Libri i dytë i Kronikave 1:1-17

  • Kërkesa e Solomonit për mençuri (1-12)

  • Pasuria e Solomonit (13-17)

1  Solomoni, biri i Davidit, po forcohej gjithnjë e më shumë në mbretërinë e tij dhe Jehovai, Perëndia i tij, ishte me të dhe e bëri tejet të madh.+  Solomoni thirri gjithë Izraelin, krerët e mijësheve dhe të qindësheve, gjykatësit dhe tërë prijësit e Izraelit, krerët e shtëpive atërore.  Atëherë Solomoni dhe gjithë kongregacioni* shkuan në vendin e lartë* në Gibeon,+ sepse atje ndodhej tenda e takimit* e Perëndisë së vërtetë, tenda që kishte bërë në shkretëtirë Moisiu, shërbëtori i Jehovait.  Megjithatë Davidi e kishte çuar arkën e Perëndisë së vërtetë nga Kiriat-Jearimi+ në vendin që ai kishte përgatitur për të; ai kishte ngritur një tendë në Jerusalem.+  Kurse altarin prej bakri+ që kishte bërë Bezaleli,+ biri i Urit, bir i Hurit, e kishin vënë përpara tabernakullit të Jehovait dhe atje, para altarit, luteshin* Solomoni dhe kongregacioni.  Solomoni bëri blatime përpara Jehovait, dhe paraqiti 1.000 blatime të djegura mbi altarin prej bakri+ të tendës së takimit.  Atë natë, Perëndia iu shfaq Solomonit dhe e pyeti: «Më thuaj, ç’dëshiron të të jap?»+  Atëherë Solomoni i tha Perëndisë: «Ti ke treguar shumë dashuri besnike për Davidin,+ babanë tim, dhe më bëre mua mbret në vend të tij.+  Tani, o Perëndi Jehova, le të përmbushet premtimi që i bëre babait tim, Davidit,+ sepse ti më ke bërë mbret të një populli të shumtë si grimcat e pluhurit të tokës.+ 10  Më jep mençuri dhe njohuri,+ që t’i prij këtij populli,* sepse kush mund ta gjykojë popullin tënd të madh?»+ 11  Atëherë Perëndia i tha Solomonit: «Meqë e ke dashur këtë me gjithë zemër dhe nuk ke kërkuar pasuri, begati e nderim ose vdekjen e atyre që të urrejnë, e as ke kërkuar jetë të gjatë,* por mençuri dhe njohuri që të gjykosh popullin tim, mbi të cilin të kam vënë mbret,+ 12  unë po të jap mençuri dhe njohuri. Do të të jap edhe pasuri, begati e nderim, aq sa asnjë mbret para teje nuk i ka pasur dhe asnjë pas teje nuk ka për t’i pasur.»+ 13  Kështu, nga vendi i lartë në Gibeon,+ nga tenda e takimit, Solomoni erdhi në Jerusalem dhe mbretëroi në Izrael. 14  Solomoni grumbulloi karroca dhe kuaj.* Ai kishte 1.400 karroca lufte dhe 12.000 kuaj,*+ që i mbante në qytetet e karrocave+ dhe pranë mbretit në Jerusalem.+ 15  Mbreti bëri që në Jerusalem ari dhe argjendi të ishin të shumtë si gurët,+ kurse drurët e cedrit të ishin me bollëk si fiqtë e Egjiptit në Shefelah.+ 16  Solomoni importonte kuaj nga Egjipti+ dhe tregtarët e mbretit i merrnin tufa-tufa* me një çmim të caktuar.+ 17  Çdo karrocë importohej nga Egjipti për 600 monedha argjendi dhe një kalë për 150. Pastaj ata ua eksportonin të gjithë mbretërve të hititëve dhe mbretërve të Sirisë.

Shënime në fund të faqes

Ose «kërkonin drejtimin e Tij».
Fjalë për fjalë «të dal e të hyj para popullit».
Fjalë për fjalë «shumë ditë».
Ose «kalorës».
Ose «kalorës».
Një mundësi tjetër «nga Egjipti dhe nga Kueja; tregtarët e mbretit i blinin nga Kueja», ndoshta i referohet Kilikisë.