Libri i dytë i Kronikave 12:1-16

  • Shishaku sulmon Jerusalemin (1-12)

  • Fundi i sundimit të Rehoboamit (13-16)

12  Pak pasi mbretëria u bë e patundur+ dhe Rehoboami u bë i fuqishëm; ai, bashkë me gjithë Izraelin, e braktisi Ligjin e Jehovait.+  Vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit, Shishaku,+ mbreti i Egjiptit, doli kundër Jerusalemit, sepse ata ishin treguar të pabesë ndaj Jehovait.  Ai kishte 1.200 karroca, 60.000 kalorës dhe trupa të panumërta ushtarake që erdhën me të nga Egjipti—libianë, sukimë dhe etiopas.+  Ai pushtoi qytetet e fortifikuara të Judës dhe në fund arriti në Jerusalem.  Profeti Shemajah+ erdhi te Rehoboami dhe te princat e Judës që ishin mbledhur në Jerusalem për shkak të Shishakut, dhe u tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Ju më keni braktisur, prandaj edhe unë ju kam braktisur+ në dorë të Shishakut.’»  Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën+ dhe thanë: «Jehovai është i drejtë.»  Kur Jehovai pa që ata u përulën, fjala e Jehovait iu drejtua Shemajahut: «Ata u përulën. Prandaj unë nuk do t’i shkatërroj,+ përkundrazi, pas pak do t’i shpëtoj. Nuk do ta derdh mbi Jerusalemin zemërimin tim me anë të Shishakut.  Por ata do të bëhen shërbëtorë të tij, që ta provojnë në kurriz se ç’do të thotë të jenë shërbëtorë të mi apo shërbëtorë të mbretërve* të vendeve të tjera.»  Kështu Shishaku, mbreti i Egjiptit, doli kundër Jerusalemit dhe mori thesarin e shtëpisë së Jehovait+ dhe thesarin e shtëpisë së mbretit.* Ai mori çdo gjë, përfshirë edhe mburojat prej ari që kishte bërë Solomoni.+ 10  Prandaj, për t’i zëvendësuar, mbreti Rehoboam bëri mburoja prej bakri dhe ua besoi krerëve të rojave* që ruanin hyrjen e shtëpisë së mbretit. 11  Sa herë që mbreti shkonte në shtëpinë e Jehovait, rojat hynin, i merrnin dhe pastaj i kthenin në dhomën e rojave. 12  Meqë mbreti u përul, zemërimi i Jehovait u largua nga ai+ dhe nuk e shkatërroi plotësisht qytetin.+ Veç kësaj, në Judë kishte edhe gjëra të mira.+ 13  Mbreti Rehoboam e forcoi pozitën e tij në Jerusalem dhe vazhdoi të mbretëronte atje. Ai ishte 41 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 17 vjet në Jerusalem, në qytetin që Jehovai e kishte zgjedhur ndër gjithë fiset e Izraelit si vendin për të vënë emrin e tij. Nëna e tij quhej Namaha dhe ishte amonite.+ 14  Ai bëri atë që ishte e keqe, sepse nuk kishte vendosur në zemër të kërkonte Jehovain.+ 15  Pjesa tjetër e historisë së Rehoboamit, nga fillimi deri në fund, a nuk është shkruar në fjalët e profetit Shemajah+ dhe të vegimtarit* Ido+ në regjistrimet gjenealogjike? Mes Rehoboamit dhe Jeroboamit pati luftëra gjatë gjithë kohës.+ 16  Në fund Rehoboami u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Abijahu.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «mbretërive».
Ose «e pallatit mbretëror».
Fjalë për fjalë «të vrapuesve».