Jeremia 11:1-23

  • Juda shkel besëlidhjen me Perëndinë (1-17)

    • Aq perëndi sa edhe qytete (13)

  • Jeremia krahasohet me një qengj për t’u therur (18-20)

  • Jereminë e kundërshtojnë njerëzit e qytetit të tij (21-23)

11  Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi Jeremisë:  «Dëgjo, o popull, fjalët e kësaj besëlidhjeje! Thuaju* burrave të Judës dhe banorëve të Jerusalemit:  “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Mallkuar qoftë ai që nuk u bindet fjalëve të kësaj besëlidhjeje,+  të cilat ua urdhërova paraardhësve tuaj ditën kur i nxora nga Egjipti,+ nga furra e shkrirjes së hekurit,*+ dhe u thashë: “Bindjuni zërit tim dhe bëni gjithçka që ju urdhëroj. Kështu do të bëheni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj,+  me qëllim që të plotësoj betimin që u bëra paraardhësve tuaj, që vlen edhe sot, për t’u dhënë vendin ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.”’”»+ Unë iu përgjigja: «Amin,* o Jehova!»  Pastaj Jehovai më tha: «Shpalli të gjitha këto fjalë në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit: “Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini ato,  sepse i paralajmërova solemnisht paraardhësit tuaj që ditën kur i nxora nga vendi i Egjiptit e deri më sot, i paralajmërova herë pas here:* ‘Bindjuni zërit tim.’+  Por ata nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë, përkundrazi me kokëfortësi vazhduan të ndiqnin zemrën e tyre të ligë.+ Prandaj i ndëshkova sipas fjalëve të besëlidhjes që u dhashë dhe që s’deshën të zbatonin.”»  Më tej Jehovai më tha: «Njerëzit e Judës dhe banorët e Jerusalemit kanë kurdisur një komplot kundër meje. 10  Ata janë kthyer te fajet e paraardhësve të tyre, që nuk pranuan t’u binden fjalëve të mia.+ Kanë ndjekur perënditë e tjera dhe u kanë shërbyer.+ Shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës e kanë shkelur besëlidhjen që bëra me paraardhësit e tyre.+ 11  Prandaj kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë po sjell kundër tyre një të keqe+ nga e cila nuk do të shpëtojnë dot. Kur të më thërrasin për ndihmë, unë s’do t’i dëgjoj.+ 12  Atëherë qytetet e Judës dhe banorët e Jerusalemit do të shkojnë e do t’u drejtohen për ndihmë perëndive+ të cilave po u paraqitin flijime,* por ato nuk do t’i shpëtojnë aspak në kohën kur t’u bjerë e keqja, 13  sepse perënditë e tua janë po aq sa qytetet e tua, o Judë, dhe sa të shumta janë rrugët e Jerusalemit, po aq altarë keni ngritur për gjënë e turpshme,* altarë për t’i paraqitur flijime Baalit.’+ 14  Por ti* mos u lut për këtë popull, mos bëj as përgjërime dhe as lutje,+ sepse nuk do t’i dëgjoj kur të më thërrasin në ditë të keqe. 15  O e shtrenjta ime, me ç’të drejtë vjen në shtëpinë time,përderisa shumë nga populli yt bëjnë të liga?! Vallë me mishin e shenjtë* do të shmangin të keqen kur t’u bjerë mbi kokë?! Mos do të ngazëllosh në atë kohë?! 16  Dikur Jehovai të quante një pemë ulliri të harlisur,me fryt e formë të bukur. Me një zë gjëmues, ai të ka vënë zjarrin,dhe degët t’i kanë thyer. 17  Jehovai i ushtrive, Mbjellësi yt,+ ka shpallur një të keqe që do të vijë mbi ty, o shtëpi e Judës, për shkak të gjërave të liga që bëre bashkë me shtëpinë e Izraelit kur më fyeve, duke i paraqitur flijime Baalit.»+ 18  Ti më tregove, o Jehova, që ta dija. Në atë kohë më bëre të shihja çfarë po bënin. 19  Unë isha si një qengj i urtë që e çojnë për ta therur. Nuk e dija që kurdisnin plane kundër meje:+ «Le ta shkatërrojmë pemën me frytet e saj. Le ta zhdukim nga vendi i të gjallëve,që emri të mos i kujtohet më.» 20  Por Jehovai i ushtrive gjykon me drejtësi;ai shqyrton skutat më të thella të zemrës e të mendjes.*+ O Perëndi, më lër të shoh hakmarrjen tënde kundër tyre,sepse ty ta kam besuar çështjen time ligjore! 21  Prandaj kështu thotë Jehovai kundër njerëzve të Anatothit+ që kërkojnë të më marrin jetën duke më kërcënuar: «Mos profetizo në emër të Jehovait,+ përndryshe do të vdesësh nga dora jonë!» 22  Po, kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Unë do t’u kërkoj llogari atyre. Të rinjtë do të vdesin nga shpata.+ Djemtë dhe vajzat e tyre do të vdesin nga zia e bukës.+ 23  E prej tyre nuk do të mbetet askush, sepse do të sjell një të keqe mbi njerëzit e Anatothit+ atë vit kur t’u kërkoj llogari.»

Shënime në fund të faqes

Me sa duket i drejtohet Jeremisë.
Furra e shkrirjes së hekurit është simbol i shtypjes së ashpër.
Ose «Ashtu qoftë».
Fjalë për fjalë «u çova dhe i paralajmërova».
Ose «tym blatimi».
Ose «perëndinë e turpshme».
Domethënë, Jeremia.
Domethënë, me flijimet që bëhen në tempull.
Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».