Libri i dytë i Kronikave 8:1-18

  • Solomoni ndërmerr projekte të tjera ndërtimi (1-11)

  • Organizohet adhurimi në tempull (12-16)

  • Flota e Solomonit (17, 18)

8  Gjatë 20 vjetëve, Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait dhe shtëpinë e vet.*+ 2  Më pas, ai rindërtoi qytetet që i kishte dhënë Hirami+ dhe vendosi atje izraelitë.* 3  Përveç kësaj, Solomoni shkoi në Hamath-Zobah dhe e pushtoi. 4  Pastaj fortifikoi* Tadmorin në shkretëtirë dhe tërë qytetet-depo+ që kishte ndërtuar në Hamath.+ 5  Gjithashtu, ai fortifikoi me mure, porta dhe shula Beth-Horonin e Sipërm+ dhe Beth-Horonin e Poshtëm,+ 6  Baalathin,+ si edhe tërë qytetet-depo të Solomonit, tërë qytetet e karrocave,+ qytetet e kalorësve, si dhe gjithçka që Solomoni deshi të ndërtonte në Jerusalem, në Liban dhe në gjithë vendin që kishte në zotërim. 7  Sa për të gjithë njerëzit që kishin mbetur nga hititët, amoritët, perezitët, hivitët dhe nga jebusitët,+ që nuk ishin pjesë e Izraelit,+ 8  pasardhësit që kishin mbetur në vend—pasardhësit e atyre që izraelitët nuk i kishin shfarosur+—Solomoni i rekrutoi për punë të detyruar deri sot e kësaj dite.+ 9  Por Solomoni nuk bëri skllav asnjë izraelit që të punonte për të.+ Përkundrazi, ata ishin luftëtarë, krerë të adjutantëve të vet,* si dhe krerë të karrocierëve e të kalorësve të vet.+ 10  Mbreti Solomon kishte 250 krerë nëpunësish, të cilët ishin përgjegjës për popullin.+ 11  Gjithashtu, Solomoni e mori vajzën e faraonit+ nga Qyteti i Davidit dhe e çoi në shtëpinë që kishte ndërtuar për të,+ sepse tha: «Edhe pse është gruaja ime, ajo nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, pasi vendet ku ka qenë Arka e Jehovait janë të shenjta.»+ 12  Që atëherë, Solomoni i paraqiste Jehovait flijime të djegura+ mbi altarin+ e Jehovait, të cilin e kishte ndërtuar përpara portikut.*+ 13  Ai bënte blatime rregullisht çdo ditë, sipas urdhërimit të Moisiut për Sabatet,+ për hënat e reja+ dhe për festat e caktuara tri herë në vit,+ domethënë për Festën e Bukëve Pa Maja,+ për Festën e Javëve+ dhe për Festën e Kasolleve.*+ 14  Përveç kësaj, ai caktoi ndarjet e priftërinjve+ për shërbimet e tyre sipas rregullit të Davidit, atit të tij. Vendosi edhe levitët në detyrat e tyre, për të lëvduar+ e për të shërbyer në prani të priftërinjve sipas asaj që kërkohej çdo ditë, si dhe derëtarët sipas ndarjeve të tyre në porta të ndryshme,+ sepse kështu urdhëroi Davidi, njeriu i Perëndisë së vërtetë. 15  Ata nuk iu shmangën urdhërimit që u kishte dhënë mbreti priftërinjve dhe levitëve për çdo çështje dhe për depot. 16  Tërë punimet e Solomonit ishin të organizuara mirë,* që nga dita kur u hodhën themelet e shtëpisë së Jehovait+ e derisa mbaroi. Kështu shtëpia e Jehovait përfundoi.+ 17  Atëherë Solomoni shkoi në Ezion-Geber+ dhe në Eloth,+ në bregdetin e Edomit.+ 18  Me anë të shërbëtorëve të vet, Hirami+ i dërgonte atij anije dhe detarë me përvojë. Ata shkonin në Ofir+ me shërbëtorët e Solomonit dhe merrnin që andej 450 talenta* ari,+ të cilat ia sillnin mbretit Solomon.+

Shënimet

^ Ose «pallatin mbretëror».
^ Fjalë për fjalë «bij të Izraelit».
^ Ose «rindërtoi».
^ Ose «oficerëve të vet ndihmës».
^ Domethënë, hyrjes së tempullit.
^ Ose «Festën e Strehëve të Përkohshme».
^ Ose «të përgatitura; të përfunduara».
^ Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.