Jeremia 1:1-19

  • Jeremia caktohet profet (1-10)

  • Vegimi i pemës së bajames (11, 12)

  • Vegimi i kazanit (13-16)

  • Jeremia merr forcë për të kryer caktimin (17-19)

1  Këto janë fjalët e Jeremisë,* birit të Hilkiahut, njërit prej priftërinjve në Anatoth,+ në vendin e Beniaminit. 2  Atij iu drejtua fjala e Jehovait në ditët e Josisë,+ birit të Amonit,+ mbretit të Judës, në vitin e 13-të të mbretërimit të tij. 3  Fjala iu drejtua edhe në ditët e Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në fund të vitit të 11-të të mbretërimit të Zedekisë,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, domethënë derisa banorët e Jerusalemit shkuan në mërgim në muajin e 5-të të atij viti.+ 4  Jehovai më drejtoi këtë fjalë:  5  «Para se të të formoja në bark të nënës, të njihja,*+dhe para se të lindje,* të shenjtërova.*+ Unë të bëra profet të kombeve.»  6  Por unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Jam veçse një djalosh+ e nuk di të flas.»+  7  Atëherë Jehovai më tha: «Mos thuaj: ‘Jam veçse një djalosh’,sepse duhet të shkosh te të gjithë ata që do të të dërgojdhe duhet t’u thuash gjithçka që do të të urdhëroj.+  8  Mos ki frikë prej tyre,+sepse unë jam me ty për të të shpëtuar,+​—thotë Jehovai.» 9  Pas kësaj, Jehovai zgjati dorën dhe më preku buzët.+ Atëherë Jehovai më tha: «T’i vura fjalët e mia në gojë.+ 10  Sot të kam dhënë autoritet mbi kombet dhe mbi mbretëritë, që të shkulësh e të rrëzosh, të shkatërrosh e të shembësh, të ndërtosh e të mbjellësh.»+ 11  Jehovai më foli përsëri e më pyeti: «Çfarë sheh, Jeremia?» Unë thashë: «Shoh degën e një bajameje.»* 12  Jehovai më tha: «Ashtu është, sepse unë qëndroj zgjuar që ta plotësoj fjalën time.» 13  Jehovai më pyeti për herë të dytë: «Çfarë sheh?» Unë thashë: «Shoh një kazan që zien* në veri dhe gryka e tij është anuar drejt jugut.» 14  Jehovai m’u përgjigj: «Nga veriu do të vërsulet një e keqekundër tërë banorëve të vendit.+ 15  Unë do të thërras tërë fiset e mbretërive të veriut,​—shpall Jehovai.+ Ata do të vijnë; secili do të vërë fronin e vetnë hyrje të portave të Jerusalemit,+kundër mureve të tij rreth e qarkdhe kundër tërë qyteteve të Judës.+ 16  Unë do të shpall gjykimet e mia kundër tyre për gjithë të ligat që kanë bërë,ngaqë më kanë braktisur,+ngaqë u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera+dhe përkulen përpara veprave të duarve të tyre.+ 17  Por ti bëhu gati të veprosh!* Çohu e thuaju atyre gjithçka që do të të urdhëroj! Mos u tmerro nga ata,+përndryshe unë do të të bëj të tmerrohesh përpara tyre. 18  Ja, sot të kam bërë si qytet të fortifikuar,si shtyllë hekuri e si mure prej bakri kundër tërë vendit,+përpara mbretërve të Judës e princave të saj,përpara priftërinjve e popullit të vendit.+ 19  Ata kanë për të luftuar kundër teje,por nuk do të të mposhtin,sepse unë jam me ty+ për të të shpëtuar,​—thotë Jehovai.»

Shënimet

^ Mund të ketë kuptimin «Jehovai lartëson».
^ Ose «të zgjodha».
^ Fjalë për fjalë «para se të dilje nga barku».
^ Ose «të ndava veç». Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
^ Fjalë për fjalë «e asaj që zgjohet».
^ Fjalë për fjalë «që po i fryjnë», veprim që tregon se po i fryjnë zjarrit nën të.
^ Fjalë për fjalë «ngjishe rrobën në ijë!»