Jeremia 40:1-16

  • Nebuzaradani e liron Jereminë (1-6)

  • Gedaliahu caktohet mbi vendin (7-12)

  • Komplot kundër Gedaliahut (13-16)

40  Fjala që Jehovai i drejtoi Jeremisë pasi Nebuzaradani,+ kreu i rojës, e la të ikte nga Ramahu.+ Jereminë e kishin sjellë aty të lidhur me pranga dhe gjendej mes gjithë të mërguarve të Jerusalemit e të Judës që po i çonin në Babiloni.  Atëherë kreu i rojës e mori Jereminë dhe i tha: «Jehovai, Perëndia yt, e paratha këtë të keqe për vendin  dhe Jehovai e solli vërtet siç kishte thënë, sepse ju keni mëkatuar kundër Jehovait dhe nuk i jeni bindur zërit të tij. Ja pse ju ndodhi kjo gjë.+  Sot po të liroj nga prangat që ke në duar. Nëse të duket mirë të vish me mua në Babiloni, eja, dhe unë do të kujdesem për ty. Por në qoftë se nuk do që të vish me mua në Babiloni, mos hajde. Shiko! Ke përpara tërë vendin. Shko ku të të pëlqejë.»+  Por ai po ngurronte, prandaj Nebuzaradani i tha: «Kthehu te Gedaliahu,+ biri i Ahikamit,+ birit të Shafanit,+ që mbreti i Babilonisë e ka caktuar mbi qytetet e Judës, dhe qëndro me të në mes të popullit, ose shko ku të të pëlqejë.» Pastaj kreu i rojës i dha ushqim e një dhuratë dhe e la të ikte.  Kështu Jeremia shkoi te Gedaliahu, biri i Ahikamit, në Mizpah,+ dhe qëndroi me të në mes të popullit që kishte mbetur në vend.  Më vonë, gjithë krerët e ushtrisë që ishin anembanë vendit me njerëzit e tyre, dëgjuan se mbreti i Babilonisë kishte caktuar mbi Judën Gedaliahun, birin e Ahikamit, dhe se e kishte caktuar mbi të varfrit e popullit​—burrat, gratë e fëmijët që nuk i kishin çuar në Babiloni.+  Kështu ata që vajtën te Gedaliahu në Mizpah,+ ishin: Ismaeli,+ biri i Netaniahut, Johanani+ dhe Jonatani, bij të Kareahut, Serajahu, biri i Tanumetit, bijtë e netofathitit Efai, dhe Jezaniahu,+ biri i makathitit, bashkë me njerëzit e tyre.  Gedaliahu, biri i Ahikamit, birit të Shafanit, iu betua atyre dhe njerëzve të tyre e u tha: «Mos kini frikë t’u shërbeni kaldeasve. Qëndroni në këtë vend dhe shërbejini mbretit të Babilonisë, e do t’ju shkojë mbarë.+ 10  Unë do të qëndroj në Mizpah, për t’ju përfaqësuar para* kaldeasve që do të vijnë te ne. Kurse ju grumbulloni verë, fruta vere e vaj dhe ruajini në enët tuaja, e banoni në qytetet që keni zënë.»+ 11  Edhe gjithë judenjtë që ishin në Moab, në Amon e në Edom, dhe ata që ishin në tërë vendet e tjera, dëgjuan se mbreti i Babilonisë kishte lënë një mbetje në Judë dhe se kishte caktuar mbi ta Gedaliahun, birin e Ahikamit, birit të Shafanit. 12  Kështu gjithë judenjtë filluan të ktheheshin nga vendet ku ishin shpërndarë dhe shkuan në vendin e Judës te Gedaliahu në Mizpah. Ata grumbulluan verë dhe fruta vere në sasi shumë të mëdha. 13  Johanani, biri i Kareahut, dhe gjithë krerët e ushtrisë që ishin anembanë vendit, vajtën te Gedaliahu në Mizpah. 14  Ata i thanë: «A nuk e di se Baalisi, mbreti i amonitëve,+ ka dërguar Ismaelin, birin e Netaniahut, që të të vrasë?»+ Por Gedaliahu, biri i Ahikamit, nuk u besoi. 15  Pastaj Johanani, biri i Kareahut, i tha fshehurazi Gedaliahut në Mizpah: «Dua të shkoj dhe ta vras Ismaelin, birin e Netaniahut, e askush s’ka për ta marrë vesh. Pse të të vrasë ai, dhe pse gjithë populli i Judës që është mbledhur rreth teje të shpërndahet e mbetja e Judës të marrë fund?» 16  Por Gedaliahu,+ biri i Ahikamit, i tha Johananit, birit të Kareahut: «Mos e bëj këtë, sepse ajo që po thua për Ismaelin është një gënjeshtër.»

Shënimet

Fjalë për fjalë «për të qëndruar para».