëtarët nuk shpëtojnë dot.
Në veri, buzë lumit Eufrat,janë penguar dhe kanë rënë.+
7 Kush është ai që vjen si lumi Nil,si lumenjtë me ujëra vërshuese?
8 Egjipti vjen si lumi Nil,+si lumenjtë me ujëra vërshuese.
Ai thotë: ‘Do të ngrihem e do të mbuloj tokën.
Do të shkatërroj qytetin dhe banorët e tij.’
9 Ngjituni, o kuaj,lëshohuni si të çmendura, o karroca!
Le të shkojnë përpara luftëtarët,Kushi e Puti që përdorin mburojën,+dhe ludimët+ që me mjeshtëri e tendosin harkun.+
10 Ajo ditë i përket Zotërisë Sovran, Jehovait të ushtrive; është dita e hakmarrjes ndaj kundërshtarëve të tij. Shpata do të gllabërojë, do të ngopet dhe do të dehet me gjakun e tyre, sepse Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive, do të bëjë një flijim* në vendin e veriut pranë lumit Eufrat.+
11 O virgjëreshë e Egjiptit,ngjitu në Galad që të marrësh balsam!+
Kot i ke shtuar barnat,sepse s’ka shërim për ty.+
12 Kombet kanë dëgjuar për çnderimin tënd,+klithma jote ka mbushur vendin.
Luftëtari pengon luftëtarin,e rrëzohen që të dy.»
13 Kjo është fjala që Jehovai i tha profetit Jeremia për ardhjen e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, për të sulmuar Egjiptin:+
14 «Thuaje në Egjipt, shpalle në Migdol,+shpalle edhe në Nof* e në Tafnes.+
Thuaj: “Zër vend, përgatitu,sepse një shpatë do të gllabërojë gjithçka përreth teje.
15 Pse të fuqishmit e tu janë përlarë?
Nuk kanë bërë qëndresë,sepse Jehovai i ka hedhur përtokë.
16 Një numër i madh prej tyre po pengohen e po bien.
I thonë njëri-tjetrit:
‘Çohu! Të kthehemi te njerëzit tanë dhe te vendi ynë,për shkak të shpatës mizore.’
17 Atje ata kanë shpallur:
‘Faraoni, mbreti i Egjiptit, s’është veçse një mburracak,që e ka lënë mundësinë* t’i ikë nga duart.’+
18 Kështu thotë Mbreti, emri i të cilit është Jehovai i ushtrive: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj’,ai* do të hyjë si Tabori+ ndër maledhe si Karmeli+ pranë detit.
19 Bëj gati plaçkat për mërgim,o bijë që banon në Egjipt,sepse Nofi* do të bëhet objekt llahtarie;do t’i vënë zjarrin* dhe do të mbetet pa asnjë banor.+
20 Egjipti është si një mëshqerrë e bukur,por kundër tij do të vijnë nga veriu zekthat.
21 Edhe mercenarët e vet në mes të tij janë si viça të majmë,por edhe ata janë tërhequr e kanë ikur të gjithë.
Nuk kanë bërë dot qëndresë,+sepse mbi ta ka ardhur dita e shkatërrimit,koha që të lahen hesapet.
22 Zëri i tij është si i gjarprit që rrëshqet,sepse do ta ndjekin plot fuqi e me sëpata,si burrat që presin dru.*
23 Ata do ta presin pyllin e tij,—thotë Jehovai,—ndonëse dukej i padepërtueshëm,sepse ata janë më të shumtë se karkalecat, janë të panumërt.
24 Bija e Egjiptit do të turpërohet.
Do të bjerë në duart e popullit të veriut.’+
25 Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, thotë: ‘Tani do të ndëshkoj Amonin+ e Nosë,*+ faraonin, Egjiptin, perënditë+ dhe mbretërit e tij, po, faraonin dhe gjithë ata që kanë besim tek ai.+
26 Do t’i dorëzoj në duart e atyre që kërkojnë t’u marrin jetën, në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë,+ e në duart e shërbëtorëve të tij. Më pas Egjipti do të banohet si në ditët e shkuara,—thotë Jehovai.+
27 Por ti mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,mos u tmerro, o Izrael,+sepse unë do të të shpëtoj nga vendi i largët,dhe do t’i shpëtoj pasardhësit* e tu nga vendi i robërisë.+
Jakobi do të kthehet dhe do të jetë i qetë e pa shqetësime,e askush nuk do ta trembë.+
28 Mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,—thotë Jehovai,—sepse unë jam me ty.
Unë do t’i shfaros të gjitha kombet ku të kam shpërndarë,+kurse ty nuk do të shfaros.+
Megjithatë do të të disiplinoj* në masën e duhur+dhe nuk do të të lë aspak pa ndëshkuar.’”»
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezari», një variant tjetër i këtij emri.
^ Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
^ Ose «përkrenaret».
^ Ose «parzmoret e thurura».
^ Ose «do të bëjë kërdinë».
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
^ Ose «Memfis».
^ Fjalë për fjalë «kohën e caktuar».
^ Domethënë, pushtuesi i Egjiptit.
^ Ose «Memfisi».
^ Një mundësi tjetër «do të bëhet shkreti».
^ Ose «që mbledhin dru».
^ Domethënë, të Tebës.
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
^ Fjalë për fjalë «farën».
^ Ose «do të të ndreq».