Libri i dytë i Kronikave 27:1-9

  • Jotami, mbret i Judës (1-9)

27  Jotami+ ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jerusha dhe ishte vajza e Sadokut.+ 2  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati, Uziahu.+ Por, ndryshe nga ai, nuk hyri në ndonjë zonë të ndaluar të tempullit të Jehovait.+ Megjithatë populli bënte ende gjëra të këqija. 3  Ai ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë së Jehovait+ dhe bëri shumë ndërtime në murin e Ofelit.+ 4  Gjithashtu, në rajonin malor të Judës+ ndërtoi qytete,+ ndërsa në pyje ndërtoi vende të fortifikuara+ e kulla.+ 5  Ai luftoi kundër mbretit të amonitëve+ dhe në fund doli më i fortë se ata, prandaj atë vit amonitët i dhanë 100 talenta* argjendi, 10.000 korë* grurë dhe 10.000 korë elb. Amonitët i dhanë po kaq edhe vitin e dytë e të tretë.+ 6  Kështu, Jotami bëhej gjithnjë e më i fuqishëm, sepse ishte i vendosur* të ecte në udhët e Jehovait, Perëndisë së tij. 7  Pjesa tjetër e historisë së Jotamit, gjithë luftërat dhe veprat e tij, është shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës.+ 8  Ai ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem.+ 9  Pastaj Jotami u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Akazi.+

Shënimet

^ Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
^ Një korë ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «i përgatitur».