Libri i dytë i Kronikave 33:1-25

  • Manaseu, mbret i Judës (1-9)

  • Manaseu pendohet për ligësinë e tij (10-17)

  • Vdekja e Manaseut (18-20)

  • Amoni, mbret i Judës (21-25)

33  Manaseu+ ishte 12 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 55 vjet në Jerusalem.+  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve që Jehovai kishte dëbuar para popullit të Izraelit.+  Ndërtoi përsëri vendet e larta që Hezekia, i ati, kishte rrëzuar,+ ngriti altarë për Baalët, bëri shtylla të shenjta* e u përkul para gjithë ushtrisë së qiejve dhe u shërbeu atyre.+  Ai ndërtoi edhe altarë në shtëpinë e Jehovait,+ për të cilën Jehovai kishte thënë: «Emri im do të mbetet përgjithmonë në Jerusalem.»+  Në dy oborret e shtëpisë së Jehovait+ ndërtoi altarë për gjithë ushtrinë e qiejve.  Ai i dogji bijtë e tij në zjarr*+ në Luginën e Birit të Hinomit,+ u mor me magji,+ me fall, me shtrigëri dhe vendosi mediume* e caktoi parashikues fati.+ Bëri në një shkallë të paparë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, për ta fyer atë.  Shëmbëlltyrën e gdhendur e vuri në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ për të cilën Perëndia i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të tij: «Në këtë shtëpi dhe në Jerusalem, të cilin e kam zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit, do ta vë emrin tim përgjithmonë.+  Unë nuk do t’i dëboj bijtë e Izraelit nga toka që u premtova paraardhësve të tyre, vetëm nëse zbatojnë me kujdes të gjitha gjërat që u urdhërova, të gjithë Ligjin, rregullat dhe vendimet gjyqësore që u dhashë me anë të Moisiut.»  Por Manaseu e largoi nga rruga e drejtë Judën dhe banorët e Jerusalemit që të bënin më keq se kombet që Jehovai i kishte shfarosur para izraelitëve.+ 10  Jehovai vazhdoi t’i fliste Manaseut dhe popullit të tij, por ata nuk i kushtuan vëmendje.+ 11  Prandaj Jehovai solli kundër tyre krerët e ushtrisë së mbretit të Asirisë. Ata e kapën rob Manaseun, i vunë grremça,* e lidhën me dy vargonj bakri dhe e çuan në Babiloni. 12  Kur e pa veten keq, ai iu përgjërua Jehovait, Perëndisë së vet, për miratimin e tij,* dhe u përul shumë para Perëndisë së paraardhësve të tij. 13  Ai vazhdoi t’i lutej Perëndisë, kështu që Perëndia u prek nga përgjërimi i tij, ia dëgjoi kërkesën për miratim dhe e rivendosi në Jerusalem në mbretërinë e tij.+ Atëherë Manaseu kuptoi se Jehovai është Perëndia i vërtetë.+ 14  Pas kësaj, ai ndërtoi një mur të jashtëm për Qytetin e Davidit,+ në perëndim të Gihonit,+ në luginë.* Muri arrinte deri te Porta e Peshqve,+ vazhdonte përqark deri në Ofel;+ murin e bëri shumë të lartë. Veç kësaj, Manaseu caktoi krerë ushtarakë në gjithë qytetet e fortifikuara të Judës. 15  Pastaj hoqi perënditë e huaja dhe shëmbëlltyrën e idhullit nga shtëpia e Jehovait,+ si dhe gjithë altarët që kishte ndërtuar në malin e shtëpisë së Jehovait+ e në Jerusalem, dhe urdhëroi që t’i hidhnin jashtë qytetit. 16  Gjithashtu përgatiti altarin e Jehovait+ e filloi të ofronte mbi të flijime në bashkësi+ dhe flijime falënderimi,+ si dhe i tha Judës që t’i shërbente Jehovait, Perëndisë së Izraelit. 17  Megjithatë populli bënte ende flijime në vende të larta, vetëm se i bënte për Jehovain, Perëndinë e vet. 18  Pjesa tjetër e historisë së Manaseut, lutja që i bëri Perëndisë së tij dhe fjalët që i thoshin vegimtarët* në emër të Jehovait, Perëndisë së Izraelit, janë shkruar në historinë e mbretërve të Izraelit. 19  Edhe lutja e tij,+ se si iu dëgjua përgjërimi, tërë mëkatet e pabesia e tij,+ vendet ku ndërtoi vendet e larta e ku ngriti shtyllat e shenjta,*+ si dhe shëmbëlltyrat e skalitura para se të përulej, janë shkruar në fjalët e vegimtarëve të vet. 20  Pastaj Manaseu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në shtëpinë e vet; në vend të tij u bë mbret i biri, Amoni.+ 21  Amoni+ ishte 22 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi dy vjet në Jerusalem.+ 22  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si kishte bërë i ati, Manaseu.+ Amoni u ofroi flijime tërë shëmbëlltyrave të skalitura që kishte bërë Manaseu,+ ati i tij, dhe vazhdoi t’u shërbente atyre. 23  Por Amoni nuk u përul para Jehovait,+ siç u përul Manaseu,+ ati i tij, përkundrazi gaboi edhe më rëndë. 24  Në fund shërbëtorët e vet komplotuan kundër tij+ dhe e vranë në shtëpinë e vet. 25  Por populli i vendit i vrau të gjithë ata që kishin komplotuar kundër mbretit Amon,+ dhe në vend të tij bëri mbret të birin, Josinë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «i kaloi bijtë e tij në zjarr».
Një mundësi tjetër «në një skutë».
Fjalë për fjalë «zbuti fytyrën e Jehovait, Perëndisë së tij».
Ose «vad». Shih Fjalorthin.