Libri i dytë i Kronikave 24:1-27

  • Sundimi i Jehoasit (1-3)

  • Jehoasi restauron tempullin (4-14)

  • Apostazia e Jehoasit (15-22)

  • Jehoasi vritet (23-27)

24  Jehoasi ishte 7 vjeç kur u bë mbret+ dhe mbretëroi 40 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Zibia dhe ishte nga Ber-Sheba.+ 2  Jehoasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait gjatë gjithë kohës së priftit Jehojada.+ 3  Jehojada zgjodhi dy gra për të, dhe atij i lindën djem e vajza. 4  Më pas, Jehoasi dëshironte me gjithë zemër që të restauronte shtëpinë e Jehovait.+ 5  Prandaj mblodhi së bashku priftërinjtë e levitët dhe u tha: «Shkoni në qytetet e Judës dhe mblidhni pará vit për vit nga gjithë Izraeli për të meremetuar shtëpinë e Perëndisë tuaj.+ Bëjeni shpejt këtë punë.» Por levitët nuk vepruan shpejt.+ 6  Kështu mbreti thirri Jehojadën, kreun, dhe i tha:+ «Pse nuk u ke kërkuar llogari levitëve që duhej të sillnin nga Juda dhe Jerusalemi taksën e shenjtë të urdhëruar nga Moisiu,+ shërbëtori i Jehovait, pra, taksën e shenjtë të kongregacionit të Izraelit për tendën e Dëshmisë?+ 7  Se djemtë e gruas së ligë Atalia+ hynë me forcë në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë+ dhe përdorën gjithë gjërat e shenjta të shtëpisë së Jehovait për Baalët.» 8  Atëherë, me urdhër të mbretit, ata bënë një arkë+ dhe e vunë jashtë, në portën e shtëpisë së Jehovait.+ 9  Pas kësaj, ata bënë një shpallje në mbarë Judën dhe Jerusalemin që t’i sillnin Jehovait taksën e shenjtë,+ të cilën Moisiu, shërbëtori i Perëndisë së vërtetë, e kishte vendosur për Izraelin në shkretëtirë. 10  Gjithë princat dhe populli, tërë gëzim,+ sillnin kontribute dhe i hidhnin në arkë, derisa ajo mbushej plot.* 11  Sa herë që levitët sillnin arkën para mbretit e shihnin se kishte shumë pará, sekretari i mbretit dhe i ngarkuari i kreut të priftërinjve vinin, e boshatisnin arkën+ e më pas e kthenin në vendin e vet. Kështu bënin ditë për ditë; e në këtë mënyrë mblodhën shumë para. 12  Pastaj mbreti dhe Jehojada ua jepnin atyre që mbikëqyrnin punën e shërbimit në shtëpinë e Jehovait. Këta merrnin në punë gurprerësit e mjeshtrit për të restauruar shtëpinë e Jehovait,+ si dhe punuesit e hekurit e të bakrit për të meremetuar shtëpinë e Jehovait. 13  Mbikëqyrësit e punës filluan meremetimin dhe, falë mbikëqyrjes së tyre, puna vazhdoi të ecte. Ata e kthyen shtëpinë e Perëndisë së vërtetë në gjendjen e mëparshme dhe e përforcuan. 14  Me të mbaruar, ia çuan paratë që kishin mbetur mbretit dhe Jehojadës. Me to bënë pajisje për shtëpinë e Jehovait, pajisje për shërbimin dhe për blatimet, kupa, pajisje ari dhe argjendi.+ Gjatë gjithë ditëve të Jehojadës, ata bënin rregullisht flijime të djegura+ në shtëpinë e Jehovait. 15  Pas një jete të gjatë e të kënaqshme,* Jehojada vdiq. Ai ishte 130 vjeç kur vdiq. 16  E varrosën në Qytetin e Davidit bashkë me mbretërit,+ sepse kishte bërë mirë në Izrael+ ndaj Perëndisë së vërtetë dhe ndaj shtëpisë së Tij. 17  Pas vdekjes së Jehojadës, princat e Judës erdhën e u përkulën para mbretit, dhe mbreti i dëgjoi. 18  Ata e braktisën shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre, dhe filluan t’u shërbenin shtyllave të shenjta* e idhujve, prandaj Perëndia u zemërua me* Judën dhe Jerusalemin. 19  Jehovai u dërgonte vazhdimisht profetë që të ktheheshin tek Ai. Këta i paralajmëronin vazhdimisht,* por ata nuk pranonin t’i dëgjonin.+ 20  Pastaj fryma e Perëndisë erdhi mbi* Zakarinë, birin e priftit Jehojada.+ Ai doli para popullit dhe u tha: «Kështu thotë Perëndia i vërtetë: ‘Pse i shkelni urdhërimet e Jehovait?! Nuk keni për t’ia dalë mbanë! Meqë e keni braktisur Jehovain, edhe ai do t’ju braktisë.’»+ 21  Por ata komplotuan kundër tij+ dhe, me urdhër të mbretit, e vranë me gurë në oborrin e shtëpisë së Jehovait.+ 22  Kështu mbreti Jehoas nuk e kujtoi dashurinë besnike që i kishte treguar Jehojada, babai i Zakarisë, por ia vrau djalin, i cili tha ndërsa po vdiste: «Jehovai shikoftë dhe të kërkoftë llogari!»+ 23  Në fillim të vitit,* ushtria siriane doli kundër Jehoasit dhe pushtoi Judën dhe Jerusalemin.+ Ata shfarosën gjithë princat+ e popullit dhe tërë plaçkën e tyre ia dërguan mbretit të Damaskut. 24  Edhe pse ushtria pushtuese siriane kishte një numër të vogël burrash, Jehovai u dha në dorë një ushtri shumë të madhe+ ngaqë populli e kishte braktisur Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre. Kështu ata* ekzekutuan gjykimin kundër Jehoasit. 25  Kur këta u tërhoqën prej tij (duke e lënë të plagosur rëndë*), shërbëtorët e vet komplotuan kundër tij dhe e vranë në shtratin e vet,+ sepse kishte derdhur gjakun e djemve* të priftit Jehojada.+ Kështu ai vdiq dhe e varrosën në Qytetin e Davidit,+ por jo në varret e mbretërve.+ 26  Ata që komplotuan+ kundër tij, ishin: Zabadi, biri i Shimeatës, amonites, dhe Jehozabadi, biri i Shimritës, moabites. 27  Sa për djemtë e tij, shpalljet e shumta kundër tij+ dhe restaurimin* e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë,+ të gjitha këto janë shkruar në dokumentet* e Librit të Mbretërve. Në vend të tij u bë mbret i biri, Amaziahu.

Shënimet

^ Një mundësi tjetër «derisa dhanë të gjithë».
^ Ose «I moshuar dhe i ngopur me vite».
^ Fjalë për fjalë «pati zemërim ndaj».
^ Ose «jepnin vazhdimisht dëshmi kundër tyre».
^ Fjalë për fjalë «e veshi».
^ Fjalë për fjalë «Në fillim të vitit tjetër».
^ Domethënë, sirianët.
^ Ose «me shumë lëngata».
^ Ose «e djalit». Ka mundësi që shumësi të tregojë madhështi.
^ Fjalë për fjalë «themelimin».
^ Ose «shtjellimin; komentarin».