Jeremia 31:1-40

  • Mbetja e Izraelit do të rivendoset në vend (1-30)

    • Rakela qan fëmijët e saj (15)

  • Një besëlidhje e re (31-40)

31  «Në atë kohë,​—thotë Jehovai,—​do të jem Perëndi për tërë familjet e Izraelit, e ata do të jenë populli im.»+   Kështu thotë Jehovai: «Populli që i shpëtoi shpatës, fitoi pëlqimin tim në shkretëtirëkur Izraeli po shkonte drejt vendit ku do të gjente prehje.»   Jehovai m’u shfaq që nga larg e më tha: «Të kam dashur me një dashuri të përjetshme,prandaj të kam tërhequr me dashuri besnike.*+   Përsëri do të të ndërtoj, dhe ti do të ndërtohesh.+ O virgjëreshë e Izraelit, do t’i marrësh përsëri dajret e tuae do të hedhësh valle me gëzim.*+   Do të mbjellësh përsëri vreshta në malet e Samarisë.+ Mbjellësit do të mbjellin e do të shijojnë frytin e tyre.+   Do të vijë një ditë kur rojat në malet e Efraimit do të thërrasin: ‘Çohuni e le të shkojmë në Sion te Jehovai, Perëndia ynë.’»+   Kështu thotë Jehovai: «Thërritini Jakobit me gëzim,bërtisni me hare, sepse jeni më lart se kombet.+ Shpallni, thurni lavde e thoni: ‘O Jehova, shpëtoje popullin tënd, mbetjen e Izraelit!’+   Ja, unë do t’i sjell ata nga vendi i veriut+dhe do t’i mbledh nga viset më të largëta të tokës.+ Midis tyre do të jenë të gjithë së bashku, i verbri dhe i çali,+gruaja shtatzënë dhe ajo që po lind. Si një kongregacion* i madh do të kthehen këtu.+   Ata do të vijnë duke vajtuar,+e ndërsa më përgjërohen për mëshirë,unë do t’u prij drejt përrenjve* plot ujë,+në një udhë të shtruar ku s’kanë për t’u penguar,sepse unë jam një Atë për Izraelin, dhe Efraimi është i parëlinduri im.»+ 10  Dëgjoni fjalën e Jehovait, o kombe,dhe shpalleni ndër ishujt e largët:+ «Ai që e shpërndau Izraelin do ta mbledhë,do ta ruajë siç bën bariu me kopenë e vet,+ 11  sepse Jehovai do ta shpengojë* Jakobin+dhe do ta shpëtojë* nga dora e më të fortit.+ 12  Ata do të vijnë dhe do të lëshojnë britma gëzimi lart në Sion.+ Do të rrëzëllejnë falë mirësisë së* Jehovait,falë drithit, verës së re,+ vajit,të vegjëlve të dhenve dhe të gjedhëve.+ Ata do të bëhen si një kopsht i ujitur mirë,+dhe nuk do t’i lëshojë më zemra.+ 13  Në atë kohë, virgjëresha do të hedhë valle me gëzimbashkë me djemtë e me të moshuarit.+ Unë do ta kthej zinë e tyre në ngazëllim.+ Do t’i ngushëlloj dhe do t’u jap gëzim në vend të hidhërimit.+ 14  Do t’i ngop priftërinjtë me bollëk,*dhe populli im do të ngopet me mirësinë time,+​—thotë Jehovai. 15  Kështu thotë Jehovai: ‘Një zë dëgjohet në Ramah,+ vajtime dhe të qara të hidhura. Është Rakela që qan djemtë* e saj.+ Ajo nuk pranon të ngushëllohet për djemtë e vet,sepse ata nuk janë më.’»+ 16  Kështu thotë Jehovai: «Mos qaj më me zë dhe mos derdh lot,sepse vepra jote do të shpërblehet,​—thotë Jehovai. Ata do të kthehen nga vendi i armikut.+ 17  Ka një shpresë për të ardhmen tënde,+​—thotë Jehovai. Djemtë e tu do të kthehen në territorin e vet.+ 18  Sigurisht që e kam dëgjuar Efraimin të vajtojë: ‘Më ndreqe si një viç të pashtruar, dhe unë pranova të ndreqesha. Më lejo të kthehem te ti, e do të kthehem menjëherë,sepse ti je Jehovai, Perëndia im. 19  Ndjeva keqardhje e u ktheva,+dhe, kur më ndihmove të kuptoj, ndjeva dhimbje.* U ndjeva i turpëruar e i poshtëruar+për shkak të veprimeve në rininë time.’ 20  A nuk është Efraimi për mua një bir i çmuar, një fëmijë që e kam për zemër?+ Sado që flas kundër tij, përsëri e kujtoj. Ja pse jam shumë i prekur* për të,+e patjetër do të më dhimbset,​—thotë Jehovai.+ 21  Vendos gurëdhe shenja që të të tregojnë rrugën.+ Kushtoji vëmendje rrugës, udhës që ke për të bërë.+ Kthehu, o virgjëreshë e Izraelit! Kthehu në qytetet e tua! 22  Deri kur do të jesh e lëkundur, o bijë e pabesë? Jehovai ka krijuar diçka të re në tokë: një grua do të kërkojë me zjarr një burrë.» 23  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: «Në vendin e Judës dhe në qytetet e saj, kur të mbledh robërit e tyre, do të thuhet përsëri: ‘Jehovai të bekoftë, o vendbanim i drejtë,+ o mal i shenjtë!’+ 24  E në të do të banojnë së bashku Juda dhe të gjitha qytetet e saj, bujqit dhe ata që u prijnë kopeve.+ 25  Sepse unë do ta freskoj shpirtin e lodhur dhe do ta ngop shpirtin e ligështuar nga uria.»+ 26  Pas kësaj u zgjova dhe hodha sytë përreth. Kisha bërë gjumë të mirë. 27  «Ja, po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur do të mbjell në shtëpinë e Izraelit e të Judës farë* njeriu dhe farë bagëtie.+ 28  Ashtu si kërkova mundësi që t’i shkulja me rrënjë, që t’i rrëzoja, që t’i shembja, që t’i shkatërroja dhe që t’i dëmtoja,+ po kështu do të kërkoj mundësi që t’i ndërtoj e t’i mbjell,+​—thotë Jehovai.—​ 29  Në ato ditë nuk do të thonë më: ‘Etërit hanin rrush të thartë, e bijve u mpiheshin dhëmbët.’*+ 30  Por secili do të vdesë për fajin e vet. Kujtdo që ha rrush të thartë, atij vetë do t’i mpihen dhëmbët. 31  Ja, po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur unë do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës.+ 32  Ajo nuk do të jetë si besëlidhja që bëra me paraardhësit e tyre ditën që i kapa për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ besëlidhje që ata e prishën,+ ndonëse isha zotëria* i tyre i vërtetë,​—thotë Jehovai. 33  Kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve,​—thotë Jehovai.—​Do ta vë ligjin tim brenda tyre+ dhe do t’ua shkruaj në zemër.+ Unë do të jem Perëndia i tyre, e ata do të jenë populli im.+ 34  Asnjë prej tyre nuk do të mësojë më shokun dhe vëllanë e vet me fjalët: ‘Njih Jehovain!’,+ sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi,+​—thotë Jehovai,—​dhe unë do t’ua fal fajin e nuk do t’ua kujtoj më mëkatin.»+ 35  Kështu thotë Jehovai,ai që e bën diellin të ndriçojë ditën,që jep ligjet e hënës dhe të yjeve që të ndriçojnë natën,ai që e trazon detin dhe i bën dallgët e tij të gjëmojnë,emri i të cilit është Jehovai i ushtrive:+ 36  «Vetëm po të zhbëhen ndonjëherë këto ligje,​—thotë Jehovai,—vetëm atëherë pasardhësit e Izraelit nuk do të jenë më një komb për mua.»+ 37  Kështu thotë Jehovai: «Vetëm po të mateshin qiejt lart, dhe të hetoheshin themelet e tokës poshtë, vetëm atëherë do t’i hidhja poshtë krejt pasardhësit e Izraelit për shkak të gjithçkaje që kanë bërë,​—thotë Jehovai.+ 38  Ja, po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur qyteti do të ndërtohet+ për Jehovain, nga Kulla e Hananelit+ deri te Porta e Qoshes.+ 39  E litari i matjes+ do të shtrihet deri te kodra e Garebit dhe do të kthehet drejt Goahut. 40  Gjithë lugina* e kufomave dhe e hirit,* bashkë me gjithë brezaret deri në luginën e Kidronit,+ e deri te qoshja e Portës së Kuajve,+ drejt lindjes, do të jetë diçka e shenjtë për Jehovain.+ Ajo nuk do të zhduket dhe as do të shkatërrohet më kurrë.»

Shënime në fund të faqes

Ose «kam vazhduar të të tregoj dashuri besnike».
Ose «do të dalësh duke kërcyer si ata që ngazëllojnë».
Ose «vadeve». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «do ta rimarrë».
Ose «falë gjërave të mira prej».
Fjalë për fjalë «dhjamë».
Ose «fëmijët».
Fjalë për fjalë «i rashë kofshës».
Ose «më janë trazuar zorrët».
Ose «pasardhës».
Fjalë për fjalë «dhëmbët e bijve humbnin mprehtësinë».
Një mundësi tjetër «bashkëshorti».
Ose «ultësira».
Ose «hirit të lyrosur», pra, hirit të lagur me yndyrën e flijimeve.