Libri i dytë i Kronikave 26:1-23

  • Uziahu, mbret i Judës (1-5)

  • Bëmat e Uziahut (6-15)

  • Uziahun fodull e zë lebra (16-21)

  • Vdekja e Uziahut (22, 23)

26  Atëherë tërë populli i Judës mori Uziahun,+ që ishte 16 vjeç, dhe e bëri mbret në vend të babait, Amaziahut.+  Ai e pushtoi sërish Elothin+ për Judën dhe e rindërtoi, pasi mbreti* u preh me paraardhësit e tij.+  Uziahu+ ishte 16 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 52 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jekolia dhe ishte nga Jerusalemi.+  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati, Amaziahu.+  Ai e kërkoi vazhdimisht Perëndinë në ditët e Zakarisë, i cili e mësonte të nderonte thellësisht Perëndinë e vërtetë.* Për aq kohë sa e kërkoi Jehovain, Perëndia i vërtetë bëri që t’i shkonte mbarë.+  Ai shkoi të luftonte kundër filistinëve+ dhe e mundi Gathin,+ Jabnehun+ e Ashdodin+ duke çarë muret e tyre. Pastaj ndërtoi qytete në territorin e Ashdodit dhe në territorin e filistinëve.  Perëndia i vërtetë vazhdoi ta ndihmonte kundër filistinëve, kundër arabëve+ që banonin në Gurbaal dhe kundër meunimëve.  Amonitët+ nisën t’i jepnin haraç Uziahut. Me kalimin e kohës, fama e tij u përhap deri në Egjipt, sepse ai u bë jashtëzakonisht i fortë.  Veç kësaj, Uziahu ndërtoi kulla+ në Jerusalem te Porta e Qoshes,+ te Porta e Luginës+ dhe te Kundërforca, e i fortifikoi. 10  Gjithashtu ndërtoi kulla+ në shkretëtirë dhe gërmoi* shumë sterna* (sepse kishte mjaft bagëti). Kështu bëri edhe në Shefelah e mbi rrafshnaltë. Ai kishte bujq e vreshtarë në male dhe në Karmel, sepse i pëlqente shumë bujqësia. 11  Përveç kësaj, Uziahu formoi një ushtri të armatosur për luftë, e cila shkonte nëpër fushata ushtarake e organizuar në njësi. Ushtarët e saj u numëruan dhe u regjistruan+ nga sekretari+ Jejel e nga oficeri Masejah, nën drejtimin e Hananiahut, një nga princat e mbretit. 12  Numri i përgjithshëm i krerëve të shtëpive atërore, të cilët komandonin këta luftëtarë të fuqishëm, ishte 2.600 veta. 13  Ushtria nën drejtimin e tyre përbëhej nga 307.500 burra gati për luftë, një forcë ushtarake e fuqishme për të ndihmuar mbretin kundër armikut.+ 14  Uziahu e pajisi të gjithë ushtrinë me mburoja, heshta,+ helmeta,* thurakë,*+ harqe dhe gurë hobeje.+ 15  Veç këtyre, në Jerusalem ai bëri makina lufte, të projektuara nga inxhinierë, që u vendosën mbi kullat+ dhe mbi qoshet e mureve për të qëlluar me shigjeta e gurë të mëdhenj. Prandaj fama e tij u përhap anembanë, sepse u ndihmua jashtëzakonisht shumë dhe u bë i fortë. 16  Por, me t’u bërë i fortë, zemra e tij u bë fodulle aq sa e rrënoi, kështu që veproi me pabesi ndaj Jehovait, Perëndisë së tij, dhe hyri në tempullin e Jehovait për të djegur temjan mbi altarin e temjanit.+ 17  Menjëherë hyri pas tij prifti Azariah me 80 priftërinj të tjerë të Jehovait, burra të guximshëm. 18  Këta u përballën me mbretin Uziah dhe i thanë: «Nuk të takon ty, o Uziah, të djegësh temjan për Jehovain!+ Vetëm priftërinjtë duhet të djegin temjan, sepse janë pasardhës të Aronit+ dhe janë të shenjtëruar. Dil nga shenjtërorja sepse ke vepruar me pabesi, dhe Perëndia Jehova nuk do të të nderojë për këtë.» 19  Atëherë Uziahu, që mbante në dorë një temjanicë për të djegur temjan, u tërbua+ ndaj priftërinjve. Në tërbim e sipër, në ballë i shpërtheu lebra+ në prani të priftërinjve në shtëpinë e Jehovait, pranë altarit të temjanit. 20  Kur Azariahu, kreu i priftërinjve, dhe gjithë priftërinjtë u kthyen nga ai, panë se ishte goditur me lebër në ballë! Kështu e larguan me të shpejtë që atje dhe ai vetë nxitoi të dilte, sepse Jehovai e kishte ndëshkuar. 21  Mbreti Uziah mbeti i lebrosur deri ditën kur vdiq. Ai banonte në një shtëpi më vete, sepse ishte i lebrosur+ dhe e kishin përjashtuar nga shtëpia e Jehovait. Kurse në krye të shtëpisë së mbretit* u vu Jotami, i biri, i cili gjykonte popullin e vendit.+ 22  Pjesa tjetër e historisë së Uziahut, nga fillimi deri në fund, është shkruar nga profeti Isaia,+ biri i Amozit. 23  Në fund Uziahu u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën me ta, por në fushën jashtë varreve të mbretërve, sepse thanë: «Ai është i lebrosur.» Në vend të tij u bë mbret i biri, Jotami.+

Shënime në fund të faqes

Domethënë, babai i tij, Amaziahu.
Fjalë për fjalë «t’i frikësohej Perëndisë së vërtetë». Shih Fjalorthin.
Ose «hapi», ka shumë të ngjarë në shkëmb.
Domethënë, depo të nëndheshme për të mbledhur ujë.
Ose «përkrenare».
Ose «parzmore të thurura».
Ose «të pallatit mbretëror».