Jeremia 4:1-31

  • Pendimi sjell bekime (1-4)

  • Shkatërrimi që do të vijë nga veriu (5-18)

  • Dhembja e Jeremisë për shkatërrimin që do të vijë (19-31)

4  «O Izrael, nëse do të kthehesh,​—thotë Jehovai,—​nëse do të kthehesh tek unëe nëse do të heqësh idhujt e tu të pështirë nga prania ime,atëherë nuk do të jesh më në arrati.+  2  Por, nëse betohesh: ‘Siç është e vërtetë që Jehovai rron!’ duke thënë të vërtetën me ndershmëri e me drejtësi,atëherë kombet do të bekohen nga ai*dhe me të do të krenohen.»+ 3  Se kështu u thotë Jehovai burrave të Judës e të Jerusalemit: «Punoni arën tuaj dhe mos mbillni më mes gjembave.+  4  Rrethprituni për Jehovain,rrethpritni zemrën,+ o burra të Judës dhe banorë të Jerusalemit! Me qëllim që tërbimi im të mos ndizet si zjarre të djegë aq shumë sa askush të mos e shuajë dot,për shkak të veprimeve tuaja të liga.»+  5  Tregoni në Judë, shpallni në Jerusalem,bërtitni dhe bjerini bririt në mbarë vendin!+ Bërtitni fort: «Mblidhuni dhe le të ikim në qytetet e fortifikuara!+  6  Ngrini një sinjal* në drejtim të Sionit! Kërkoni strehë e mos rrini duarkryq!» Perëndia thotë: «Do të sjell një të keqe nga veriu,+ një shkatërrim të madh.  7  Ai ka dalë si një luan nga shkurrnaja,+shkatërruesi i kombeve është nisur,+ka dalë nga vendi i vet, që t’jua kthejë vendin në objekt llahtarie. Qytetet do të katandisen në rrënoja pa asnjë banor.»+  8  Prandaj vishuni me copë thesi,*+ vajtoni* e ulërini,sepse zemërimi i zjarrtë i Jehovait nuk është larguar nga ne.  9  «Atë ditë,​—thotë Jehovai,—​mbreti do të humbasë guximin,*+po ashtu edhe princat,priftërinjtë do të tmerrohen e profetët do të shtangen.»+ 10  Atëherë unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Ti e ke mashtruar krejtësisht këtë popull+ dhe Jerusalemin me fjalët: ‘Do të keni paqe’,+ ndërkohë që e kemi shpatën në grykë.» 11  Në atë kohë do t’i thuhet këtij populli dhe Jerusalemit: «Era zhuritëse nga kodrat e zhveshura të shkretëtirësdo ta përfshijë bijën* e popullit tim;ajo nuk po vjen që të hedhë drithin në erë dhe as ta pastrojë. 12  Era e furishme po vjen nga këto vende sipas urdhrit tim. Tani, unë do të shpall gjykimet kundër teje. 13  Ja! Armiku do të vijë si retë e shiutdhe karrocat e tij janë si erë shtrëngate.+ Kuajt e tij janë më të shpejtë se shqiponjat.+ ‘Mjerë ne, sepse jemi shkatërruar!’ 14  Pastroje zemrën nga e liga që të shpëtosh,+ o Jerusalem! Deri kur do të ushqesh mendime të liga? 15  Se një zë njofton lajme nga Dani+dhe po shpall një të keqe nga malet e Efraimit. 16  Lajmëroni kombet për këtë! Shpalleni kundër Jerusalemit! Nga një vend i largët do të vijnë roja,*dhe do ta ngrenë zërin kundër qyteteve të Judës. 17  Ngrihen kundër Jerusalemit nga tërë anët si rojat e fushës,+sepse ai është rebeluar kundër meje,+​—thotë Jehovai. 18  Për sjelljen dhe veprimet e tua do të paguash.+ Vërtet e hidhur është e keqja që të ka rënë, sepse të ka arritur deri në zemër.» 19  Oh, sa shumë ankth që kam!* Sa shumë ankth! Ndiej dhembje të forta në zemër.* Zemra po më del vendit. Nuk mund të hesht, sepse kam dëgjuar tingullin e bririt,kam dëgjuar sinjalin për luftë.*+ 20  Kam dëgjuar shkatërrim pas shkatërrimi,sepse i tërë vendi është rrënuar. Tendat e mia u shkatërruan papritur,pëlhurat e tendës sime në një çast.+ 21  Deri kur do të shoh sinjalin? Deri kur do të dëgjoj tingullin e bririt?+ 22  «Se populli im është i marrë,+nuk më kushton vëmendje. Janë bij pa arsye e pa mend.* Janë të zgjuar* kur bëhet fjalë për të keqen,por nuk dinë të bëjnë të mirën.» 23  Pashë vendin, dhe ja, ishte bosh e i shkretë.+ Pashë qiejt, por nuk kishin më dritë.+ 24  Pashë malet, dhe ja, po lëkundeshin,kurse kodrat po tronditeshin.+ 25  Pashë, dhe ja, s’kishte këmbë njeriudhe zogjtë e qiellit kishin ikur të gjithë.+ 26  Pashë dhe ja, pemishtja ishte kthyer në shkretëtirëdhe qytetet ishin rrafshuar të tëra.+ Këtë e shkaktoi Jehovainë zemërimin e tij të zjarrtë. 27  Se kështu thotë Jehovai: «I gjithë vendi do të bëhet i shkretë,+por nuk do t’i shfaros plotësisht. 28  Prandaj vendi do të mbajë zi,+qiejt do të errësohen,+sepse kam folur, e kam vendosurdhe s’do të ndryshoj mendje,* as do të heq dorë.+ 29  Nga zhurma e kalorësve dhe e harkëtarëvei gjithë qyteti po ia mbath.+ Ata futen nëpër shkurrnajae ngjiten në shkëmbinj.+ Tërë qytetet janë braktisur,asnjeri nuk banon në to.» 30  Ç’do të bësh tani që je shkretuar? Ti që visheshe me të kuqe të ndezur,që stoliseshe me zbukurime aridhe i zmadhoje sytë duke i lyer me të zezë.* Por më kot zbukuroheshe,+sepse ata që të vinin pas me epsh, të hodhën poshtë,e tani kërkojnë të të marrin jetën.+ 31  Unë dëgjova britma si të një gruaje që e kanë zënë dhimbjet,*rënkime si të një gruaje që po lind fëmijën e parë,dëgjova zërin e bijës së Sionit që gulçon. Ajo i shtrin duart për ndihmë e thotë:+ «Mjerë unë, sepse jam rraskapitur nga vrasësit!»

Shënimet

^ Domethënë, Jehovai.
^ Ose «shtyllë sinjalizuese».
^ Ose «bjerini gjoksit».
^ Fjalë për fjalë «zemrën».
^ Personifikim poetik, ndoshta për të shprehur keqardhje ose dhembshuri.
^ Fjalë për fjalë «vëzhgues», pra, ata që vëzhgojnë qytetin për të kuptuar se kur të sulmojnë.
^ Fjalë për fjalë «Oh, zorrët e mia!»
^ Fjalë për fjalë «në muret e zemrës».
^ Një mundësi tjetër «britmën e sulmuesve».
^ Ose «pa kuptueshmëri».
^ Ose «të mençur».
^ Ose «nuk do të më vijë keq».
^ Ose «me ton të zi sysh».
^ Një mundësi tjetër «një gruaje të sëmurë».