Libri i dytë i Kronikave 25:1-28

  • Amaziahu, mbret i Judës (1-4)

  • Lufta me Edomin (5-13)

  • Idhujtaria e Amaziahut (14-16)

  • Lufta me Jehoasin, mbretin e Izraelit (17-24)

  • Vdekja e Amaziahut (25-28)

25  Amaziahu ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 29 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jehoadana dhe ishte nga Jerusalemi.+  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, por jo me gjithë zemër.  Me të forcuar mbretërinë, vrau shërbëtorët që i kishin vrarë të atin, mbretin.+  Megjithatë nuk i vrau djemtë e tyre, duke vepruar sipas asaj që është shkruar në Ligj, në librin e Moisiut, ku Jehovai urdhëronte: «Baballarët nuk duhet të vdesin për mëkatin e fëmijëve, dhe fëmijët nuk duhet të vdesin për mëkatin e baballarëve. Gjithsekush duhet të ekzekutohet për mëkatin e vet.»+  Amaziahu mblodhi banorët e Judës dhe i grupoi sipas shtëpive atërore, sipas krerëve të mijësheve dhe sipas krerëve të qindësheve. Ai veproi kështu me gjithë Judën e Beniaminin.+ Regjistroi ata nga mosha 20 vjeç e lart+ dhe pa se ishin 300.000 luftëtarë të stërvitur* për të shërbyer në ushtri, të aftë për të përdorur heshtën dhe mburojën e madhe.  Veç kësaj, pajtoi për 100 talenta* argjendi 100.000 luftëtarë të fuqishëm nga Izraeli.  Por një njeri i Perëndisë së vërtetë erdhi tek ai dhe i tha: «O mbret, mos e lër ushtrinë e Izraelit të vijë me ty, sepse Jehovai nuk është me Izraelin,+ me asnjë nga efraimitët.  Dil vetë, vepro dhe ji i guximshëm në betejë! Përndryshe, Perëndia i vërtetë mund të të rrëzojë përpara armikut, sepse Perëndia ka fuqi të të ndihmojë+ dhe të të rrëzojë.»  Atëherë Amaziahu i tha njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Po si i bëhet me 100 talentat që u kam dhënë trupave të Izraelit?» Njeriu i Perëndisë së vërtetë iu përgjigj: «Jehovai mund të të japë shumë më tepër se aq.»+ 10  Kështu Amaziahu i ktheu mbrapsht trupat që kishin ardhur tek ai nga Efraimi, dhe i dërgoi në vendin e tyre. Por ata u zemëruan shumë me Judën dhe u kthyen në vendin e tyre të zemëruar në kulm. 11  Pastaj, Amaziahu mori zemër dhe u priu trupave të veta ushtarake në Luginën e Kripës,+ ku vrau 10.000 burra të Seirit.+ 12  Burrat e Judës zunë rob edhe 10.000 të tjerë, të cilët i çuan në majë të shkrepit e i hodhën që andej, dhe të gjithë ata u bënë copë-copë. 13  Por disa nga burrat e ushtrisë që Amaziahu i kishte kthyer mbrapsht për të mos shkuar me të në luftë,+ sulmuan qytetet e Judës, nga Samaria+ deri në Beth-Horon,+ dhe vranë 3.000 prej tyre e morën plaçkë të madhe. 14  Pasi mundi edomitët, Amaziahu u kthye dhe me vete solli perënditë e burrave të Seirit. I vuri si perëndi+ për veten dhe filloi të përkulej para tyre e t’u paraqiste tym blatimesh. 15  Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Amaziahut dhe i dërgoi një profet, i cili i tha: «Pse ke adhuruar perënditë e këtij populli, perëndi që nuk e çliruan dot popullin e tyre nga dora jote?»+ 16  Ndërsa ai fliste, mbreti i tha: «Mos të kemi caktuar ty si këshilltar të mbretit?!+ Pusho!+ Mos do që të vdesësh?!» Atëherë profeti pushoi, por shtoi: «Unë e di që Perëndia ka vendosur të të shkatërrojë, sepse ke bërë këtë dhe nuk e ke dëgjuar këshillën time.»+ 17  Pasi Amaziahu, mbreti i Judës, u konsultua me këshilltarët e tij, i dërgoi këtë mesazh Jehoasit, birit të Jehoahazit, që ishte biri i Jehut, mbretit të Izraelit: «Të ndeshemi në betejë!»*+ 18  Jehoasi, mbreti i Izraelit, i dërgoi këtë mesazh Amaziahut, mbretit të Judës: «Gjembaçi i Libanit dërgoi t’i thoshin cedrit të Libanit: ‘Ma jep vajzën tënde si nuse për djalin tim.’ Por një egërsirë e Libanit kaloi andej dhe e shkeli gjembaçin. 19  Ti ke thënë: ‘Ja, unë e kam mundur* Edomin!’+ Prandaj zemra t’u bë arrogante, dhe deshe lavdi. Por qëndro në shtëpinë tënde.* Pse të marrësh në qafë veten dhe Judën bashkë me ty?» 20  Por Amaziahu nuk dëgjoi,+ sepse kjo gjë vinte prej Perëndisë së vërtetë, me qëllim që t’i jepte ata në duart e armikut,+ pasi kishin adhuruar perënditë e Edomit.+ 21  Kështu Jehoasi, mbreti i Izraelit, shkoi dhe u ndesh në betejë me Amaziahun, mbretin e Judës, në Beth-Shemesh+ të Judës. 22  Juda u mund nga Izraeli, kështu që secili ia mbathi në shtëpinë* e vet. 23  Jehoasi, mbreti i Izraelit, e kapi rob në Beth-Shemesh Amaziahun, mbretin e Judës, birin e Jehoasit, që ishte biri i Jehoahazit.* Pastaj e çoi në Jerusalem dhe hapi një të çarë 400 kute* në murin e Jerusalemit, nga Porta e Efraimit+ deri në Portën e Qoshes.+ 24  Ai mori tërë arin dhe argjendin, gjithë sendet që ishin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë me* Obed-Edomin, si edhe në thesarin e shtëpisë së mbretit.+ Mori edhe pengje, e më pas u kthye në Samari. 25  Amaziahu,+ biri i Jehoasit, mbretit të Judës, jetoi edhe 15 vjet pas vdekjes së Jehoasit,+ birit të Jehoahazit, mbretit të Izraelit.+ 26  Pjesa tjetër e historisë së Amaziahut, nga fillimi deri në fund, a nuk është shkruar në Librin e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit? 27  Që kur Amaziahu nuk e ndoqi më Jehovain, kundër tij filluan të thurnin një komplot+ në Jerusalem. Ai ia mbathi në Lakish, por dërguan njerëz që ta ndiqnin, të cilët e vranë atje. 28  Kështu e sollën me kuaj dhe e varrosën me paraardhësit e tij në qytetin e Judës.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «të zgjedhur».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Ose «të ndeshemi ballë për ballë».
Fjalë për fjalë «ti e ke mundur».
Ose «në pallatin mbretëror».
Fjalë për fjalë «tendën».
Quhet edhe Ahaziah.
Rreth 178 m. Shih Shtojcën B14.
Ose «nën kujdesin e».