Jeremia 48:1-47

  • Profecia kundër Moabit (1-47)

48  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Moabin:+ «Mjerë Neboja,+ se është shkatërruar! Kiriataimi+ është turpëruar e është pushtuar. Streha e sigurt* është turpëruar e dërrmuar.+   Moabin nuk e lëvdojnë më. Në Heshbon+ kanë thurur një komplot për rënien e tij: ‘Ejani ta shfarosim që të mos jetë më një komb.’ Edhe ti, o Madmen, duhet të heshtësh,sepse shpata po të ndjek.   Nga Horonaimi vjen një klithmë+për shkak të shkatërrimit dhe të shembjes së madhe.   Moabi është rrënuar. Të vegjlit e tij bërtasin.   Nëpër të përpjetën e Luhit ngjiten duke qarë. Nëpër të tatëpjetën nga Horonaimi dëgjohet një klithmë e trishtueshme për katastrofën.+   Mbathjani, shpëtoni jetën! Bëhuni si një dëllinjë në shkretëtirë.   Meqë ke besim te veprat dhe te thesaret e tua,edhe ty do të të pushtojnë. Kemoshi+ do të shkojë në mërgim,bashkë me priftërinjtë e princat e vet.   Shkatërruesi do të hyjë në çdo qytet,dhe asnjë qytet nuk do të shpëtojë.+ Rrafshina* do të marrë fund,dhe rrafshnalta* do të zhduket, siç ka thënë Jehovai.   Vini një shenjë për t’i treguar rrugën Moabit,sepse, kur të rrënohet, do t’ia mbathë,dhe qytetet e tij do të bëhen objekt llahtarie,pa asnjë banor.+ 10  Mallkuar qoftë ai që e kryen shkel e shko misionin e Jehovait,dhe mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak! 11  Moabitët kanë qenë të patrazuar që nga rinia,si llumi në fund të verës. Nuk janë zbrazur nga njëra enë në tjetrëndhe nuk kanë shkuar kurrë në mërgim. Ja pse shija e tyre ka mbetur e njëjtë,dhe aroma e tyre nuk ka ndryshuar. 12  Prandaj do të vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur do të dërgoj burra që t’i kthejnë përmbys. Ata do t’i kthejnë përmbys, do t’ua zbrazin enët dhe do t’ua copëtojnë qypat e mëdhenj. 13  Moabitëve do t’u vijë turp për Kemoshin, siç u vjen turp atyre të shtëpisë së Izraelit për Bethelin, që ishte siguria e tyre.+ 14  Si guxoni të thoni: ‘Jemi luftëtarë të fuqishëm, gati për betejë.’+ 15  Moabi është shkatërruar,qytetet e tij janë pushtuar.+ Ajka e të rinjve është vrarë,+​—thotë Mbreti, emri i të cilit është Jehovai i ushtrive.+ 16  Katastrofa ndaj moabitëve është afër,dhe rënia e tyre po vjen shpejt.+ 17  Gjithë ata përqark tyre do t’ua qajnë hallin,tërë ata që ua dinë emrin. Do t’u thonë: ‘Oh, si u thye shkopi i fuqishëm, thupra e bukurisë!’ 18  Zbrit nga vendi yt i lavdishëmdhe ulu e etur,* o bijë që banon në Dibon,+sepse shkatërruesi i Moabit ka ardhur kundër teje. Ai do t’i rrënojë vendet e tua të fortifikuara.+ 19  Ndaluni në rrugë dhe shihni, o banorë të Aroerit!+ Atë që po ia mbath dhe gruan që po ikën, pyeteni: ‘Çfarë ka ndodhur?’ 20  Moabi është turpëruar dhe e ka pushtuar tmerri. Ulërini dhe bërtitni! Shpallni në Arnon+ se Moabi është shkatërruar. 21  Gjykimi ka mbërritur në rrafshnaltë,*+ kundër Holonit, Jahazit+ dhe Mefatit;+ 22  kundër Dibonit,+ Nebos+ dhe Beth-Diblataimit; 23  kundër Kiriataimit,+ Beth-Gamulit dhe Beth-Meonit;+ 24  kundër Keriotit,+ Bozrahut dhe kundër tërë qyteteve të Moabit, afër dhe larg. 25  Forca* e Moabit ka rënë;krahu i tij është thyer,​—thotë Jehovai. 26  Deheni+ Moabin, sepse është mbajtur me të madh kundër Jehovait.+ Moabi zhgërryhet në të vjellën e vete është bërë gazi i botës. 27  A nuk talleshe ti me Izraelin?+ Mos vallë është gjetur ai mes hajdutëve,që tundje kokën me përbuzje dhe flitje kundër tij? 28  Braktisni qytetet dhe banoni në shkrepa, o banorë të Moabit,dhe bëhuni si pëllumbi që e ndërton folenë buzë shkëmbit. 29  Kemi dëgjuar për krenarinë e Moabit; ai është shumë fodull. Kemi dëgjuar për arrogancën, për krenarinë, për fodullëkun dhe për kryelartësinë e zemrës së tij.+ 30  Unë,​—thotë Jehovai,—​ia njoh furinë,por fjalët e tij boshe do të shkojnë kot;ata nuk do të bëjnë asgjë. 31  Ja pse do të ulërij për Moabin,dhe për gjithë Moabin do të lëshoj klithma. Për njerëzit e Kir-Heresit+ do të rënkoj thellë. 32  E qara ime për ty, o hardhi e Sibmahut,+do të jetë më e fortë se e qara për Jazerin!+ Bisqet e tua të lulëzuara kanë kaluar matanë detit,kanë arritur deri në det, deri në Jazer. Mbi frutat e verës dhe mbi rrushin e vjelëështë sulur shkatërruesi.+ 33  Gëzimi dhe hareja janë zhdukur nga pemishtjadhe nga vendi i Moabit.+ Kam bërë që vera nga shtypësja e rrushit të mos rrjedhë më. Askush nuk do ta shtypë rrushin me britma gëzimi;do të dëgjohen britma, por jo britma gëzimi.+ 34  Dëgjohet një britmë nga Heshboni+ deri në Elealeh,+Zërat dëgjohen deri në Jahaz,+nga Zoari deri në Horonaim,+ e deri në Eglath-Shelishijah. Madje edhe ujërat e Nimrimit do të thahen.+ 35  Unë,​—thotë Jehovai,—​do të zhduk nga Moabiatë që sjell një blatim në vendin e lartëdhe atë që i paraqit flijime perëndisë së tij. 36  Ja pse zemra ime do të rënkojë si një fyell* për Moabin;+zemra ime do të rënkojë si një fyell* për njerëzit e Kir-Heresit,sepse bollëku që ka prodhuar ai, do të marrë fund. 37  Çdo kokë është pa flokë,+dhe çdo mjekër është prerë. Të gjithë kanë të prera në duar+dhe në mes mbajnë copë thesi.*+ 38  Në tarracat e Moabitdhe në të gjitha sheshet e tij ka veçse vajtim,sepse e kam thyer atësi një enë të hedhur,​—thotë Jehovai. 39  Oh, si është tmerruar ai! Ulërini! Oh, si ia ka mbathur nga turpi Moabi! Ai është bërë gazi i botësdhe diçka e tmerrshme për të gjithë ata përqark tij. 40  Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, ashtu si sulet shqiponja,+ashtu do t’i shtrijë edhe armiku krahët mbi Moabin.+ 41  Qytetet do të pushtohen,dhe fortesat e tij do të merren. Atë ditë zemra e luftëtarëve të Moabitdo të bëhet si zemra e gruas që lind. 42  Moabi do të zhduket si popull,+sepse është mbajtur me të madh kundër Jehovait.+ 43  Tmerri, gropa dhe gracka janë para teje,o banore e Moabit,​—thotë Jehovai. 44  Kushdo që ikën nga tmerri, do të bjerë në gropë,dhe kushdo që del nga gropa, do të zihet në grackë,sepse unë do të sjell kundër Moabit vitin e ndëshkimit të tij,​—thotë Jehovai. 45  Ata që ia mbathin, do të ndalen të pafuqishëm në hijen e Heshbonit. Por nga Heshboni do të dalë një zjarrdhe nga mesi i Sihonit një flakë,+që do të gllabërojë ballin e Moabitdhe kafkën e luftëtarëve të dhunshëm.+ 46  Mjerë ti, o Moab! Populli i Kemoshit+ ka marrë fund. Djemtë e tu i kanë marrë robërdhe vajzat e tua i kanë çuar në mërgim.+ 47  Por unë do t’i mbledh robërit e Moabit në ditët e fundit,​—thotë Jehovai. Deri këtu është gjykimi për Moabin.’»+

Shënimet

Ose «Kalaja e sigurt».
Ose «Ultësira».
Ose «pllaja».
Një mundësi tjetër «në tokën e tharë».
Ose «pllajë».
Fjalë për fjalë «Briri».
Domethënë, një fyell që i bien kur vajtojnë në varrim.
Domethënë, një fyell që i bien kur vajtojnë në varrim.