Libri i dytë i Kronikave 23:1-21

  • Ndërhyrja e Jehojadës; Jehoasi bëhet mbret (1-11)

  • Atalia vritet (12-15)

  • Reformat e Jehojadës (16-21)

23  Vitin e shtatë Jehojada veproi me guxim dhe bëri një pakt* me krerët e qindësheve,+ domethënë me Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohananit, Azariahun, birin e Obedit, Masejahun, birin e Adajahut dhe Elishafatin, birin e Zikrit.  Atëherë ata shkuan anembanë Judës, mblodhën levitët+ nga gjithë qytetet e Judës e krerët e shtëpive atërore të Izraelit. Kur erdhën në Jerusalem,  i gjithë kongregacioni bëri një besëlidhje+ me mbretin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Më pas Jehojada u tha: «Ja! Biri i mbretit do të mbretërojë, ashtu si premtoi Jehovai për bijtë e Davidit.+  Do të bëni kështu: një e treta e priftërinjve dhe e levitëve që do të jenë në detyrë+ në Sabat, do të jenë derëtarë;+  një e treta do të jetë në shtëpinë e mbretit;*+ një e treta do të jetë në Portën e Themelit dhe tërë populli do të jetë në oborret e shtëpisë së Jehovait.+  Mos lini asnjë të hyjë në shtëpinë e Jehovait, përveç priftërinjve e levitëve që janë në shërbim.+ Këta mund të hyjnë, sepse janë një grup i shenjtë,* dhe gjithë populli do të përmbushë detyrimin ndaj Jehovait.  Levitët duhet t’i rrinë mbretit rreth e qark, secili me armët e veta në dorë. Ai që hyn në shtëpi, të vritet. Qëndroni me mbretin kudo që të shkojë.»*  Levitët dhe gjithë Juda bënë pikërisht atë që u urdhëroi prifti Jehojada. Kështu secili mori njerëzit e vet që ishin në detyrë atë Sabat, bashkë me ata që nuk ishin në detyrë atë Sabat,+ sepse prifti Jehojada i mbajti ndarjet+ në shërbim, ndonëse turni i tyre kishte mbaruar.  Atëherë prifti Jehojada u dha krerëve të qindësheve+ heshtat, shqytet* dhe mburojat e rrumbullakëta të mbretit David,+ që ishin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 10  Pastaj e vendosi gjithë popullin, secilin me armën* e vet në dorë, nga ana e djathtë e shtëpisë deri në anën e majtë të saj, afër altarit, afër shtëpisë, pra përreth mbretit. 11  Pastaj nxorën birin e mbretit,+ i vunë në kokë kurorën* dhe Dëshminë*+ dhe e bënë mbret. Jehojada me bijtë e tij e mirosën,* e më pas thanë: «Rroftë mbreti!»+ 12  Sapo dëgjoi zhurmën e popullit që vraponte dhe lëvdonte mbretin, Atalia vajti te populli në shtëpinë e Jehovait.+ 13  Pastaj pa mbretin që qëndronte pranë shtyllës së tij në hyrje. Me të ishin princat+ e trumbetarët, dhe gjithë populli gëzonte+ e u binte trumbetave, dhe këngëtarët me instrumentet muzikore po u prinin këngëve të lëvdimit. Menjëherë Atalia shqeu rrobat dhe thirri: «Komplot! Komplot!» 14  Por prifti Jehojada nxori krerët e qindësheve, të emëruarit e ushtrisë, dhe u tha: «Nxirreni nga radhët dhe vritni me shpatë këdo që i shkon pas!» Në fakt prifti kishte thënë: «Mos e vritni në shtëpinë e Jehovait.» 15  Kështu ata e kapën dhe, me të mbërritur në hyrjen e Portës së Kuajve të shtëpisë së mbretit, e vranë. 16  Pastaj Jehojada bëri një besëlidhje mes tij, tërë popullit dhe mbretit, se do të vazhdonin të ishin populli i Jehovait.+ 17  Pas kësaj, gjithë populli vajti në tempullin* e Baalit dhe e rrëzoi.+ Altarët dhe shëmbëlltyrat* e tij i bënë copë-copë,+ kurse Matanin, priftin e Baalit,+ e vranë para altarëve. 18  Atëherë Jehojada e la mbikëqyrjen e shtëpisë së Jehovait në dorë të priftërinjve dhe të levitëve. Këta Davidi i kishte caktuar sipas ndarjeve të tyre si përgjegjës në shtëpinë e Jehovait, për t’i bërë flijime të djegura Jehovait+ sipas asaj që është shkruar në Ligjin e Moisiut,+ me gëzim e me këngë, sipas udhëzimeve të Davidit. 19  Gjithashtu, ai i vendosi derëtarët+ te portat e shtëpisë së Jehovait, që të mos hynte asnjë i papastër. 20  Ai mori krerët e qindësheve,+ fisnikët, qeveritarët e popullit dhe tërë popullin, dhe e shoqëruan mbretin nga shtëpia e Jehovait për te shtëpia e mbretit nëpërmjet portës së sipërme; pastaj e ulën mbretin në fronin+ mbretëror.+ 21  Kështu gjithë populli gëzonte dhe qyteti pati paqe, sepse Atalinë e kishin vrarë me shpatë.

Shënime në fund të faqes

Ose «një besëlidhje».
Ose «pallatin mbretëror».
Fjalë për fjalë «kur të dalë dhe kur të hyjë».
Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
Ose «heshtën».
Ose «diademën».
Ka mundësi një rrotull që kishte Ligjin e Perëndisë.
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Ose «Idhujt».