Libri i dytë i Kronikave 34:1-33

  • Josia, mbret i Judës (1, 2)

  • Reformat e Josisë (3-13)

  • Gjendet libri i Ligjit (14-21)

  • Profecia e Huldës për shkatërrimin (22-28)

  • Josia ia lexon librin popullit (29-33)

34  Josia+ ishte 8 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 31 vjet në Jerusalem.+ 2  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait dhe eci në gjurmët e Davidit, paraardhësit të tij, e nuk u kthye as djathtas, as majtas. 3  Vitin e 8-të të mbretërimit, kur ishte ende djalosh, filloi të kërkonte Perëndinë e Davidit, paraardhësit të tij,+ dhe në vitin e 12-të filloi të pastronte Judën e Jerusalemin+ nga vendet e larta,+ nga shtyllat e shenjta,* nga shëmbëlltyrat e skalitura+ dhe nga statujat prej metali.* 4  Përveç kësaj, para syve të tij rrëzuan altarët e Baalëve. Ai shkatërroi mbajtëset e temjanit që ishin sipër tyre, kurse shtyllat e shenjta,* shëmbëlltyrat e skalitura dhe statujat prej metali* i copëtoi e i bëri pluhur, të cilin e hodhi mbi varret e atyre që u bënin flijime.+ 5  Kockat e priftërinjve i dogji mbi altarët që ata përdornin.+ Kështu e pastroi Judën dhe Jerusalemin. 6  Gjithashtu, në qytetet e Manaseut, Efraimit,+ Simeonit e deri në Neftal dhe në vendet e rrënuara përreth tyre, 7  rrëzoi altarët dhe thërrmoi shtyllat e shenjta* dhe shëmbëlltyrat e skalitura,+ duke i kthyer në pluhur; shkatërroi gjithë mbajtëset e temjanit në tërë vendin e Izraelit,+ pastaj u kthye në Jerusalem. 8  Në vitin e 18-të të mbretërimit, kur kishte pastruar vendin dhe tempullin,* ai dërgoi Shafanin,+ birin e Azaliahut, Masejahun, kreun e qytetit, dhe kronistin* Joah, birin e Joahazit, që të meremetonin shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së tij.+ 9  Ata vajtën te kryeprifti Hilkiah dhe i dhanë paratë që kishin sjellë në shtëpinë e Perëndisë, të cilat levitët që shërbenin si derëtarë i kishin mbledhur nga Manaseu, Efraimi dhe nga gjithë pjesa tjetër e Izraelit,+ si dhe nga Juda, Beniamini e banorët e Jerusalemit. 10  Pastaj ata ua dhanë atyre që ishin caktuar të mbikëqyrnin punën në shtëpinë e Jehovait. Punëtorët i përdorën paratë për të meremetuar shtëpinë e Jehovait. 11  Paratë iu dhanë mjeshtërve dhe ndërtuesve që të blinin gurë të latuar, dru për trarët mbështetës, si edhe trarë që me to të forconin ndërtesat që mbretërit e Judës i kishin lënë të rrënoheshin.+ 12  Burrat punonin me besnikëri.+ Mbi ta ishin caktuar si mbikëqyrës levitët Jahat dhe Abdia, nga meraritët,+ si dhe Zakaria e Meshulami, nga kehathitët.+ Levitët, çdonjëri prej të cilëve ishte mjeshtër i instrumenteve muzikore,+ 13  drejtonin punëtorët e thjeshtë* dhe ishin mbikëqyrësit e tërë punëtorëve që bënin shërbime të ndryshme. Nga levitët kishte sekretarë, kryepunëtorë dhe derëtarë.+ 14  Ndërsa po nxirrnin paratë që ishin sjellë në shtëpinë e Jehovait,+ prifti Hilkiah gjeti librin e Ligjit+ të Jehovait që ishte dhënë me anë të* Moisiut.+ 15  Atëherë Hilkiahu i tha sekretarit Shafan: «Në shtëpinë e Jehovait kam gjetur librin e Ligjit.» Kështu Hilkiahu ia dha librin Shafanit. 16  Shafani ia çoi mbretit dhe i tha: «Shërbëtorët e tu po bëjnë tërë atë që u është ngarkuar. 17  Ata kanë nxjerrë nga arka paratë që ishin në shtëpinë e Jehovait dhe ua kanë dhënë burrave të caktuar dhe punëtorëve.» 18  Pastaj sekretari Shafan i tregoi mbretit: «Prifti Hilkiah më ka dhënë një libër.»+ Atëherë Shafani nisi ta lexonte atë para mbretit.+ 19  Me të dëgjuar fjalët e Ligjit, mbreti shqeu rrobat.+ 20  Atëherë ai urdhëroi Hilkiahun, Ahikamin,+ birin e Shafanit, Abdonin, birin e Mikesë, sekretarin Shafan dhe Asajahun, shërbëtorin e mbretit: 21  «Shkoni, kërkoni drejtimin e Jehovait për mua dhe për ata që kanë mbetur në Izrael e në Judë në lidhje me fjalët e librit që është gjetur, sepse tërbimi që Jehovai do të derdhë kundër nesh është i madh, ngaqë paraardhësit tanë nuk e zbatuan fjalën e Jehovait dhe nuk vepruan sipas asaj që është shkruar në këtë libër.»+ 22  Kështu Hilkiahu, bashkë me ata që kishte dërguar mbreti, shkoi te profetesha Hulda.+ Ajo ishte gruaja e Shalumit, kujdestarit të rrobave, i cili ishte bir i Tikvahut, birit të Harhasit; banonte në Jerusalem, në Lagjen e Dytë. Ata folën me të+ 23  dhe ajo iu përgjigj: «Këtë ka thënë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “I thoni atij që ju ka dërguar tek unë: 24  ‘Kështu thotë Jehovai: “Ja, unë po sjell shkatërrimin mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij,+ të gjitha mallkimet që janë shkruar në librin+ që u lexua para mbretit të Judës. 25  Ngaqë më kanë braktisur+ dhe po u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera, për të më fyer+ me gjithë veprat e duarve të tyre, tërbimi im do të derdhet mbi këtë vend dhe s’do të shuhet.”’+ 26  Por mbretit të Judës që ju ka dërguar për të kërkuar drejtimin e Jehovait, i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit lidhur me fjalët që ke dëgjuar:+ 27  “Meqë t’u prek* zemra dhe u përule para Perëndisë sapo dëgjove fjalët e tij për këtë vend e për banorët e tij, u përule përpara meje, shqeve rrobat e qave para meje, edhe unë të dëgjova,+—thotë Jehovai.—​ 28  Prandaj do të të bashkoj me paraardhësit e tu,* dhe ti ke për të shkuar në varr në paqe. Sytë e tu nuk do ta shohin gjithë shkatërrimin që do t’i sjell këtij vendi dhe banorëve të tij.”’”»+ Atëherë ata ia çuan përgjigjen mbretit. 29  Kështu mbreti dërgoi fjalë që të mblidheshin tek ai tërë pleqtë e Judës dhe të Jerusalemit.+ 30  Pas kësaj, mbreti u ngjit në shtëpinë e Jehovait me gjithë burrat e Judës, me banorët e Jerusalemit, me priftërinjtë, me levitët, pra me tërë popullin, të madh e të vogël. Ai u lexoi tërë fjalët e librit të besëlidhjes që ishte gjetur në shtëpinë e Jehovait.+ 31  Pastaj mbreti qëndroi në vendin e tij dhe bëri një besëlidhje*+ para Jehovait se do t’i bindej Jehovait dhe do të zbatonte urdhërimet, përkujtuesit dhe rregullat e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,*+ duke iu përmbajtur fjalëve të besëlidhjes të shkruara në atë libër.+ 32  Gjithashtu u kërkoi të gjithë atyre në Jerusalem dhe në Beniamin ta pranonin atë. Kështu banorët e Jerusalemit vepruan sipas besëlidhjes së Perëndisë, Perëndisë së paraardhësve të tyre.+ 33  Pas kësaj, Josia hoqi gjithë gjërat e neveritshme* nga tërë vendet që u përkitnin izraelitëve+ dhe i nxiti të gjithë në Izrael t’i shërbenin Jehovait, Perëndisë së tyre. Gjatë gjithë jetës së tij,* ata ndoqën Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre dhe nuk u larguan prej tij.

Shënimet

^ Ose «shtatoret e derdhura».
^ Ose «shtatoret e derdhura».
^ Fjalë për fjalë «shtëpinë».
^ Ose «regjistruesin».
^ Ose «hamejtë».
^ Fjalë për fjalë «me anë të dorës së».
^ Fjalë për fjalë «t’u zbut».
^ Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.
^ Ose «përtëriu besëlidhjen».
^ Ose «idhujt e neveritshëm».
^ Fjalë për fjalë «gjithë ditëve të tij».