Libri i dytë i Kronikave 17:1-19

  • Jehozafati, mbret i Judës (1-6)

  • Fushatë arsimimi (7-9)

  • Fuqia ushtarake e Jehozafatit (10-19)

17  Në vend të tij u bë mbret i biri, Jehozafati,+ i cili e forcoi pozitën e vet në Izrael.  Ai vuri forca ushtarake në tërë qytetet e fortifikuara të Judës dhe garnizone në vendin e Judës dhe në qytetet e Efraimit që kishte pushtuar Asa, i ati.+  Jehovai ishte me Jehozafatin, sepse ai eci në gjurmët e Davidit, paraardhësit të tij,+ dhe nuk kërkoi Baalët.  Përkundrazi, kërkoi Perëndinë e të atit+ dhe zbatoi* urdhërimet e tij, e nuk veproi si Izraeli.+  Jehovai e bëri mbretërinë të patundur në dorën e tij.+ Tërë Juda i jepte dhurata Jehozafatit, dhe ai pati pasuri të mëdha e shumë lavdi.+  Ai mori zemër që të ndiqte udhët e Jehovait, duke hequr madje vendet e larta+ dhe shtyllat e shenjta*+ nga Juda.  Vitin e tretë të mbretërimit, ai u dërgoi fjalë princave të vet, domethënë Ben-Hailit, Abdisë, Zakarisë, Netanelit dhe Mikajahut, që të mësonin të tjerët në qytetet e Judës.  Me ta ishin këta levitë: Shemajahu, Netaniahu, Zebadiahu, Asaheli, Shemiramoti, Jehonatani, Adonijahu, Tobijahu dhe Tob-Adonijahu, si edhe Elishamai e Jehorami, që ishin priftërinj.+  Ata nisën të mësonin në Judë, dhe me vete morën librin e Ligjit të Jehovait.+ Shkonin nëpër gjithë qytetet e Judës dhe mësonin popullin. 10  Gjithë mbretëritë e vendeve që ishin rreth e përqark Judës, i zuri tmerri nga Jehovai, prandaj nuk luftuan kundër Jehozafatit. 11  Filistinët i sollën Jehozafatit dhurata dhe pará si haraç.* Arabët i sollën 7.700 desh dhe 7.700 cjep nga kopetë e tyre. 12  Jehozafati bëhej gjithnjë e më i fuqishëm+ dhe vazhdoi të ndërtonte vende të fortifikuara+ dhe qytete-depo+ në Judë. 13  Ai ndërmori shumë projekte në qytetet e Judës, dhe në Jerusalem kishte ushtarë që ishin luftëtarë të fuqishëm. 14  Këta ishin ndarë sipas shtëpive të tyre atërore. Krerët e mijësheve nga Juda ishin: kreu Adnah, i pari, me 300.000 luftëtarë të fuqishëm.+ 15  Nën drejtimin e këtij, ishte kreu Jehohanan me 280.000 veta. 16  Po nën drejtimin e Adnahut, ishte edhe Amasiahu, biri i Zikrit, vullnetar për Jehovain, me 200.000 luftëtarë të fuqishëm. 17  Nga Beniamini+ ishte Eliadai, luftëtar i fuqishëm, me 200.000 burra të pajisur me harqe e mburoja.+ 18  Nën drejtimin e tij, ishte Jehozabadi me 180.000 burra të pajisur për luftë. 19  Këta ishin në shërbim të mbretit, përveç atyre që mbreti i vuri në qytetet e fortifikuara anembanë Judës.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «eci sipas».