Jeremia 18:1-23

  • Argjila në duart e poçarit (1-12)

  • Jehovai i kthen kurrizin Izraelit (13-17)

  • Komplot kundër Jeremisë; përgjërimi i tij (18-23)

18  Kjo është fjala që i drejtoi Jehovai Jeremisë: 2  «Ngrihu e shko te shtëpia e poçarit.+ Atje do të dëgjosh fjalët e mia.» 3  Kështu, shkova te shtëpia e poçarit, dhe ai po punonte në rrotovile. 4  Por ena që po bënte me argjilë iu prish në dorë, prandaj i hyri punës përsëri dhe bëri me të një enë tjetër, siç i pëlqeu.* 5  Atëherë Jehovai më tha: 6  «A nuk mund të veproj edhe unë me ju, o shtëpi e Izraelit, ashtu si ky poçar?​—thotë Jehovai.—​Ja, ju jeni në dorën time si argjila në dorën e poçarit, o shtëpi e Izraelit.+ 7  Sa herë që flas për të shkulur me rrënjë, për të rrëzuar dhe për të shkatërruar një komb a një mbretëri,+ 8  dhe ai komb heq dorë nga ligësia kundër së cilës fola, edhe unë do të ndryshoj mendje* për shkatërrimin që kisha ndër mend t’i sillja.+ 9  Por, sa herë që flas për të ndërtuar dhe për të themeluar* një komb a një mbretëri, 10  dhe ai komb bën atë që është e keqe në sytë e mi duke mos iu bindur zërit tim, edhe unë do të ndryshoj mendje* për të mirën që kisha ndër mend t’i bëja. 11  E tani të lutem, thuaju burrave të Judës dhe banorëve të Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë po përgatis* një shkatërrim dhe po thur një plan kundër jush. Kthehuni, ju lutem, nga udha e ligë dhe ndryshoni sjelljen e veprimet tuaja.’”»+ 12  Por ata thanë: «Është e kotë,+ sepse do të ecim sipas mendimeve tona dhe secili nga ne do të veprojë me kokëfortësi, si t’i thotë zemra e vet e ligë.»+ 13  Prandaj kështu thotë Jehovai: «Ju lutem, pyetni nëpër kombe. Kush ka dëgjuar diçka të tillë? Virgjëresha e Izraelit ka bërë diçka tepër të llahtarshme.+ 14  Vallë, zhduket bora e Libanit nga shkëmbinjtë e shpateve të tij?! A do të thahen ujërat e freskëta që rrjedhin nga larg?! 15  Megjithatë populli im më ka harruar,+sepse i paraqit flijime* diçkaje të kotë.+ Prandaj pengohet dhe largohet nga shtigjet ku ecte kohë më parë,+që të ecë në rrugica, në udhë të pashtruara. 16  Kështu e bën vendin e vet objekt llahtarie+dhe objekt talljesh* përgjithnjë.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë,do t’ia ngulë sytë i tmerruar e do të tundë kokën.+ 17  Ashtu si era e lindjes shpërndan bykun, kështu do ta shpërndaj popullin përpara armikut. Në atë ditë të zezë do t’i përçmoj, e nuk do t’i miratoj.»*+ 18  Atëherë ata thanë: «Ejani dhe le të kurdisim një komplot kundër Jeremisë,+ sepse priftërinjtë do të mësojnë gjithnjë ligjin,* të mençurit këshillën dhe profetët fjalën. Ejani dhe le të flasim kundër tij* e të mos u kushtojmë fare vëmendje fjalëve që thotë.» 19  Më kushto vëmendje, o Jehova,dhe dëgjo ç’thonë kundërshtarët e mi! 20  A duhet kthyer e mira me të keqe? Ata kanë hapur një gropë për të më marrë jetën.+ Kujto se si dola para teje për të folur mirë për ta,që ta ndalja tërbimin tënd ndaj tyre. 21  Prandaj lëri bijtë e tyre në dorë të zisë së bukës,dorëzoji te fuqia e shpatës.+ U mbetshin gratë pa fëmijë dhe vejusha!+ U vdekshin burrat nga plaga vdekjeprurësedhe rënçin të vdekur në betejë nga shpata të rinjtë!+ 22  Një britmë u dëgjoftë nga shtëpitë e tyre,kur befas të sjellësh kundër tyre plaçkitësit,sepse kanë hapur një gropë për të më zënëe kanë ngritur gracka për këmbët e mia.+ 23  Por ti, o Jehova,i di mirë planet që kanë bërë për të më vrarë.+ Mos ua mbulo fajin! Mos ua fshi mëkatin! U pengofshin para teje+kur të veprosh gjithë zemërim kundër tyre!+

Shënimet

^ Ose «siç iu duk e drejtë poçarit në sytë e vet».
^ Ose «do të më vijë keq».
^ Fjalë për fjalë «për ta mbjellë».
^ Ose «do të më vijë keq».
^ Fjalë për fjalë «po formoj».
^ Ose «tym blatimi».
^ Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».
^ Fjalë për fjalë «do t’i kthej kurrizin, e jo fytyrën».
^ Ose «udhëzimin».
^ Fjalë për fjalë «ta godasim me gjuhë».