Jeremia 6:1-30

  • Rrethimi i Jerusalemit afrohet (1-9)

  • Zemërimi i Jehovait ndaj Jerusalemi (10-21)

    • Thonë «Paqe!», kur paqe s’ka (14)

  • Pushtim mizor nga veriu (22-26)

  • Jeremia shërben si provues metali (27-30)

6  O bij të Beniaminit, gjeni strehë larg Jerusalemit! Bjerini bririt+ në Tekoa;+ngrini një sinjal me zjarr në Beth-Hakerem,sepse nga veriu po vjen një e keqe, po, një shkatërrim i madh.+  2  Bija e Sionit i ngjan një gruaje të bukur e delikate.+  3  Barinjtë do të vijnë me kopetëe do t’i ngrenë tendat rreth e qark saj.+ Secili do ta kullotë kopenë nën kujdesin e vet.+  4  «Përgatitni* një luftë kundër saj. Çohuni e ta sulmojmë në mesditë!» «Ah, sa keq, sepse dita po mbarone muzgu i mbrëmjes po zgjat!»  5  «Çohuni, le ta sulmojmë natëne t’ia shkatërrojmë kullat e fortifikuara!»+  6  Në fakt kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Pritni dru dhe ngrini një ledh rrethues kundër Jerusalemit,+sepse këtij qyteti i duhet kërkuar llogari;në mesin e tij ka veçse shtypje.+  7  Ashtu si një sternë e mban ujin të ftohtë,*po njësoj* ai e mban ligësinë brenda vetes. Në të dëgjohet dhuna e shkatërrimi;+sëmundja dhe plaga janë vazhdimisht përpara meje.  8  Prano paralajmërimin, o Jerusalem, përndryshe do të t’i kthej krahët i neveritur;+do të të katandis në një shkreti, në një vend të pabanuar.»+  9  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Ata do ta mbledhin krejt mbetjen e Izraelit siç mblidhet rrushi i fundit i hardhisë;kaloje përsëri dorën si vjelësi që mbledh rrush nga hardhitë.» 10  «Cilëve t’u flas e cilët të paralajmëroj? Kush do të dëgjojë? Ja, i kanë mbyllur veshët,* që të mos kushtojnë vëmendje.+ Ja, fjala e Jehovait është bërë diçka për t’u përbuzur;+nuk gjejnë kënaqësi në të. 11  Prandaj zemërimi i Jehovait është ndezur brenda meje,dhe u lodha duke u përmbajtur.»+ «Zbraze zemërimin mbi fëmijët në rrugë,+mbi grupet e të rinjve së bashku. Të gjithë ata do të merren robër, burri bashkë me të shoqen,i moshuari bashkë me atë që është shumë i moshuar.*+ 12  Shtëpitë e tyre do t’u jepen të tjerëve, bashkë me arat dhe gratë,+sepse unë do ta ngre dorën kundër banorëve të vendit,​—thotë Jehovai. 13  Secili nxjerr fitime të pandershme,+ nga më i vogli deri te më i madhi;secili e zhvat tjetrin,+ nga profeti deri te prifti. 14  Ata përpiqen ta shërojnë shkel e shko* shembjen* e popullit tim, duke thënë: ‘Ka paqe! Ka paqe!’,kur paqe s’ka.+ 15  A u vjen turp për gjërat e neveritshme që kanë bërë? Nuk u vjen aspak turp! Ata as nuk e dinë çfarë është turpi!+ Prandaj do të bien mes të rënëve;kur unë t’i ndëshkoj, do t’u merren këmbët»,​—thotë Jehovai. 16  Kështu thotë Jehovai: «Rrini në kryqëzim dhe shihni. Pyetni për rrugët e lashta,se ku është udha e mirë dhe ecni në të,+e gjeni prehje për veten.» Por ju u përgjigjët: «S’do të ecim në të.»+ 17  «Unë caktova roja+ që thoshin: ‘Kushtojini vëmendje tingullit të bririt!’»+ Por ju thatë: «S’do të kushtojmë vëmendje.»+ 18  «Prandaj dëgjoni, o kombe! Dëgjo mirë, o asamble,se ç’do t’u ndodhë atyre! 19  Dëgjo, o tokë! Ja, unë po sjell një të keqe mbi këtë popull,+si fryt të intrigave të tyre,sepse nuk u kushtuan vëmendje fjalëve të miadhe e hodhën poshtë ligjin* tim. 20  Ç’më duhet që më sillni temjan të bardhë nga Shebadhe kallam të ëmbël* nga një vend i largët? Blatimet e plota të djegura nuk janë të pranueshmedhe flijimet tuaja nuk më sjellin kënaqësi.»+ 21  Prandaj, kështu thotë Jehovai: «Ja, unë do të vë për këtë popull gurë pengese,dhe ata do të pengohen,etër e bij bashkë,fqinji e shoku i tij,të gjithë do të marrin fund.»+ 22  Kështu thotë Jehovai: «Ja, një popull po vjen nga vendi i veriutdhe një komb i madh do të zgjohet nga viset më të largëta të tokës.+ 23  Ata do të rrokin harkun dhe shtizën. Janë mizorë dhe nuk kanë aspak mëshirë. Zëri i tyre do të gjëmojë si deti,dhe ata do të kalërojnë kuajt.+ Rreshtohen për betejë si një luftëtar kundër teje, o bijë e Sionit.» 24  E dëgjuam lajmin për të. Na lëshoi zemra;*+halli na ka zënë,një ankth* si i gruas që po lind.+ 25  Mos shko në arëe mos ec në rrugë,sepse të pret shpata e armikut. Tmerr ka rreth e qark! 26  O bijë e popullit tim,vishu me copë thesi*+ dhe zhgërryhu në hi. Mbaj zi si për një bir të vetëm, vajto me hidhërim,+sepse shkatërruesi do të vijë befas drejt nesh.+ 27  «Ty* të kam bërë provues metali në mes të popullit tim,dikë që bën kërkim të hollësishëm;ti duhet ta shqyrtosh dhe ta hetosh sjelljen e tyre. 28  Ata janë njerëzit më kokëfortë,+që enden si shpifës.+ Janë si bakri e hekuri;të gjithë janë të korruptuar. 29  Gjyryku* është zhuritur nga nxehtësia,por nga zjarri del veçse plumb. Më kot bëhet një rafinim i fuqishëm,+sepse të këqijtë nuk janë ndarë veç.+ 30  Njerëzit kanë për t’i quajtur argjend i flakur,sepse Jehovai i ka flakur tej.»+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».
^ Ose «të freskët».
^ Ose «të freskët».
^ Fjalë për fjalë «i kanë të parrethprerë veshët».
^ Fjalë për fjalë «është plot ditë».
^ Ose «thyerjen».
^ Ose «përciptazi».
^ Ose «udhëzimin».
^ Një kallam aromatik.
^ Fjalë për fjalë «dhembjet e lindjes».
^ Fjalë për fjalë «Duart na janë lëshuar».
^ Domethënë, Jereminë.
^ Një pajisje që farkëtari e përdorte për t’i fryrë zjarrit në një furrë të nxehtë që të rriste temperaturën.